Vërtet dashuria dhemb

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0813075414105_m.gif


Edhe po qe se asnjëherë nuk ju është thyer zemra, me siguri ju është e njohur ndjenja e frikës se a do t’ju kthehet dashuria. Shkencëtarët kanë ardhur deri te zbulimi që hormoni oksitocinë i bën kujtimet të dhembshme dhe shumë intensive.
Hulumtimin të cilin e ka bërë grupi i Universitetit Nortvestern dhe i ka publikuar në korrik të këtij viti, ka treguar se njëri ndër funksionet e këtij hormoni është që të forcojë edhe kujtimet, mirëpo nëse ato janë të dhembshme dhe shqetësuese, oksitocina i bën edhe më intensive.

Kështu, po ky hormon, i cili ju sjell kënaqësi në dashuri, ka funksionin edhe për t’i bërë kujtimet të pakëndshme edhe më të fuqishme.

E kemi kuptuar rolin e dyfishtë të oksitocinës në shkaktimin dhe në reduktimin e anksiozitetit, mirëpo në saje të këtij hormoni mund të perfeksionojmë trajtimin hormonal me të cilin ndjenjat pozitive do të zhvilloheshin duke eliminuar ato negative.

Shikuar nga këndi mjekësor, dashuria nuk rrjedh nga zemra, por nga truri. “Dashuria është ajo, që njeriun e bën njeri, aftësinë për të ndjerë dhe të mos ndjerë. /Telegrafi/
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

Shikuar nga këndi mjekësor, dashuria nuk rrjedh nga zemra, por nga truri. “Dashuria është ajo, që njeriun e bën njeri, aftësinë për të ndjerë dhe të mos ndjerë. /Telegrafi/

Hmmmmm, paskan ba zbulim epokal :hmm::hmm::hmm:
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

dhe nga Eksperienca personale them qe edhe te dhemb edhe s'te dhemb, per mua kjo ndjenje vjen nga zemra, kur me lendohet zemra atehere e di qe vertet ai person ka qene special per mua, perdryshe thjeshte proces ne vazhdim, qe eshte normale ne perputhje me jeten :)
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

personalisht gjerat qe mund te me bejne te ndihem keq, e kam te veshtire t'i kujtoj.
madje kete e kam diskutuar edhe me nje mikeshen time psikologe. per fat te mire, organizmi im di si te mbrohet nga mendimet e keqija. ka shume momente te cilat nuk i kujtoj dot sado te perpiqem, ose i kam sh te mjegullta... do kem "arkive" interesante te mendimeve me efekte negative :p
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

Mir e ke Kreta, edhe ne fakt ste duhet gje te kujtosh :).... çka shkoi, perfundoi, pse te mendohet më?

Me heret ne te kthyer, degjova nje kenge papritur: style nga Shqipëria, qe me beri te mendoj. Ja kjo ishte:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

Dhemb re si nuk dhemb lol
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

Dhemb dhemb,por me shume se dashuria dhemb nje gje tjeter.
 
Titulli: Vërtet dashuria dhemb

Dashuria nuk dhemb.
Dashuria ushqen veten qe te rritet.
Ndryshe S"do ishte dashuri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top