PRISHTINث- Një prej dëshmitarëve në rastin Fatmir Limaj i dyshuar për krime lufte në Kleçkë, mbrëmë ka bërë vetëvrasje bëjnë të ditur burime të Eulex për gazetën kosovare Koha Ditore.
EULEX-i ka konfirmuar se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani.
"Autoritetet gjermane po kryejnë hetimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij", ka bërë të ditur ky mision.
Në rastin “Kleçka” është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, të cilit gjykata e qarkut në Prishtinë, më 22 shtator, ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fundi i muajit tetor.
Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Behlul Limaj, Besim Shurdha e Refki Mazreku akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës.
Zogaj ka qenë dëshmitari kryesor i prokurorisë në këtë rast.
(d.b/e.m/BalkanWeb)