Erblinaa
Anëtar i ri
Vera kosovare Stonecastle, në supermarketet më të mëdha britanike
Vera e kuqe, Stonecastle, prodhim më i fundit i bodrumit të verës në Rahovec, e cila ka pushtuar treyzat e qytetarëve të Kosovës për shkak të shijes dhe cilësisë së saj shumë të mirë, ka gjetur hapësirë shitjeje edhe në tregun perendimor.
Siç raporton websajti i specializuar News | Off Licence News - The Voice Of Drinks Retailing, vera nga Republika e pavarur e Kosovës, për herë të parë do fillojë të shitet në Britani të Madhe.
“Vera e prodhuar nga rrushi vranac Stoncastle, që nga muaji mars do të lansohet dhe shitet në supermarketët më të mëdha të Britanisë së Madhe''.
''Ajo do të importohet nga prodhuesi i verës Stoncastle nga Rahovec i cili ndodhet në territorin e Ballkanit. Importimi do të bëhet nga kompania NWWS në krye me David Rowe” , thuhet në njoftim të kësaj të këtij websajti.
Kompania NWWS operon në Evropë dhe Azi.
“Gjithashtu ekzistojnë planet për dërgesimin e verës nga Sarda Group në Indi dhe Republikën e Gjeorgjisë”, thuhet më tej.
Bodrumi i verës në Rahovec është privatizuar gati prej dy vitesh dhe njëri prej aksionarëve kryesorë të saj është edhe biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari. Ai ka premtuar që kjo lloj vere cilësore, do të gjejë treg edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/