Vetëvritet me fostoksinë komandoja i ushtrisë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një ushtar profesionist, i cili kishte shërbyer si komando me forcat paqeruajtëse në Irak, i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar 5 tableta, që dyshohet se kanë qenë fostoksinë. Dyshimet e para të policisë për këtë ngjarje lidhen me një kredi të vogël konsumatore, që ai kishte marrë në bankë dhe për një procedim që kishte në Prokurorinë Ushtarake për dezertim. Besnik Selmani, 25 vjeç, nga Tropoja është gjetur në rrugë, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij në lagjen "Kinostudio" të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore nga nipi i tij, mesditën e së premtes. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë dhe një ambulancë, pasi Selmani nuk ishte në gjendje të fliste, për të dhënë ndonjë shpjegim për atë që i kishte ndodhur. Vetëm 5 orë pasi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, në pavijonin e Toksikologjisë, ai ka ndërruar jetë, pasi sipas mjekëve kishte konsumuar një sasi mjaft të madhe helmi. Sipas burimeve nga policia mësohet se fillimisht ngjarja është dyshuar si aksidentale, pasi gjatë këqyrjes së shtëpisë ku ai banonte me qira, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, që mund të përcaktonte motivin e ngjarjes. Po kështu burime nga policia thanë se ai nuk kishte lënë ndonjë letër që të shpjegonte arsyet e vendimit fatal, apo edhe në celularët e tij nuk është gjetur asnjë mesazh dyshues. Policia ka marrë në pyetje 4 shokët, me të cilët jetonte në shtëpinë që kishte me qira. Por ende nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar për ngjarjen, pasi ata nuk kanë dhënë informacione të vlefshme për hetimin. Sipas policisë, ish-komandoja i Irakut, Besnik Selmani, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga nipi i tij vetëm disa metra larg shtëpisë. Ngjarja, e cila deri tani është përcaktuar nga policia si vetëhelmim, ka ndodhur rreth orës 12:00, të së premtes. Selmani është dërguar menjëherë në spital, por edhe pas ndihmës mjekësore nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes, pasi sasia e helmit që ai kishte konsumuar, që dyshohet se është fostoksinë, ka qenë në dozë shumë të madhe. Sipas burimeve nga policia mësohet se dy pistat ku po hetohet aktualisht për ngjarjen, janë një procedim që ka nisur ndaj tij prokuroria, për dezertim dhe një kredi konsumatore, të cilën rezulton që ai nuk kishte probleme për shlyerjen e saj. Deklarimet e shokëve me të cilët jetonte, flasin për një transformim të tij 20 ditët e fundit, kohë kur ai ka lënë punën në Batalionin e Sigurisë, ku shërbente prej 3 vitesh. Sipas tyre Besniku prej disa ditësh kishte filluar të pinte, të rrinte me orë të tëra jashtë, madje edhe të mos fliste fare me asnjë nga katër personat e tjerë më të cilët ndante qiranë e banesës prej shumë kohësh. Por duke qenë se komandoja ishte tip shumë i mbyllur, asnjë prej tyre nuk e kishte marrë vesh arsyen e ndryshimit të tij. Shokët e tij pohojnë se e kanë pyetur shpeshherë 25-vjeçarin për problemet që kishte dhe mërzinë e ditëve të fundit, por ai nuk kishte shpjeguar asgjë.


Fqinjët: Ishte djalë i qeshur, ka pasur arsye të fortë
Fqinjët e Besnik Selmanin, janë tronditur kur kanë marrë vesh lajmin se djali, i cili banonte me qira në lagjen e tyre kishte vrarë veten. Gruaja, e cila i ka dhënë shtëpinë për të jetuar me qira, pohon e përlotur për 25-vjeçarin: "Vetëm disa orë para se të vdiste erdhi tek dyqani im dhe më përshëndeti. Ishte gjithmonë i qeshur, dukej sikur nuk kishte asnjë hall, asnjë problem", ka treguar shitësja, në shtëpinë e së cilës jetonte ushtari profesionist, ish-komando. Ndërsa një tjetër fqinjë e tij thotë se Besniku duhet të ketë pasur ndonjë arsye shumë të fortë që t'i jepte fund jetës së tij, pasi problemet e vogla sipas saj, ai i përballonte.*panorama*
 
Probleme te zakonshme qe paraqiten te ushtaraket apo ushtaret pjesmarres ne lufterat e sotme (probleme qe sjellin lufterat moderne).
Luftetaret e tille duhet te kene mbikqyrjen e vazhdueshme te shtetit sidomos ne aspektin psikologjik, por qe ne ca raste eshte e kote. :gjujpeshk:
Te shpresojme qe rastet e tilla te jene sa me te pakta, sepse eshte humbje e madhe humbja e nje profesionalisti kur kihen parasysh investimet qe jan bere ne formesimin e tij. :gjujpeshk:
 
ju japin drog mer, edhe ata pastaj merziten kur jan larg dashnoreve ahhahahahahahah kitraa123 hahahaha
 
ju japin drog mer, edhe ata pastaj merziten kur jan larg dashnoreve ahhahahahahahah kitraa123 hahahaha
Tani se sa eshte per te qeshur nje rrast i tille tragjik qe pasqyron mjerrimin ekonomik kulturor shoqeror etj etj vetem ti e shikon.... :gjujpeshk:
 
Back
Top