Vendoset kontrolli në kufi, ROSU tërhiqet

Kresha

A pretty face can never trick me
Ndërhyrja e policisë speciale të Kosovës për të vënë nën kontroll dy pikat kufitare në veri, është realizuar.

“Aty tash do të vendosen gradualisht doganierë dhe policë shqiptarë për të zbatuar masën e reciprocitetit për mallrat serbe. Ky ka qenë qëllimi i aksionit”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, të martën për Express.

Ai shtoi se Policia Speciale ROSU nuk janë doganierë, e as policë kufitarë, për të qëndruar më gjatë në pika kufitare dhe doganore.

Sipas tij, tani do të pasojë tërheqja graduale e njësiteve speciale dhe do të bëhet zhbllokimi i rrugëve nga serbët lokalë.

Megjithatë, siç raporton RTK bazuar në burime brenda KFOR-it, është arritur marrëveshje në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe negociatorit në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviq për tërheqjen e forcave speciale të policisë (ROSU) nga postblloku në Jarinje.

Mirëpo, pas tërheqjes së ROSU, në pikat kufitare do të vendoset policia e rregullt e Kosovës, shumica e të cilëve të nacionalitetit serb, sikurse që është premtuar edhe zhbllokimi i rrugës nga protestuesit serbë. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top