Vetëm me dy fjalë i shpëtoi jetën një njeriu

1439634428jamie.jpg


Jamie Harrington është djaloshi që i shpëtoi jetën një njeriu, i cili do të vetëvritej... Duke i bërë një pyetje të thjeshtë: “Je mirë?”.

Ai ka rrëfyer për "Humans of Dublin" se ka takuar rastësisht teksa shëtiste një person, që ishte ulur në mbajtësen e një ure, gati për t'u hedhur. U ul pranë tij dhe ka nisur një bisedë plot 45 minutash. Jamie është një adoleshent 16-vjeçar dhe kuptoi menjëherë se personi që kishte përballë kishte nevojë për ndihmë dhe duhej të kurohej në spital.

Njeriu që nuk dëshiron të identifikohet, rrezikoi jetën duke kërkuar të vetëvritej, tashmë është duke u bërë baba, pasi bashkëshortja e tij pret një fëmijë, dhe sigurisht që do ta pagëzojë me emrin e personit që i shpëtoi jetën.

Jamie ka rrëfyer: “Ishte një çështje instikti. Nuk hezitova për asnjë moment. Doja të ndihmoja atë njeri që ishte në vështirësi. Shpresoj që ky gjest i imi të bëjë njerëzit të kuptojnë atë që po ndodh në shoqërinë tonë”.

Historia e Jamie është shpërndarë nëpër rrjete sociale nga mijëra persona.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top