Vendim: Sipas Kodit të Veshjes... një Miss e përjetshme

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Vendim: Sipas Kodit të Veshjes... një Miss e përjetshme

Domosdoshmëria “taka” për pasarelat nuk i është kthyer në maninë për t’i veshur ato në çdo orë të ditës. Financierja e ardhshme, llogaritë përsa i përket përshtatjes me mjedisin dhe kohën nuk harron kurrë t’i bëjë me mend para se të nxjerrë veshjet nga gardëroba.

Rezultati: Irsa Demneri di të mbetet Miss... e mbron fiziku i saj dhe Kodi i Veshjes, që ajo e njeh mirë





Një Miss-i ndërkombëtar, para pak vitesh, po i diskutohej kurora, pasi brenda vitit që ajo mbante titullin e konkursit të bukurisë, priste një fëmijë. Një Miss nuk mund të jetë nënë, sa kohë është Miss. Por një Miss nuk mund as të shndërrohet në një vajzë të kolme apo të ngjitet në skenë si përfaqësuese e bukurisë së një vendi, e veshur me xhinse. Pastaj, përveç këtyre, janë ca detyrime të pashkruara që për dikë që ka fituar një herë një konkurs bukurie, mbeten përherë të vlefshme: duhet që imazhi të jetë i kuruar, brenda standardeve të bukurisë dhe elegancës.

Por Miss-et nuk lindin, vajzat e bukura po. Miss-et shpallen. Siç ka ndodhur me Irsa Demnerin. E cila ka rënë në sy për pamjen e saj fare herët e pastaj, nga një vogëlushe, është shndërruar në një zonjushë plot elegancë, që di të të ecë e sigurt majë takave të holla e të prezantohet në mjedise plot me njerëz të njohur. Vetëm se e veçanta është se ajo, të nesërmen në mëngjes, ndoshta ndryshe nga shumë vajza të ngjashme me të, është përsëri e veshur sport. Në shkollë, për shembull, për sa i përket veshjes, është më pak “Miss” se bashkëmoshataret e saj, të hipura majë takave e të veshura si për party që në orët e para të mëngjesit. Për Irsën, të mësuarit me taka në skenë apo në mbrëmje nuk përkthehet në harresën e të ecurit me atlete në mëngjes.



Duket se nuk ka frikë t’i mbyllë rregullat e pamjes chic në çantat e vogla të dorës, të cilat i lë në raftet e tyre, për t’i zëvendësuar me të tjera më të mëdha, që i përshtaten veshjeve casual apo sportive të paradites, ku ka vend boll për gjithë xhinglat që i hyjnë në punë, madje edhe për një libër voluminoz me rregulla, po të ishte i nevojshëm. Por të paktën atë të kodit të veshjes nuk e merr me vete. Nuk i duhet. Duket se e ka mësuar mirë. Prandaj rrugën për në shkollë e ka marrë përherë e qetë: e veshur me xhinse dhe t-shirt. Dhe pasditeve pastaj nuk e ka parë me frikë lartësinë e takave. Kjo frikë është shkelur prej kohësh në fakt.

“Kur kam marrë pjesë në konkursin e bukurisë Miss Tirana, isha në vit të dytë gjimnaz dhe nuk mbaja kurrë taka. Më vjen për të qeshur me veten që në atë kohë, kur bëja prova, ecja me taka si të isha sipër një filli peri”. Por tani, tre vjet më e rritur, ka nisur t’i koleksionojë këpucët e sandalet e larta. Jo vetëm centimetrat e tyre e kanë rritur atë; janë përvojat e jetuara në këto vitet e fundit që e kanë bërë imazhin e Irsës nga një fletë vizatimi, të zhvendoset në një përmasë të re, konturuar nga një kornizë e shtrenjtë. Dhe e tëra kjo është arritur me aksesorë e centimetra nën thembër, me fustane elegante e bizhuteri të shkëlqyeshme, me detaje të vogla e përpjekje të mëdha për të qenë ajo që të tjerët presin që një Miss të jetë. “Në këto vite kam mësuar t’i bëj takat si atlete e ta prezantoj veten në mjedise të cilat më parë as nuk i merrja me mend”.

Por ja, që pas fitimit të kurorës së Miss Shqipërisë, këto mjedise: skena spektaklesh, radhë karrigesh në krah të skenës apo në vijën e parë në salla, festa të llojllojshme, u bënë destinacioni i zakontë i ftesave që i vijnë Irsës, prandaj dhe ajo nuk ka si t’i mbyllë derën stili të ri të jetës, i cili hyn së pari në gardërobë.

