Зngjεll
___________
Vetëm 100 të dyshuar për korrupsion janë proceduar në prokurori
Prishtinë, 23 prill - Për dy vite të punës së Agjencisë Antikorrupsion janë hetuar rreth 270 raste që dyshohen për korrupsion, por vetëm 100 prej tyre janë proceduar në prokurori, tha kreu i kësaj agjencie Hasan Preteni. Duke prezantuar sot raportin me të gjeturat për vitin 2008 para Komisionit për legjislacion dhe gjyqësi të Kuvendit të Kosovës, Preteni ka shprehur shqetësimin e tij rreth punës së prokurorisë dhe gjyqësisë. Anëtari i këtij komisioni Bajram Kosumi, u shpreh se megjithë punën dyvjeçare të AKK së nuk ka rezultate efektive. Por ai u angazhua për mbështetje për Agjencinë Antikorrupsion e kurrsesi ajo të të konsiderohet si kundërshtare e institucioneve. Ai bëri thirrje që prokuroria ta ndjekë krimin. Anëtari i tjetër Ibrahim Makolli kërkoi ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e punës në trekëndëshin agjenci prokurori dhe gjykatë. Kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi Bahri Hyseni tha se raporti i AKK së do t'i dorëzohet Kuvendit dhe do të kërkojë fillimin e procedurave për plotësimin dhe ndryshimin e bazës ligjore, për luftimin e korrupsionit. Në kuadër të infrastrukturës ligjore për luftimin e korrupsionit është paraparë hartimi i ligjit për prejardhjen e pasurisë dhe ligjit për konflikt interesi./Kosova.com/