Vetem sot.....

*deliza*

VIP
V.I.P
Vetem sot...

Mendoni dhe silluni të kthjellët, dhe të kthjellët do të jeni. Ja një recetë e mirë në dhjetë pika të cilën mjafton të lexoni çdo ditë nga njëherë si autosugjestion. اdo ditë i thoni vetes: "Vetëm sot do t'i përmbahem këtyre rregullave". Pra, VETثM SOT.


1. Vetëm sot do të përpiqem të bëhem i gëzuar dhe me disponim të mirë. Do t'i kem në mendje fjalët "shumica e njerëzve është fatlumë në atë masë, aq sa vendos të jetë fatlum." Gjithnjë do të përkujtoj se fati ndodhet brenda njeriut, dhe jo jashtë saj.


2. Vetëm sot do t'i përshtatem rrethanave, në vend se të përpiqem që rrethanat t'ia përshtat dëshirave të mia.


3. Vetëm sot do të brengosem për trupin tim. Do të bëjë gjimnastikë, do të përkujdesem dhe do ta ushqej. Nuk do ta lë anash dhe nuk do ta keqpërdorë, ngase dëshiroj që gjatë dhe mirë të më shërbejë.


4. Vetëm sot do t'i kushtojë pak kohë ushtrimeve të mendjes. Do të mësojë diçka të dobishme. Do të lexojë diçka që largon mundin, mendimin dhe koncentrimin.


5. Vetëm sot do të bëjë diçka për shpirtin. Do ta bëjë qoftë edhe një vepër të mirë, duke mos pritur asnjë shpërblim dhe as fitore. Do t'i bëjë dy gjëra të cilat zakonisht vështirë e kam t'i bëjë, në mënyrë që ta ushtroj edhe shpirtin edhe vullnetin.


6. Vetëm sot do të jem i këndshëm ndaj rrethit tim. Do të përpiqem të veproj sa më mirë që mundem, do të jem i kujdesshëm dhe i këndshëm, për secilin do të përpiqem që të gjej ndonjë fjalë të bukur. Asgjë dhe askënd nuk do ta kritikojë. Nuk do t'ë përpiqem t'i ndryshojë njerëzit.


7. Vetëm sot do të përpiqem të jetoj vetëm për sot. Nuk do t'i zgjedhë me qindra probleme menjëherë, ngase e di se dita zgjat vetëm njëzet e katër orë.


8. Vetëm sot do t'i përmbahem planit paraprakisht të përcaktuar ditor. Do ta radhisë kohën ashtu që paraprakisht të di ç'do të bëjë në disa orë të ardhme. Do t'i shmangem edhe dy mjerimeve të mëdha: ngutjes dhe pavendosmërisë.



9. Vetëm sot do të përpiqem të gjejë gjysmë ore kohë për relaksim të plotë, gjysmë ore kur do të mund të jem me vetveten.



10. Vetëm sot do të lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.


Ju si do e vazhdonit kete fjali: Vetem sot........


P.S. Kjo teme ka egzistuar ne forumin e vjeter dhe e kisha te ruajtur ne PC dhe tani e kerkova mos ishte e postuar diku po nuk e gjeta, e nese vetem eshte dhe egziston si teme, atehere kerkoj ndjese dhe mund ta hiqni. Flm
 
Redaktimi i fundit:
Okay... VETEM SOT po i largoj gjith streset e dites duke postuar ne forum e duke bo gallat :)
 
Redaktimi i fundit:
vetem sot ... do doja t isha larg te gjithave ...te shijoja cdo minut sikur t ishte minuti i fundit imi ne kte bote ..te mos mendoj per te djeshmen pa u shqetesuar per te nesermen ...
 
Ka filluar te behet nje qellim "vetem sot". Ka nisur te jete ajo çka vetem sot mendoj, vetem sot bej.
 
O burra na paska ra Kina :ciaoo: perpara partizan :dance:
 
Vetëm sot dua të mendoj vetëm për veten 😬
 
Kam filluar te quaj c`do dite te jetes sime; Sot e per dite,te jemi ne paqe dhe ti marrim kohes qe rrjedh ne NE,me te miren e mundshme!
Sic e thash jo vetem sot,por cdo dite!
 
Keto jan rregullat e ikigait qe po lexon @Lauri 😅😅😅
 
Ne mbremje kur darka te mbledh ne shpi,pyete veten nese dita jote ishte ajo qe doje ti"!?
kjo do te ndihmoje per te permirsuar te nesermen,nderkohe qe endrrat i nderton kur je gjume. ahahhahahahah.
Cdo dite e jetes emertohet; `Vetem sot!`
 
Sa poetike je o nev 🤪
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top