Vetëvrasjet, dy viktima në Durrës, shkak depresioni

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
82e5ef00507a23513f77d516fe4cbc4c.jpg

Një 45-vjeçar është vetëvrarë, ndërsa një i moshuar është vetëhelmuar. Viktimat ndanin mbiemra të ngjashëm me njëri-tjetrin, po kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për t’i dhënë fund jetës. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07.40, në fshatin Shkallë të Bashkisë Manëz në Durrës është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Gjeçi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e banesës së tij në këtë fshat.

Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një vetëvrasje të kryer me armë zjarri të llojit pushkë dhjetëshe. Viktima ishte i martuar pa fëmijë. Vdekja aksidentale e djalit të vetëm disa vjet më parë dyshohet se e ka rënduar në mënyrë të vazhdueshme psikologjikisht 45-vjeçarin, i cili nga dhimbja e kaluar duket se ka humbur dëshirën për jetën. Megjithatë, po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që e kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.


Ndërkohë në Ditën e Verës, rreth orës 09.00, është dërguar në spitalin e Durrësit dhe më pas në Spitalin Ushtarak, ku dhe ka ndërruar jetë 76-vjeçari Lluk Gjeci, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në gjendje depresioni, ai ka konsumuar një sasi fostoksine, e cila me gjithë përpjekjet e bëra për ta shpëtuar, i ka dhënë efektet duke i marrë jetën të moshuarit.

G.SHQIP
 
Pe: Vetëvrasjet, dy viktima në Durrës, shkak depresioni

A thua s'ka ardh koha qe shteti te investoje per kujdesjen e shendetit mendor...kudo ne bote shendetit mendor i jepet vemendje e vecante, vetem ne Shqiperi s'ndodh kjo gje.
 
Back
Top