Vetëvrasja në Islam

Ado

FISEBILIL-LAH
Vetëvrasje do të thotë ti japësh fund jetës me duart tuaja në çfarëdo mënyre qoftë ajo. Vetëvrasja është ti marësh jetën trupit që ia ka dhënë Allahu xh.sh. Jetën e ka dhuruar Allahu xh.sh dhe i vetmi që ka të drejtë ta marrë atë është po Ai.
Vetëvrasja është një nga gjynahet e mëdha në Islam. Vetëvrasja është një gjynah më i madh se varsja e dikuj tjetër, pra nëse dikush vret një person tjetër vepron një gjynah më të vogël se të vrasë veten. Për këtë arsye dijetarët Islam kanë rënë në kundërshtime në lidhje me faljen e xhenazes së atij që vetëvritet. Ky kundërshtim ekziston vetëm për vetëvrasësin ndërsa për vrasësin nuk ekziston një kundërshtim i tillë, pra vrasësit i falet xhenazeja.
Një person i cili ka sado pak besim tek Allahu xh.sh, jo që nuk mund ta bëjë, por as nuk mund ta mendojë një gjë të tillë sepse kjo vepër nuk është vepër njerëzore.
Mos lejimi i vetëvrasjes është e theksuar në Kur’an dhe hadith.
Allahu xh.sh në kuran thotë: “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.”[1]Në vërset bashkë me vrasjen e njeriut përmend edhe punët e tjera të cilat quhen mosbindje ndaj Allahut xh.sh si ngrënia e pasurisë së tjerëve në mënyrë të pa drejtë. Me këto vepra tregon se njeriu shkatërron jetën e tij në atë botë ku humbës del ai vetë.[2]
Amr b. El-As r.a ishte bërë xhunub në një udhëtim, për shkak të kohës shumë të ftohtë nga frika se mos vdes nëse merr gusul me ujë të ftohtë, merr tejemmum dhe u fal namazin udhëtarëve. Kjo ngjarje i shkon në vesh Pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s thotë: “ Amri ka vepruar sipas vërsetit që përmendëm më lart dhe e ka pëlqyer veprimin e tij.[3]
Pejgamberi a.s e ka theksuar në shumë hadithe se vetëvrasja është gjynah i madh.
Pejgamberi a.s u thotë shokëve të tij: “ Qendroni larg shtatë gjynaheve shkatërruese për njeriun. Shokët i thanë o i Dërguar, kush janë këto shtatë gjynahe? Pejgamberi a.s tha: “ Shirku ndaj Allahut xh.sh, vrasja dhe vetëvrasja, ngrënia e pasurisë së jetimit, arratisja nga lufta, shpifja për zina mbi gruan e ndershme.[4]
Nga kjo kuptojmë se besimtari nuk mund të mashtrohet me një vepër të tillë për shkak të ndonjë fatkeqësie që i ka ndodhur apo për ndonjë problemi të kësaj bote. Besimtari duhet të jenë i vetëdijshëm se problemi më i madh në këtë botë nuk është as sa problemi më i vogël në botën tjetër. Duhet ta dijë se kjo botë është kalimtare ndërsa bota tjetër jo.
Vetëvrasja ka qenë e ndaluar edhe në popujt e tjerë para popullit të Muhammedit a.s.
Transmetohet nga Xhundub b. Abdullah se Pejgamberi a.s ka thënë: “ Në njërin prej popujve para jush ka qenë një burrë i plagosur. Nga dhimbja e madhe e plaqës nuk duron dot dhe pret krahun e vet. Në momentin kur pret krahun fillon të dalë gjak shumë dhe nga tretja e gjakut të shumtë vdiq. Allah xh.sh pas kësaj ndodhie thotë: Robi Im doli para Meje në marrjen e shpirtit dhe Unë për këtë arsye i bëra haram xhennetin atij.[5]
Në luftën e Hajberit Pejgamberi a.s kishte lajmëruar shokët e tij për Kuzmanin i cili në atë luftë kishte luftuar dhe sakrifikuar shumë, se ai do të hyjë në xhehenem. Pas këtij lajmi njëri nga shokët e Pejgamberit a.s e ndjek Kuzmanin gjatë luftës dhe e shikon që nga dhimbja e plagëve të shumta nuk duron, hedh veten mbi shpatën e tij dhe vdes.[6] Kur lajmërohet Pejgamberi a.s për mënyrën e vdekjes së Kuzmanit thotë: Midis njerëzve ka njerëz të tillë që në pamje të jashtme duken xhenetlinj nga veprat që bëjnë por ata në të vërtetë janë xhehenemlinj. Ka dhe nga ata njerëz që duket sikur bëjnë vepra të xhehenemlinjëve por ata në të vertetë janë xhenetlinj.[7]
Dënimi i personit i cili ka vrarë veten në xhehenem i jepet në mënyrën e vetëvrasjes, nëse ai e ka vrarë veten duke e prerë me thikë, atëherë në xhehenem do të dënohet në atë mënyrë. E kush e mbyt veten e tij në këtë botë në ujë ose me litarë në atë botë do të denohet në atë mënyrë. Pejgamberi a.s thotë: “ Kush e mbyt veten në ujë, e ka mbytur për të hyrë në xhenem. Kush e vret veten, e ka vrarë për të hyrë në xhehenem.[8]
Pejgamberi a.s thotë: “ Kush vret veten duke u hedhur nga lartësia, ai ashtu do të dënohet përgjithmonë në xhehenem. Kush vret veten duke pirë helm, ai ashtu do të dënohet në xhehenem.[9]
Në momentin kur ndodh problemi, njeriu kujton se kjo botë bëhet e pa durueshme por kur kalon një kohë pas kësaj ngjarje njeriu arrin ta kuptojë se ai problem që i ka ndodhur më parë nuk ka qënë dhe aq i pa durueshëm sa të vetëvritet. اdo lloj probemi me kohën kalon dhe lehtësohet dhimbja e tij. Urtësia e durimit në momentin e fatkeqësisë është që njeriu pas një kohe e kupton se nuk ka qënë fundi i botës me ndodhjen e atij problemi.
