PRISHTINث- Barrikada në anën veriore të urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër, është betonuar të shtunën në mbrëmje pas përforcimeve shtesë nga grupet serbe dhe ka arritur lartësinë katër metra.
Barrikadat e ngritura nga grupet e serbëve vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara të gjitha rrugët në veri të Kosovës, ndërkohë media serbe njofton edhe për ngritjen për herë të parë të një barrikade në anën e Serbisë, para vendkalimit kufitar në Jarinjë.
Vendkalimi kufitar në Jarinjë është hapur dje paradite nga KFOR-i, por njoftohet se është është mbyllur gjatë natës dhe është hapur përsëri në mëngjes. Në Jarinjë, "kalimi mbyllet në orën 19:00 dhe hapet në orën 07:00", njofton media serbe duke iu referuar EULEX-it.
Por, lëvizja e lirë pengohet nga barrikadat nëpër rrugë, tashmë nga të dy anët e vendkalimit kufitar në Jarinjë.
(d.b/BalkanWeb)