Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Love

βeℓℓe â๓e
Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?
Nga:
A.Gjypi

Ka më shumë se 100 studime ndërkombëtare që tregojnë se ekziston një lidhje mes raportimit të vetëvrasjes nga media dhe sjelljes vetëvrasëse.

suicide.jpeg


Një studim kritik “Vetëvrasja në lajme dhe informimi i medias”, i cili u zhvillua në 2010-n rivërtetoi edhe një herë qëndrimin dhe sjelljen e komunitetit në rastet kur lexojnë apo shikojnë raportimin e një rasti vetëvrasjeje.

Rezulton se ka një lidhje të fortë mes raportimit në media të rasteve të vetëvrasjeve dhe rritjes së rasteve të vetëvrasjeve apo tentativave të vetëvrasjeve.

Për shembull, një studim i 2005-s me gazetat australiane tregoi se rastet e vetëvrasjes së meshkujve rriteshin pas raportimeve për vetëvrasje, dhe shumë meshkuj tentonin të vetëvriteshin rreth tre ditë pasi historia e parë publikohej.

Mënyra se si raportohet një vetëvrasje duket se ka një rëndësi të veçantë.
Ka raste të izoluara që tregojnë se mënyra se si raportohet një vetëvrasje ndikon në rënien e këtyre rasteve.

Për shembull, një studim australian i vitit 1997 për raportimin e vetëvrasjes së Kurt Kobeinit në media zbuloi se rastet e vetëvrasjeve mes moshave 15-24 vjeç ranë gjatë muajve në vijim të raportimit të vdekjes së Kobeinit.
Mendohet se kjo kishte lidhje me faktin se nga ana e medias u mbajt një qëndrim kritik ndaj vendim të Kobeinit.
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Problemi eshte se kronika e zeze, konsiderohet si nje mundesi per te shitur gazeten. Mendja e nje redaktori kur merr nje lajm te tille: me duhen sa me shume detaje qe pastaj te bej me to mundesisht nje titull bombe per faqe te pare se me siguri do e kene dhe te tjeret :(

Mund te zgjidhej fare mire, nese media nenshkruante nje marreveshje, nje tip memorandumi, ku te gjithe te angazhoheshin qe lajmet ne lidhje me vetvrasjet te mos botoheshin. Mos kishte per to as edhe nje rresht ne gazeta, e as edhe nje sekonde raportim ne televizione.

Ndoshta vetem keshtu mund te funksiononte
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Mbase influencon nje gje tille si persh vjedhjet sapo rraportohen ne media eshte nje boom I madh pastaj I vjedhjeve
 
Pe: Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Mbase influencon nje gje tille si persh vjedhjet sapo rraportohen ne media eshte nje boom I madh pastaj I vjedhjeve

Një tjetër lloj nxitjeje ekziston poashtu.
Psh. para ca kohe në Zvicër shkruajti gazeta
se njerëzit gjithnjë e më shumë mbajnë
paratë në shtëpi, bile e edhe duke theksuar
vendet saktësisht se ku, dhe natyrisht
tani kuptohet se për kend mund të jetë
ky si "red alert" për t'u hedhur në aksion.

Pra, jo gjithmonë ndikon pozitivisht nëse
njeriu flet për një gjë negative apo edhe neutrale
(si rasti që përmenda). Mundet
edhe më tepër ta shtojë ate.

Problemi është se njeriu është qenie që
inspirohet, dhe shkaktar për të mund të jetë
gjithëçka!
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Per te ngelur vec ne teme, reth vetevrasjeve, besoj qe eshte shume e vertet.
Nje njeri qe ka vendosur ti veri kapak jetes, nuk eshte ne nje gjendje emocionale shume stabile. Pra ai eshte i lekundur, nqs i jepet rasti, te degjoj apo te lexoj qe Filan Fisteku u hodh para trenit apo piu nje grusht me ilace +helm per minjte, i lindin idera qe mund ta cojne dhe ate te mbaroj planin.

Plani vetevrasjes, shpesh here eshte i menduar ne kohe, duke menduar dhe detajet, qe mos dali huq, prandaj kur nderhyne info te reja ne lidhje me subjektin, sikur ndizet nje drite e kuqe ne mendjen e vetevrasesis "edhe une mund ta bej keshtu!".

