Veshkat , sistemi urinar

PiNkY

Anëtar i Nderuar
اfarë pune bëjnë veshkat?

Veshkat janë organe në formë të kokrrës së groshës, por shumë më të mëdha se ajo – afërsisht sa madhësia e grushtit tuaj. Ato janë të vendosura afër mesit të shpinës tuaj, menjëherë nën kafazin e brinjëve, nga një në secilën anë të shpinës. Veshkat janë mbledhës të sofistikuar të mbetjeve të panevojshme të organizmit. اdo ditë veshkat tuaja procesojnë afro 200 litra gjak dhe largojnë nga organizmi deri në dy litra produkte të panevojshme dhe ujë të tepruar. Mbeturinat dhe uji i tepërt shndërrohen në urinë nga veshkat, që mblidhet në fshikëzën e urinës përmes gypave të quajtur ureterë. Fshikëza e urinës e grumbullon dhe e mban urinën derisa ju shkoni në tualet. Nga fshika e urinës urina kalon nëpër uretër deri te gjenitalet nga ku pastaj largohet në ambientin e jashtëm. Kujdes, ureterët dhe uretra janë dy pjesë të ndryshme. URETERثT janë dy dhe lidhin secilën veshkë me fshikën e urinës, ndërsa URETRA është një dhe lidh fshikën me daljen e jashtme në gjenitale.

Mbeturinat në gjakun tuaj zakonisht mblidhen nga zbërthimet e lëndëve dhe nga ushqimi që ju hani. Trupi juaj përdor ushqimin për energji dhe për vetë-rindërtim. Pasi trupi juaj merr atë që i nevojitet nga ushqimi, mbeturinat dërgohen në gjak. Nëse veshkat tuaja nuk i largojnë këto mbeturina, ato do të mblidheshin në gjak dhe do ta dëmtonin organizmin tuaj.

Përveç që eliminojnë mbeturinat, veshkat tuaja po ashtu ndihmojnë kontrollimin e tensionit të gjakut. Ato ndihmojnë edhe në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe në forcimin e eshtrave tuaja.

GURثT Nث VESHKA

Gurët në veshka, një prej sëmundjeve më të dhimbshme urologjike, kanë shoqëruar njerëzimin për shekuj. Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të pranisë së gurëve të veshkave edhe në një mumje egjiptiane të vjetër 7 mijë vjet. Fatkeqësisht gurët në veshka janë një prej sëmundjeve të shpeshta të traktit urinar. اdo vit rreth 1 për qind e njerëzve vizitojnë mjekun për këtë problem dhe çereku i tyre u nënshtrohen trajtimeve.

20130318201649493236.jpg


Shumica e gurëve në veshka largohen nga organizmi pa ndonjë intervenim të mjekut. Gurët të cilët shkaktojnë simptoma ose komplikime të tjera mund të mjekohen me teknika të ndryshme, shumica e të cilave nuk përfshijnë ndërhyrjen kirurgjike. Po ashtu, studimet e fundit kanë çuar në kuptim më të mirë të shumë faktorëve të cilët çojnë te formimi i gurëve dhe si pasojë edhe te mënyra më efektive të parandalimit ose trajtimit të gurëve.

اfarë janë gurët në veshka?

Gurët në veshka paraqesin një copë të ngurtë e cila formohet në veshkë nga substancat të cilat ndodhen në urinë. Guri mund të qëndrojë në veshka ose të copëtohet dhe të dalë përmes traktit urinar. Një gur i vogël mund të kalojë gjithë rrugën për të dalë jashtë organizmit pa shkaktuar shumë dhimbje.

Por, ndonjë gur më i madh mund të bllokohet në ndonjërin prej ureterëve (që lidhin veshkat me fshikën), në fshikën e urinës ose në uretër (kanalin që lidh fshikën me organin e jashtëm eliminues të urinës). Një gur problematik mund ta bllokojë edhe qarkullimin e urinës dhe të shkaktojë dhimbje.

Si duken gurët e veshkave?