Besimtari nuk e lë veten të shtypet nën ndjenjen e pa shpresë ndaj zgjidhjes së problemit ose të zgjedhë vetëvrasjen si zgjidhje të vetme të problemit.
Shumica e dijetarëve në lidhje me vetëvrasjen kanë rënë në një mendim se personi që vetëvritetnuk del nga feja, gjithashtu i falet edhe namazi i xhenazes. Imam Ebu Hanife dhe Imamët e tjerë janë të mendimit se vetëvrasësit i falet xhenazeja por atë nuk e fal i pari i vendit, atë mund ta fali dikush tjetër nga besimtarët. Transmetohet se Pejgamberi a.s nuk ia ka falur xhenazen Kuzmanit i cili kishte vrarë veten me shpatë por dihet shumë mirë se shokët e tij e kanë falur xhenazen e tij. Dhe Pejgamberi a.s nuk i ka ndaluar ata nga kjo vepër.[10] Pejgamberi a.s mos faljen e xhenazes e ka bërë që ta dënojë atë vepër dhe të tjerët të marrin mësim nga kjo.[11] Për Kuzmanin edhe pse është lajmëruar që do jetë xhehenemli nuk ka ndonjë argument për qëndrimin e tij gjithmone në të.
Për këtë arsye shpresohet që pesroni i cili është vetëvrarë pasi të vuaj dënimin në xhehenem të hyjë në xhenet. Por kjo ekziston nëse personi gjatë vetëvrasjes ka qenë besimtarë dhe kësaj vepre nuk i ka besuar se është e lejuar. [12]
Sipas Imam Ebu Jusufit vetëvrasësit nuk i falet xhenazeja vetëm nëse ai e ka bërë këtë nga një dhimbje e madhe apo nga një gabim i madh.
Përfundimisht trupi është amaneti më i madh që na ka dhënë Allahu xh.sh neve, këtë ne duhet ta ruajm me shumë kujdes deri kur shpirti të dalë nga trupi pa ndërhyrjen e dorës së njeriut. Për këtë arsye njeriu duhet të jetë i durueshëm ndaj problemeve e fatkeqësive ne jetë dhe ky është qellimi i Islamit.
Ardit Hoxhllaku
[1] Nisa 29
[2] Ibni Kethir, Tefsirul Kur’anil Adhim Stamboll 1985,II, 235
[3] Ebu Davud, Tahare, 124; Ahmed b. Hanbel, IV, 203
[4] Buhari, Vesaja, 23, Hudud, Tib, 45; Muslim, Iman, 144
[5] Buhari, Enbija, 50
[6] Buhari, Kader, 5, Rikak, 33, Megazi, 38, Xhihad, 77; Muslim, Iman, 179; Kamil Miras, Texhrid-i Sarih, X, 266 268
[7] Buhari, Kader, 5, Rikak, 33; Muslim, Iman, 179
[8] Buhari, Xhenaiz 84
[9] Muslim, Iman, 175; Tirmidhi, Tib, 7; Nesai, Xhenaiz, 68, Darimi, Dijat, 10; Ahmed b. Hanbel, II, 254, 478
[10] El Xhevheretun-Nejjire 1/145, Fazilet Neshrijat,1978 Stamboll, Rahmet’ul Ummeh fi İhtilaf’il- eimme 68 Darul Kutub’il -Ilmijje 1995 Bejrut.
[11] el-Askalani, Bulugu’l Meram, përkthimi në turqisht. A. Davudoglu, Stamboll 1970, II, 276-277
[12] Kamil Miras X, 270
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top