E njejta gje ndodh dhe me vjedhjet, sepse ekziston injoranca e mendimit "nqs ai mundi, dhe se kapen, une ca kam me pak, pse mos e provoj".
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Plani vetevrasjes, shpesh here eshte i menduar ne kohe, duke menduar dhe detajet, qe mos dali huq, prandaj kur nderhyne info te reja ne lidhje me subjektin, sikur ndizet nje drite e kuqe ne mendjen e vetevrasesis "edhe une mund ta bej keshtu!".

perpara se te flas per citimin me lart , dua te ndalem pak tek ky citim .

Problemi eshte se kronika e zeze, konsiderohet si nje mundesi per te shitur gazeten. Mendja e nje redaktori kur merr nje lajm te tille: me duhen sa me shume detaje qe pastaj te bej me to mundesisht nje titull bombe per faqe te pare se me siguri do e kene dhe te tjeret

e para , bravo . mendoj se ke arritur te kuptosh qe "shkruaj per te shitur" esht nje nga multi-funksionet qe ka nje gazetar (edhe pse ne shqiperi gazetar investigativ nuk ka , por ka vetem gazetar, gjithsesi...) dhe do apo nuk do ti pastaj te kuptosh , kysht esht nje shkrim i atille ,

origjinal , fitimprures me pak nocion besueshmerie dhe kritike. te ben te besosh qe ky si shkrim esht informativ dhe i besueshem por ne fakt esht nje shkrim si gjith te tjeret, qe secili nga ne i jep nje interpretim ndryshe , sikur te thuash, lexo ate qe beson.

studim australian ? a r kiding mi ? 97 , Kurt Kobein (1 kon e gjys te hajrit qe boni) ??? . psh. une kuptoj qe disa persona e vlersojn si muzikant , por kjo sdo te thote te mos raportosh nje vetvrasje e cila vjen nga pasojat e overdozes . madje le te behet ky shembulli qe duhet te kuptonin te rinjte te aso kohe cilat ishin pasojat e heroines...eshte shembulli me i mire .


tani tek citimi me lart , ai i par .

nje njeri qe ka ndare mendjen te "nrej komet nga dilli" se ashtu i thot mëndja , nuk ka kohe te degjoj te tjeret apo te lezoj gazetat qe ti ndizet diç ne tru (sepse truri i ka then, ciau ciau sinjorita). behu pak e zgjuar , bukuroshe : ).
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

perpara se te flas per citimin me lart , dua te ndalem pak tek ky citim .


nje njeri qe ka ndare mendjen te "nrej komet nga dilli" se ashtu i thot mëndja , nuk ka kohe te degjoj te tjeret apo te lezoj gazetat qe ti ndizet diç ne tru (sepse truri i ka then, ciau ciau sinjorita). behu pak e zgjuar , bukuroshe : ).

Jane shume te paket ata qe sot e ndane mendjen, e deri ne dark dhe vajten e vun ne aplikim vendimin.

Mendimet e vetevrasjes mbine ne mendjen e nje njeriu qe ka turbullime mendore, qe ka probleme jetese, e shkaqe te tjera.
Por, deri sa te perfundojne ne aktin final, ka disa faza preliminare, "parapergatitje".

Sado halle te kesh, nqs ke akoma ndergjegje , hapi per vdekje eshte shume i rende dhe i veshtire, prandaj dhe ka aq shume njerez qe tentojne te vetevriten ama nuk ja dalin, sepse se bejne aktin aq kategorik ( sikur t'ja fusin me plumb kokes- edhe pse do ti qe ka dhe nga keta qe mund te shpetojne).

E nqs nje njeri eshte ne "tratativa" me veteveten per vetevrasje, mund te influencohet nga kronika e zeze.
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?

Problemi eshte se kronika e zeze, konsiderohet si nje mundesi per te shitur gazeten. Mendja e nje redaktori kur merr nje lajm te tille: me duhen sa me shume detaje qe pastaj te bej me to mundesisht nje titull bombe per faqe te pare se me siguri do e kene dhe te tjeret :(

Mund te zgjidhej fare mire, nese media nenshkruante nje marreveshje, nje tip memorandumi, ku te gjithe te angazhoheshin qe lajmet ne lidhje me vetvrasjet te mos botoheshin. Mos kishte per to as edhe nje rresht ne gazeta, e as edhe nje sekonde raportim ne televizione.

Ndoshta vetem keshtu mund te funksiononte
Ke te drejte se po pesojne trauma te gjith nga kjo ngjarja me pedoflinin ............
 
Titulli: Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top