Gurët e veshkave mund të jenë të vegjël sa një gur i rërës së imët ose të mëdha sa një xhevahir. Disa gurrëz madje janë të mëdhenj sa një top ping-pongu. Ato zakonisht kanë ngjyrë të verdhë ose kafe.

A janë të gjithë gurët të njëjtë?

Jo. Mjekët kanë gjetur katër lloje kryesore të gurëve të veshkave:

Lloji më i shpeshtë i gurëve të veshkave përmban kalcium. Kalciumi është pjesë normale e ushqimit të shëndetshëm. Kalciumi që nuk shfrytëzohet nga eshtrat dhe muskujt shkon në veshka. Te shumica e njerëzve, veshkat e largojnë kalciumin e tepërt me pjesën tjetër të urinës. Por te disa, kalciumi që ngelet në veshka bashkohet me produkte të tjera të mbetura për të krijuar gurët. Kombinimi më i shpeshtë quhet oksalat kalciumi.
1. Gurët e struvitit mund të formohet pas ndonjë infeksioni të sistemit urinar. Këto gurë përmbajnë magnez dhe produktin tjetër të panevojshëm, amoniak.
2. Gurët e acidit urik formohen kur urina bëhet shumë acidike. Nëse ju keni prirje për të krijuar gurë të acidit urik, ju ndoshta duhet të ulni sasinë e mishit që hani.
3. Gurët e cistinës janë më të radha. Cistina është një prej substancave që shërben si tullë ndërtuese për të formuar muskujt, nervat dhe pjesët tjera të organizmit. Cistina mund të mblidhet në urinë dhe kështu të krijojë ndonjë gurë. Sëmundja e cila shkakton gurët e cistinës përcillet nëpër familje.

Si mund trajtohen gurët në veshka?

Nëse ju keni një gur që nuk largohet vetë, mjeku juaj mund t’i marrë disa hapa për ta eliminuar atë. Në të kaluarën, mënyra e vetme për ta eliminuar gurin ka enë përmes ndërhyrjes kirurgjike.

Tash, mjekët kanë edhe mënyra të reja për t’i larguar gurët e veshkave. Në pjesën e mëposhtme do të përshkruhen disa prej metodave për eliminimin e gurëve në veshka.

Valët goditëse

Mjeku juaj mund të përdorë një aparaturë për të dërguar valë goditëse drejtpërdrejt në gurët e veshkës. Valët tronditëse e thyejnë gurin e madh në gurëz të vegjël të cilat më pas kalojnë nëpër sistemin tuaj urinar. Emri i plotë i kësaj metode është litotripsia ekstrakorporeale e valëve tronditëse. Litotripsi në greqishte do të thotë thyerje e gurëve.

Operacioni tunel

Përmes operacionit tunel, mjeku krijon një çarje të vogël në shpinën e pacientit dhe krijon një tunel të ngushtë nëpër lëkurë deri te guri brenda veshkës. Me një instrument specifik që kalon nëpër tunel, mjeku mund ta gjejë dhe largojë gurin. Emri teknik i kësaj metode është nefrolitomia perkutane.

Ureteroskopi

Ureteroskopi është një pajisë e cila duket si një tel i gjatë. Mjeku e fut atë në uretrën e pacientit, e kalon lartë përmes fshikës, dhe e drejton në ureterin ku guri është i vendosur. Ureteroskopi ka një kamerë e cila i ndihmon mjekut ta shohë gurin. Ai po ashtu ka një kafaz që mundëson kapjen dhe largimin e gurit, ose mjeku mund ta shkatërrojë gurin përmes ndonjë pajisje tjetër të futur përmes ureteroskopit.

Ju duhet të bisedoni fillimisht me mjekun tuaj për ta gjetur mënyrën më të mirë për ju.

Kur duhet ta kontaktoni mjekun?

Nëse ju keni gurë në veshka, ju mbase e dini se sa e dhimbshme mund të jetë kjo. Shumica e gurëve në veshka largohet nga trupi pa ndihmën e mjekut. Por ndonjëherë gurët nuk largohen. Ata madje edhe mund të rriten. Në këto raste mjeku juaj mund të ndihmojë në eliminimin e tyre.

