Veseli ndjek Thaçin

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës ia ka hapur rrugët Kadri Veselit ta marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend.

Më 7 maj të këtij viti ish-shefi i SHIK-ut pritet të konfirmohet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilën për 16 vjet me radhë e kishte drejtuar Thaçi.

Analistët politikë thonë se Veseli pasi të zgjidhet kryetar i partisë, mision të ri do ta ketë edhe drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilën për dy mandate e kishte drejtuar paraardhësi i tij në PDK.

Matoshi: Thaçi dhe Veseli e çojnë Kosovën në zgjedhje

Publicisti Halil Matoshi thotë për “Zërin” se ngjitja e Thaçit në krye të shtetit dhe ardhja e Veselit në krye të partisë është e kalkuluar mirë.

“Pasi që Thaçi e mori votën e LDK-së, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse PDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e reja, atëherë ai do të bëhet kryeministër, për ta kapur përfundimisht shtetin kosovar, i cili do t'i shërbejë dyshes Thaçi dhe Veseli për të siguruar fuqi dominuese në shoqërinë kosovare. Pushtet dhe para”, shprehet Matoshi.

Megjithatë, Matoshi nuk parashikon një rënie të PDK-së nën udhëheqjen e Kadri Veselit.

“Nuk parashihet rënie e shpejtë e kësaj partie, sepse ajo aktualisht, nuk është vetëm organizatë politike dhe ideologji, porse është interes i klientelës”, ka thënë Matoshi.

Gjithnjë, sipas tij, Veseli nuk do të jetë një lider karizmatik sikur Thaçi. Këtë dobësi ai pritet ta zëvendësojë në një tjetër mënyrë...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)
auto_Hashim-Thaci-Kadri-Veseli1457851340.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top