Vermonti, shteti i parë në SHBA që po shkon drejt legalizimit të marihuanës

download-10.jpg

Vermonti me prirje liberale mund të bëhet shteti i parë në SHBA që legalizon marihuanën nëpërmjet legjislacionit dhe jo nëpërmjet votuesve, një lëvizje që avokatët e drogës thonë se mund shpejtojë pranimin e saj në të gjithë kombin.

Përfaqësuesit e shtetit këtë muaj janë të vendosur për të kaluar një ligj të miratuar nga Senati në shkurt e që do të lejojë të rriturit mbi 21 vjeç të blejnë dhe të tymosin drogë duke filluar nga 2018-a.

Lëvizja erdhi pas një viti dëgjesash në Senat, që ligjvënësit thonë se i lejoi ata që të vlerësonin limitet e përshtatshme të përdorimit të drogës. Propozimi aktual do të ndalojë përdoruesit të rrisin bimë në shtëpi dhe të shesin produkte që kanë në përbërje marihuanë.

Por ligjvënësit duhet të veprojnë para se të dalë muaji maj, kur përfundon ky sesion parlamentar, një afat që mund të jetë i vështirë për t’u arritur. ثshtë e paqartë nëse ai ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë së kontrolluar nga demokratët për të kaluar. Ligji do të vendosë 25% taksë mbi shitjen e drogës, e cila do të financojë programe për zbatimin e ligjit të drogës.

Katër shtete, Kolorado, Uashingtoni, Oregoni dhe Alaska po ashtu dhe distrikti i Kolumbias, e kanë legalizuar marihuanën me votë dhe votuesit në katër shtete, përfshirë Masaçusetsin fqinj, kanë për të votuar mbi legalizimin në muajin nëntor. Droga vazhdon të mbetet e paligjshme sipas ligjit federal./Syri.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top