Ju duhet ta kontaktoni mjekun nëse keni njërën prej këtyre shenjave:

~Dhimbje ekstreme në shpinë ose anash, të cilat nuk largohen
~Gjak në urinë
~Temperaturë dhe të dridhura
~Vjellje
~Urinë e cila ka erë të keqe ose duket e turbullt
~Ndjenjë djegieje kur ju urinoni.
Këto mund të jenë shenja të gurit në veshka, për të cilin duhet të kujdeset mjeku.

Si mund ta gjejë mjeku se cilin lloj të gurit e kam?

Mënyra më e mirë me të cilën mjeku juaj do të kuptojë se cilin lloj të gurit e ke është ta testojë gurin. Nëse ju ndjeni se keni një gur që po lëviz, përpiquni ta kapni atë duke urinuar me ndonjë sitë.

Mjeku mund t’ju kërkojë ndonjë mostër ose t’ju këshillojë të bëni testet e gjakut për të kuptuar se çfarë e ka shkaktuar gurin. Ju mund të keni nevojë ta mblidhni urinën gjatë një periudhe 24-orëshe. Këto teste do t’i ndihmojnë mjekut tuaj të gjejë cila është mënyra e duhur për ju për të shmangur gurët në të ardhmen.

Pse duhet ta dini llojin e gurit?

Terapia që mjeku juaj mund t’ju japë varet nga lloji i gurit që keni. Për shembull, një ilaç që ndihmon parandalimin e gurëve të kalciumit nuk do të ndihmonte nëse ju keni gurë struviti. Ndryshimet e ushqimit që parandalojnë gurët e acidit urik mund të mos i parandalojnë gurët e kalciumit. Andaj, analizat e kujdesshme të gurit do t’ju ndihmojnë juve për të marrë trajtimin e qëlluar.

Si mund t’i parandaloni gurët?

Pini më shumë ujë. Përpiquni të bini nga 12 gota të plota me ujë në ditë. Pirja e sasive më të mëdha të ujit ndihmon rrjedhjen dhe largimin e substancave të cilat formojnë gurët në veshka.

Ju po ashtu mund të pini lëng xhenxhefili, limonadë të gazuar dhe lëngje të frutave. Por uji është më i miri. Kufizoni sasinë e kafesë, çajit dhe pijeve me kola në një ose më së shumti dy në ditë, pasi kafeina (e cila është në përbërjen e tyre) mund të bëjë t’i humbi lëngjet shumë shpejt.

Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të hani më shumë disa prej ushqimeve ose të zvogëloni sasinë e ushqimeve të tjera. Nëse ju keni gurë të acidit urik, mjeku juaj mund t’ju kërkojë të hani më pak mish, pasi mishi zbërthehet deri në acid urik kur përpunohet nga organizmi.

Nëse keni prirje për të krijuar gurë të oksalat kalciumit, ju ndoshta duhet ta kufizoni konsumimin e ushqimeve që kanë oksalate. Këto ushqime janë rrepat, spinaqi dhe çokolatat.

Mjeku juaj mund t’ju japë barna për të parandaluar krijimin e gurëve të kalciumit dhe të acidit urik.

/mjeku.net/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Veshkat, sistemi urinar .

CISTI I VESHKAVE

20130122153917554236.jpg


Një cist i thjeshtë i veshkave është një qese e rrumbullakët, një ind me mur të hollë ose një xhep i mbyllur që zakonisht është i mbushur me lëng.
Në veshka mund të formohen një ose më shumë ciste. Cisti i thjeshtë është forma më e shpeshtë e cisteve të veshkave.

(Sqarim: Cisti i thjeshtë nuk është i ngjashëm me sëmundjen policistike të veshkave, e cila është një sëmundje progresive që mund të çojë deri te pamjaftueshmëria e veshkës).

Një cist i thjeshtë i veshkës, zakonisht nuk është i dëmshëm.
Ende nuk janë të njohur mirë shkaktarët e cisteve të thjeshta të veshkave, por mendohet se këto ciste nuk janë trashëguese.
Mosha mund ta shtojë rrezikun, sepse rreth një e treta e njerëzve me moshë mbi 70-vjeçare kanë së paku një cist të thjeshtë të veshkave. Po ashtu, edhe madhësia e tyre mund të rritet me moshën.

