Ado
FISEBILIL-LAH
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti u ka bërë thirrje liderëve kosovarë që të mbajnë në mënyrë të fuqishme refuzimin e planit gjashtë pikësh të OKB-së, pasi është në dëm të interesave të vendit.
Aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje" konsiderojnë se gjashtë pikat e planit të OKB-së për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë janë të panegociueshme, pasi këto janë çështje të brendshme të Kosovës e jo të Serbisë. Ata e shohin këtë si përpjekje të Serbisë për ta ndarë përfundimisht Kosovën.
Lideri i "Vetëvendosjes" Albin Kurti tha të mërkurën se liderët kosovarë duhet të mbajnë një refuzim të qëndrueshëm ndaj këtij plani, duke marrë parasysh pasojat në rast të pranimit.
Në këtë kuadër, Kurti tha se, ka shumë gjasa që të humbet sërish momenti i volitshëm politik sikurse në vitin 1999, që Kosova të bëhet sovrane. Ai tha se Kosova e ka Kushtetutën e saj, andaj policia, gjyqësia, doganat, kontrolli i kufirit , transporti , trashëgimia kulturore janë çështje të brendshme të saj.
Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje" paraqitën edhe propozimin e tyre që njohja e Kosovës të hiqet nga prioriteti i Qeverisë, por vëmendja të përqendrohet në integritetin territorial të vendit dhe zhvillimin ekonomik.
Ndryshe ata thanë se në rast që Qeveria e Kosovës nuk i reziston këtij plani, lëvizja do të organizojë protesta dhe demonstrata. /rtk/