Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Veshje alla 4 stinët

fashionmixstinesh1.jpg
Kujdes kur të hiqni nga dollapi rrobat e verës dhe të nxirrni të trashat e vjeshtës. Disa edhe mund t’i lini, që te këmishët transparente e deri tek fustanet prej mëndafshi. Mund të vishen edhe tani. Ja se si...
Këmishë transparente me lule
Në verë: ishte mbulesa e vetme e trupit për të pirë një aperitiv mbi një barkë.
Në vjeshtë: Miss Sixty na kthen në vitet ‘70: këmisha futet tek xhinset me bel të ulët dhe mbulohet deri diku me një triko të punuar rrallë. Një kapelë në kokë e plotëson look-un vjeshtor.

Fustan stil tullumbace me prerje perandorake, pa mëngë
Në verë: ka qenë guri me fat për të nxjerrë në pak dekoltenë dhe shpatullat e bronzta nga plazhi.
Në vjeshtë: Blugirl Blumarine luan me të kundërtat dhe e ngroh fustanin stil dolce vita me një palë doreza leshi, me geta dhe një bluzë të trashë me golf.


Këmishë e lehtë me fantazi lulesh
Në verë: ka bërë figurën e saj të bukur në qytet, me tisin e lehtë dhe të shkujdesur, perfekte edhe për të shkuar në zyrë.
Në vjeshtë: Diane von Furstenberg e lë të dalë nga një xhaketë trekuart super të qëndisur me hapje të madhe dhe një rrip të hollë në bel.

Pantallona të shkurtra me temina të zeza
Në verë: kemi kërcyer me to në diskotekë me një bluzë të hollë ose bust të ngjitur pas turpit.
Në vjeshtë: Enrico Coveri vazhdon të ndezë dëshirën për të kërcyer me një stil punk-fetish, kombinuar me bluzën dhe këmishën shumëngjyrëshe, që bën kontrast me dorezat.

Bluzë mëndafshi gri-perlë
Në verë: ka zgjidhur jo pak probleme edhe në qytet, kombinuar me një fund të hollë ose një palë pantallona me prerje mashkullore.
Në vjeshtë: Emanuel Ungaro e mbulon me një xhaketë rozë të butë që lihet e hapur, për të vënë theksin tek dekolteja, që nxirret në pah nga një palë reçipeta në formë ballkoni.

Fustan-këmishë prej sateni, me fruda mbi dekolte
Në verë: pati momentin e vet të lavdisë alla Amy Winehouse për sexy-party në plazh.
Në vjeshtë: Frankie Morello-n e sheh akoma të veshur edhe në stinën e ftohtë me një peliçe me viza horizontale, me stil paksa retro.
fashionmixstinesh2.jpg

Mini kaftan etnik me mëngë të fryra
Në verë: veshur me xhinse, i dha look-ut një prekje alla vitet ‘70.
Në vjeshtë: Just Cavalli e interpreton me geta të leoparduara dhe një kapelë të gjerë prej shajaku të zi, që do të theksojnë ana tënde chic, duke e braktisur thuajse tërësisht çdo referim folk.

Maksi-këmishë e stampuar
Në verë: ka qenë protagoniste e festave të detit, duke na dhuruar një pamje prej dive.
Në vjeshtë: mund të vishet edhe në pasditen e vonë, me kusht që të çmitizohet, siç bën Laura Biagiotti, me një triko të butë e të bollshme, pa jakë dhe me xhepa. R jeta
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back