SIMPTOMAT

Një cist i thjeshtë i veshkave zakonisht nuk shkakton simptoma. Në shumicën e rasteve, mjeku i zbulon gjatë një ultrazëri ose tomografie të kompjuterizuar (CT) që bëhen për ndonjë arsye tjetër.

Megjithatë, cistet e thjeshta të veshkave mund të:
• Shkaktojnë dhimbje anash, në shpinë, në pjesën e sipërme të barkut – nëse zmadhohen dhe shkaktojnë shtypje në organet tjera.
• Gjakderdhin.
• Të infektohen, të shkaktojnë ethe, temperaturë ose shenja të tjera të infeksionit.
• Dëmtojnë funksionin e veshkave (rrallëherë).

MJEKIMI I NJث CISTI Tث THJESHTث Tث VESHKAVE

Nëse cisti juaj nuk jep simptoma ose komplikime, atëherë nuk keni nevojë për mjekim. Mjeku, thjesht, do t’i shikojë cistet që të sigurohet se ato nuk shkaktojnë ndonjë problem.

Mirëpo, nëse keni simptoma, atëherë ju duhet trajtim. Në këtë rast, mund t’i nënshtroheni një procedure, e cila përfshin këto hapa:
- Mjeku e shpon cistin me një gjilpërë të gjatë përmes lëkurës, duke shfrytëzuar ultrazërin për orientim.
- Mjeku e zbraz (aspiron) cistin.
- Pastaj, mjeku e mbush cistin me një tretje që përmban alkool. Kjo bën që indi të ngurtësohet dhe zvogëlohen shanset për përsëritje.

Zakonisht kjo është krejt çfarë duhet për të trajtuar një cist të thjeshtë të veshkave. Por, në disa raste cisti do të kthehet dhe do rimbushet me lëng.

Në rast se keni një cist të madh ose një që përsëritet pas aspirimit, atëherë mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Operacioni bëhet përmes laparoskopisë, ndërsa ju duhet të qëndroni në spital vetëm një ose dy ditë pas ndërhyrjes.


DIALIZA E VESHKAVE

Dializa e veshkave është një trajtim mbështetës për jetën, i cili shfrytëzon një makinë speciale për të filtruar mbetjet e dëmshme, kripërat dhe tepricën e lëngut nga gjaku. Ky veprim rikthen gjakun në baraspeshë normale dhe të shëndetshme. Dializa zëvendëson shumë funksione të rëndësishme të veshkave.

20130122153937527236.jpg


Veshkat ju ndihmojnë për filtrimin e mbetjeve (substancave të dëmshme/të panevojshme), lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga gjaku juaj. Ato janë po ashtu të rëndësishme për prodhimin e qelizave të gjakut dhe për shëndetin e kockave.

Nëse veshkat nuk funksionojnë si duhet, substancat e dëmshme grumbullohen në organizëm, mund të rritet shtypja e gjakut dhe mund të rritet sasia e lëngut në inde (gjë që shkakton ënjtjen e quajtur edem). Nëse veshkat tuaja dështojnë, atëherë ju nevojitet një trajtim që shpëton jetë e që quhet dializë, për të kryer punën e tyre.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të dializës së veshkave:
• Hemodializa. Gjaku filtrohet duke përdorur një dializues dhe makinën për dializë.
• Dializa peritoneale. Gjaku filtrohet brenda trupit pasi abdomeni mbushet me një tretësirë të veçantë pastruese (dializant).

HEMODIALIZA DHE VESHKAT

Gjatë hemodializës pacienti është i lidhur për një makine, e cila merr përsipër punën e veshkave për filtrimin e gjakut. Para seancës së parë, mjeku duhet të krijojë një hyrje në një enë gjaku, ashtu që organizmi juaj të lidhet me makinën filtruese gjatë çdo vizite. Kjo quhet qasje (hyrje) vaskulare - është një vend në trupin tuaj, ku gjaku mund të dalë dhe të kthehet.

