Vetëvrasja e 20-vjeçarit-/ اfarë i shkruante ish-e dashura

Guest2

Antarë i Respektuar
eneo-420x315.jpg



Pak ditë më parë një 20-vjeçar nga Fieri mori vendimin drastic dhe vrau veten duke pirë fostoksinë pasi u nda nga e dashura. Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, janë zbardhur disa detaje të reja. Këtë herë është nëna e Eneos, Aida ajo që flet dhe tregon për mesazhet që djali i saj ka shkëmbyer me të dashurën.

Sipas saj, vetëm në 3 ditën e fundit Eneo ka shkëmbyer 1200 mesazhe me vajzën që donte dhe shprehet sesi kjo e fundit e trajtonte shuëm keq të birin dhe me një fjalor aspak të përshtatshëm.

“Kur kemi hapur mesazhet, jemi tronditur njësoj siç na tronditi vdekja e djalit. Ai ishte bërë urë që ajo të kalonte mbi të vetëm e vetëm që t’i tregonte se sa e donte. I tregonte në çdo kohë që ajo ishte dashuria e tij e parë dhe e fundit, ndërsa, po ashtu, i kërkonte falje pa arsye.

Ajo e shante, e fyente rëndë e ky pa arsye i thoshte shumë herë ‘më fal’. E kishte bërë djalin ato tri ditë para se të vdiste me hije”, tregon nëna e Eneo Ferkos. Sipas saj, mesazheve të Eneos vajza Edlira C. u ishte përgjigjur shpeshherë me mesazhe zanore dhe dëgjohej qartë që ajo e trajtonte keq.

Në momentin që nëna e të riut fliste për gazetën Panorama, pranë ishin edhe koleget e saj të punës, të cilat tregojnë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe Aida ka nevojë për mbështetjen e shtetit, sepse po pret drejtësi.



“I lexuam edhe ne mesazhet e tyre. Me Eneon ishte sjellë shumë keq. Jemi të shokuara. Një vajzë e vogël, të sillet aq keq. Më e pakta që mund të bënte kur ky i nis videon ishte të alarmohej. Të lajmëronte policinë a nënën e tij.

Të bënte diçka, por qeshte kur ai i kishte nisur videon. S’kemi fjalë”, u shprehën ato, të cilat më parë kanë punuar në të njëjtën fabrikë edhe me Eneon.

CityNews
 
He pra cf i shkruante? Asnje sna e tha.


Si nuk e vrau asnje veten me sharjet qe bej une. Se kam ate shans jooo.
 
Mjere familja se ky i dobet paska qene..ne mos e bente 20 vjec,do e bente me vone..ne cdo situate te veshtire,ky si rruge zgjidhje do gjente vete-flijimin!
 
gjynah! nje jete e shuar!! truri eshte nje "mekanizem" sa llogjikues aq edhe abstrakt ne ca raste... mjafton nje "blackout" ne nje moment te vetem e per nje motiv dhe nuk jemi me racional...
sa per fajet e vajzes pune femijesh.. sjellje adoleshencialesh mbi 18 vjec..
uroj te ken force familja e ta kujtojne pa shume dhimbje!
 
Redaktimi i fundit:
Fat I keq qe I paska rene qe te merret me nje Monster .

Ngushellime familjes , u prehte ne pâqe : (
 
He pra cf i shkruante? Asnje sna e tha.


Si nuk e vrau asnje veten me sharjet qe bej une. Se kam ate shans jooo.

Kam tentuar dy here me thike plastike po nuk behet gje per dreq.. Mgjth pres nje falje publike nga ty se do bej hatane do bej. :p :p
 
Kam tentuar dy here me thike plastike po nuk behet gje per dreq.. Mgjth pres nje falje publike nga ty se do bej hatane do bej. :p :p

Ty djalli te ka lene per nje motiv e ste merr me vete.
Si do ia benim ne nese sdo na beje si byf e zgjut eee? Eee?
 
Ty djalli te ka lene per nje motiv e ste merr me vete.
Si do ia benim ne nese sdo na beje si byf e zgjut eee? Eee?

Epo duke te pare ty qe ben si pjeshkeze me llush harrojme edhe arsyen pse duhet te jetojme ndonjehere. :p
 
Pse je bere aq i parashikueshem. Keshtu monoton fare.
Cben monotonia? Merzit!

Kam konkluzion me te qarte per te dhe kjo fale teje. Personi yt e personifikon me se miri kete kompleksitet. ;)
 
e çfare te bej shteti? ....Po ky pse ia beri vetes?

Shteti nderhyn aktualisht derisa smund i duron torturat e dikujt, por jo pasi te vrase veten... meqenese cdo gje tani eshte vonë.

Mevjen keq, qe eshte ngutur... por kjo ska qenë zgjidhje........ as e duhur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top