Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Vetëvendosja”: Mos votoni për mure të Berlinit

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
“Vetëvendosja”: Mos votoni për mure të Berlinit
Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” edhe njëherë i kanë ftuar qytetarët që mos të dalin në zgjedhjet e 15 nëntorit. Kjo lëvizje të hënën në mënyrë simbolike para ndërtesës së Qeverisë ka shënuar 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke paralajmëruar se mure të tilla po ndërtohen në Kosovë, nëpërmjet procesit të decentralizimit.

“20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, në Ballkan po ndërtohen mure të reja, të cilat përgatisin konfliktet e ardhshme. Pakoja e Ahtisaarit si dhe në veçanti procesi i decentralizimit është duke e krijuar një mur të Berlinit në Kosovë. Në këtë mënyrë në vendin tonë po ndërtohet një mur i tillë, shkatërrimin e të cilit para 20 vitesh e përshëndeti mbarë bota demokratike. Ky mur, i cili po pret të legjitimohet prej zgjedhjeve të 15 nëntorit do ta ndajë Kosovën në baza etnike. duke shkaktuar kështu një shtet jo funksional”, tha aktivisti Frashër Krasniqi.

Meqë qëllimi kryesor i zgjedhjeve të 15 nëntorit, sipas tij, është decentralizimi - atëherë vota e qytetarëve do të jetë një tullë më tepër në murin e ndarjes që po i përgatitet Kosovës.

Krasniqi tha se ky mur do të jetë edhe më i rëndë sesa muri i Berlinit, për shkak se natyra e ndarjes që po e shkakton ky mur do të jetë në vija etnike, prandaj - sipas tij - rënia e tillë do të jetë shumë më e vështirë.

Sipas Krasniqit, edhe një mur tjetër po ndërtohet në Kosovë, në mes politikanëve dhe qytetarëve. “Në njërën anë është skamja, varfëria, mjerimi - e në anën tjetër janë pasuria, luksi, xhipat, shtëpitë luksoze të politikanëve tanë. Pra ky mur i ndanë qytetarët nga politikanët, të cilët çdo ditë e më tepër po shkëputen nga populli, duke u bërë çdo herë e më të pasur. Andaj mos votoni për të financuar hajnat”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back