Kjo mund të bëhet:
- duke lidhur një arterie me një venë për të krijuar një zonë më të madhe të enëve të gjakut, e quajtur fistul.
- duke bashkuar (shartuar) një arterie dhe një venë së bashku duke përdorur një tub të butë plastik.
- duke futur një tub të hollë plastik në një venë të madhe në qafë ose në zonën e kofshës së këmbës; kjo formë e qasjes është e përkohshme.

Mund të keni nevojë për qasje të përkohshme ose të përhershme. Forma e qasjes dhe kohëzgjatja e nevojës varet nga gjendja individuale. Ekspertët rekomandojnë që të krijohet hyrja disa javë ose disa muaj para se të bëni seancën e parë të dializës, në mënyrë që të ketë mundësi për t’u shëruar para se të përdoret.

Gjatë procesit të hemodializës gjaku rrjedh dalëngadalë nëpër një filtër të veçantë në makinë. Filtri largon mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga organizmi, por ruan baraspeshën e duhur të mineraleve, si kaliumi dhe natriumi. Pasi të pastrohet, gjaku kthehet në trup.
• Sasia e lëngut të grumbulluar që nga seanca e fundit e dializës.
• Sa mbetje janë grumbulluar në gjakun tuaj që nga seanca e fundit e dializës.
• Pesha juaj.
• Tipi i makinës që përdoret për hemodializë.

Pacientët shpeshherë kanë nevojë për dializë disa herë brenda javës. Sa kohë zgjat një seancë e hemodializës varet nga:
• Puna (gjendja) e veshkave.

DIALIZA PERITONEALE DHE VESHKAT

Dializa peritoneale e pastron gjakun duke përdorur zonën e abdomenit si filtër. Kjo metodë bën pastrimin e gjakut derisa pacienti është në gjumë, është duke punuar ose është duke kryer aktivitetet e përditshme.

Para seancës së para të dializës peritoneale, nevojitet ndërhyrje kirurgjike ashtu që të krijohet qasje (hyrje) në hapësirën abdominale. Kirurgu do të bëjë një prerje të vogël, zakonisht në pjesën e belit, një tub plastik i quajtur kateter futet nëpër këtë hyrje brenda zonës që rrethon stomakun dhe në afërsi të organeve – që quhet kaviteti (zgavra) peritonal.

Kur të vijë koha për dializë, vendoset një tretësirë pastruese e quajtur dializant nëpër kateter. Një dializë peritoneale përbëhet nga tre hapa:

• Mbushja – tretësira e dializantit rrjedh nëpër kateter brenda barku tuaj.

• Banimi – mbetjet dhe lëngu i tepërt nga gjaku juaj kalon nëpër indin e hollë të zgavrës peritoneale dhe tërhiqet nga dializanti. Koha e qëndrimit të dializantit në barkun tuaj quhet “koha e banimit” që mund të lëvizë nga katër deri në gjashtë orë.

• Zbrazja – mbetjet dhe lëngu i tepërt largohet nga trupi juaj kur shterohet dializanti.

Procesi i zbrazjes dhe mbushjes, që quhet shkëmbim, mund të zgjasë rreth 30-40 minuta. Mund të keni nevojë për katër shkëmbime në ditë. Janë dy lloje kryesore të dializës peritoneale. Secili ka orar të veçantë të shkëmbimit.

- Dializa peritoneale e vazhdueshme ambulatore. Ky lloj dialize bëhet pa makinë. E vendosni dializantin në kateter dhe kryeni aktivitet e përditshme ose flini. Bëhet katër ose pesë herë në ditë.
- Dializa peritoneale e vazhdueshme e asistuar nga makina. Ky lloj i dializës shfrytëzon një makinë të quajtur ‘cycler’ për të mbushur dhe zbrazur tretësirën nga barku juaj, zakonisht gjatë gjumit.
 
Titulli: Veshkat, sistemi urinar .

