Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
44643_47.jpg

LUSHNJث - Një 42-vjeçare nga Lushnja dje i dha fund jetës së saj për motive xhelozie. Neriada Prifti, nënë e dy fëmijëve u gjet e varur në lokalin në pronësi të familjes së saj. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Kolonjë (rreth 8 km nga qyteti i Lushnjës). Mësohet se trupi i pajetë i viktimës u gjet nga një punonjëse e lokalit. Kjo e fundit ka shkuar për të nisur punën kur ka gjetur të varur në litar nënën e dy fëmijëve.

Përpjekjet e familjarëve për ti dhënë ndihmë 42-vjeçares kanë qenë të kota, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Pas sinjalizimit për ngjarjen, efektivat blu kanë shkuar në lokalin e fshatit Kolonjë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas marrjes në pyetje të punonjësve të lokalit si dhe të pjesëtarëve të familjes Prifti ka rezultuar se gruaja dyshonte që bashkëshorti i saj e tradhtonte.

Madje, pohohet se bashkëshortët Prifti kishin debatuar ashpër njëri me tjetrin për motive xhelozie. Po të njëjtat burime deklaruan se bashkëshorti i viktimës e kishte garantuar të shoqen për besnikërinë e tij, por 42-vjeçarja jo vetëm që nuk ka besuar por ka marrë vendimin fatal duke i dhënë fund jetës.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Pe: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Gjynah,po pse gjejne gjithmone zgjidhjen me te keqe?Te tradheton?Ndaje...Pse po denon edhe veten edhe femijet qe ngelin pa nene:(

Ja vlen te humbasesh jeten per nje mashkull prej kartoni?Aq me shume edhe per femijet qe i shkakton vuajtje edhe qe do ndjehet nevoja e nenes se tyre....
 
Titulli: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Sa gjynaf!! Po si nk e kuptojne disa njerez qe ka zgjidhje edhe per problemet qe duken me te pazgjidhshme? Pse zgjedhin gjithmone rrugen me te shkurter? Se kuptoj si tregohen kaq te shkurter ne vendime, dhe duke menduar te shpetojne veten , kane arritur te shkaktojne dhimbje pafund tek te afermit e tyre..:(
 
Pe: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Sja vlen te vdesesh per te tilla gjera sot...aq me pak nje nene qe ka femije...
 
Titulli: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Te mendonte per femijet me shum se per askend,kto jan gjera qe zgjillen, ska pse te arrij ne ket veprim, gjynaf...:(
 
Titulli: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Zgjellja me e mire do ishte ndarja, po kjo as nuk paska qene e sigurt qe burri e tradhtonte por paska pat vetem dyshime, mbase ka qene edhe xheloze madhe
 
Titulli: Pe: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradht

Gjynah,po pse gjejne gjithmone zgjidhjen me te keqe?Te tradheton?Ndaje...Pse po denon edhe veten edhe femijet qe ngelin pa nene:(

Ja vlen te humbasesh jeten per nje mashkull prej kartoni?Aq me shume edhe per femijet qe i shkakton vuajtje edhe qe do ndjehet nevoja e nenes se tyre....

Jam dakord me ty.
E nqs te ben budallekun me te madhe mashkulli, kur ke femije, s'duhet ti lesh ne mes te rruges. Ndaje ate burre e shko larg tij. Nqs babaj eshte =0, cfare e ardhme i pret ata femije jetim?
+ xhesti i vdekjes, eshte tjeter gje kur vdekja vjen pa pritur ( ose pa mundesi ta parandalosh tek semundjet e pakurueshme) e eshte tjeter gje kur dorezohesh.

Gjithsesi, nuk kemi nga ta dime se ca ka ndodhur tamam mes tyre, e ca gjendje mendore kishte nena, mbase s'ishte me ne djeni, nuk gjykonte qart...Sepse nje nene asnjehere sdo i linte femijet e saj vetem.
 
Pe: Titulli: Pe: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tr

Jam dakord me ty.
E nqs te ben budallekun me te madhe mashkulli, kur ke femije, s'duhet ti lesh ne mes te rruges. Ndaje ate burre e shko larg tij. Nqs babaj eshte =0, cfare e ardhme i pret ata femije jetim?
+ xhesti i vdekjes, eshte tjeter gje kur vdekja vjen pa pritur ( ose pa mundesi ta parandalosh tek semundjet e pakurueshme) e eshte tjeter gje kur dorezohesh.

Gjithsesi, nuk kemi nga ta dime se ca ka ndodhur tamam mes tyre, e ca gjendje mendore kishte nena, mbase s'ishte me ne djeni, nuk gjykonte qart...Sepse nje nene asnjehere sdo i linte femijet e saj vetem.


Ndoshta ka kaluar ne gjendje depresioni te erret e ka humbur arsyen,se di...Por smund te paragjykojme veprimin e saj...Gjynah per femijet,se babai u pa cfare mashkulli ishte...
 
Titulli: Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte
 
Back
Top