KUSH KA NEVOJث PثR DIALIZث

Dializa e veshkave është trajtim i domosdoshëm për njerëzit me sëmundje të veshkave në stadet e fundit ose me pamjaftueshmëri të përhershme të veshkave. Keni nevojë për dializë nëse keni humbur nga 85 deri në 90 për qind të funksionit të veshkave.

Hemodializa më së shpeshti përdoret për trajtimin e njerëzve që kanë sëmundje të veshkave në stadet e fundit. Ndërkaq, fëmijët që kanë nevojë për dializë, zakonisht i nënshtrohen dializës peritoneale.

اFARث Tث PRITET NGA DIALIZA

Procesi i dializës vetvetiu nuk shkakton dhimbjes ose siklet. Megjithatë, disa pacientë mund të zhvillojnë shtypje të ulët të gjakut, që mund të shkaktojë kokëdhimbje, ngërçe, nauze dhe vjellje. Këto pakëndshmëri zakonisht largohen pas disa seancave.

Nëse jeni në dializë, po ashtu mund të ndjeni se:
- Keni më pak energji. Dializa mund t’u bëjë të lodhur.
- Jeni në depresion. Dëshpërimi është problem i shpeshtë te pacientët me dializë, por zakonisht trajtohet. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni në depresion.
- Keni më pak kohë për t’i kryer gjërat. Dializa e veshkave kërkon orar strikt dhe ndryshime në mënyrën e jetesës që mund t’ju shkaktojë telashe në kryerjen e punëve dhe aktiviteteve të përditshme. Kjo mund të jetë irrituese për ju dhe familjen tuaj. Psikologët mund t’ju ndihmojnë t’i tejkaloni pakënaqësitë dhe dëshpërimin.

Shumica e pacientëve me hemodializë kanë nevojë për trajtim tri herë në javë nga tre deri në pesë ose më shumë orë në ditë. Seanca zakonisht kryhet në një qendër për dializë ose në spital, edhe pse disa pacientë së bashku me ndonjë anëtar të familjes, mund të mësohen sesi ta kryejnë në shtëpi procedurën.

Pacientët me dializë peritoneale kanë pakëz më shumë pavarësi, sepse kjo formë e dializës nuk duhet kryer në ndonjë klinikë. Mund të kryhet derisa pacienti i kryen obligimet dhe aktivitetet e përditshme.

Te njerëzit që shfrytëzojnë dializën peritoneale shqetësim i shpeshtë janë infeksionet e lidhura me përdorimin e kateterit. Pastrimi i zonës së kateterit dhe largimi i baktereve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme. Nëse një infeksion prek zgavrën peritoneale, atëherë nuk mund të vazhdoni më me dializën peritoneale.

Si të parandaloni infeksionet:
• Gjithmonë lani duart para se ta prekni kateterin.
• Mbani një maskë kirurgjike kur të bëni shkëmbimin.
• Përdorni një antiseptik për të pastruar zonën e hyrjes (qasjes).
• Kontrolloni pajisjet tuaja për shenja të kontaminimit.

DIETA

padyshim që duhet t’i kufizoni lëngjet dhe kripërat. Mbani mend se lëngjet nuk gjenden vetëm në pije – supa, pemët, madje edhe akullorja, përmbajnë sasi të madhe të ujit që mund të ndikojë në baraspeshën ujore të organizmit. Po ashtu, mund të këshilloheni të kufizoni ushqimet që kanë shumë fosfor dhe kalium, si dhe të konsumoni ushqim të pasur me proteina.

اFARث NDODH NثSE E NDثRPRITNI DIALIZثN

Dializa nuk është mjekim i dështimit (pamjaftueshmërisë) së veshkave. Nëse veshkat tuaja nuk funksionojnë dhe ju e ndërprisni dializën, veshkat tuaja do të vazhdojnë të dështojnë. Nuk mund të jetoni pa, së paku, një veshkë funksionale, përveç nëse bëni transplantim të veshkës.

Në rast se të dy veshkat tuaja nuk funksionojnë dhe ju nuk keni bërë një transplantim të veshkës, atëherë do të keni nevojë për dializë deri në fund të jetës.
/mjeku.net/
 
Back
Top