Ngjyra e artë, e blertë, por edhe ato klasiket e zezë dhe e bardhë, i janë dukur sfond më i sigurt për imazhin e ri. Ndërsa modelet e fustaneve, të puthitur pas trupit për të ravijëzuar sensualitetin, ose belshtrënguar që kontrastojnë me volumin e dantellave afër gjunjëve për një pamje më lozonjare, i janë bërë strehë për linjat e brishta trupore të një Miss-i, që kërkon të theksojë feminilitetin pa i kërkuar vite të ardhmes. Sepse Irsa, ndryshe ndoshta nga një pjesë e mirë e vajzave të spektaklit, ndaj moshës së saj (është 18 vjeç), nuk ka ndonjë inat të grumbulluar. ثshtë një marrëdhënie që ajo e ka ruajtur të pashformuar, ashtu si dhe marrëdhënien e mjedisit me veshjen dhe stilin, nga e cila, realitetit tonë i dhurohen në çdo kënd që të zënë sytë shfaqje nga më të çuditshmet personazhesh të pispillosur në skenën e gabuar të paraditeve aktive.

Irsa këtë ka pasur kujdes të mos e bëjë kurrë. “Paraditeve, kur shkoja në shkollë, kam veshur përherë atlete, xhinse dhe bluza sportive. Në dimër, këtyre u shtoja dhe një shall. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë që të nisem për në shkollë e grimuar dhe e pispillosur”. Ama jo se nuk e bën këtë kurrë. Irsa, marrëdhënien me produktet e grimit, pjesën më elegante apo “sexy” të gardërobës dhe raftet e këpucëve të larta, e vendos pasditeve apo mbrëmjeve, kur hyn në petkat e një vajze të metropolit tonë. Por pa e tepruar.

“Ekzagjerimet nuk më pëlqejnë, si për shembull dekoltetë e tepruara apo e tërë shpina jashtë. Veshjet e mia kanë diçka sensuale, por jo deri në vulgaritet”.

Dhe kur bëhet fjalë për skenën, ky lloj parimi nuk rrëzohet, përshtaten vetëm veshjet. Që herë janë të butikëve sponsorizues, si për shembull gjatë prezantimit të “Netëve të klipit shqiptar”, dhe herë të tjera të sajat, si për shembull në netët e emisionit “Color bar”, ku Irsa ishte pjesë e jurisë që vlerësonte amatorët konkurrentë. “Ky emision më erdhi në ndihmë edhe për të përdorur disa veshje që i kisha blerë pikërisht për në ekran, sepse më kishin pëlqyer dhe pastaj për mungesën e rastit kishin mbetur në gardërobë”. Diçka që i ndodh edhe me bizhuteritë: jo aq me ato Swarovski të preferuarat e saj, të cilat “përveç klasit, kanë edhe diçka rinore” dhe mund të përdoren më shpesh, por me disa të tjera. “Ble ndonjëherë disa bizhuteri pak të rënda, skenike – nuk është e thënë të shtrenjta – të cilat nuk mund t’i mbaj më kur nuk jam në skenë”.

Atë përkufizimin për sa i përket shpenzimeve, Irsa nuk e thotë aspak me gjysmë zëri. Ajo shpenzon, dhe jo pak, për veshjet (si për shembull për një fustan Moschino), por ama jo duke synuar të ketë në gardërobë rekorde të garës së shpenzimeve, të firmosura nga emra të mëdhenj të fushës së modës. ثshtë ende e drejtuar nga shijet e saj në tregun e veshjeve apo këpucëve se sa nga firmat e njohura, të cilët mund t’ia dallosh më tepër në këpucë dhe aksesorë: një palë këpucë Catwalk, një palë Batta, nga dy palë atlete Nike dhe Adidas, një çantë Fendi apo dhe disa syze dielli. “Nuk synoj të vishem me firma. Në rast se një veshje më pëlqen dhe më rri mirë, atëherë e ble pa u shqetësuar që nuk është veshje marke”. Nuk angazhohet shumë as për t’i kushtuar një orar të caktuar daljes për shopping. Deri tani i ka funksionuar ajo taktika tjetër, që në rast se papritur diçka ia tërheq vëmendjen, ajo shkon e provon dhe pastaj vendos ta blejë. “Kështu edhe gardëroba mbushet më shpejt”. Por ndoshta, më shumë se ajo vetë, “tregun e studion” e ëma. Mami i Irsës, duke njohur shijet e së bijës, duke i ditur tashmë ngjyrat që i shkojnë dhe ato që funksionojnë në ekran, është shumë e vëmendshme në butikë, aq sa shpesh kthehet me propozime konkrete.

Këto kohë, për shembull, ajo e di që Irsës i duhen ca bluza të reja sportive për në shkollë apo dhe xhinse, sepse këto, prej vitesh, janë uniforma e padetyrueshme, që Irsa ka zgjedhur të mbajë deri në drekë. Por ndryshe nga ç’ka ndodhur me vitet e gjimnazit, tani që do nisë të studiojë Financë në Universitetin Europian të Tiranës me një bursë që e ka fituar pikërisht si Miss Shqipëria, ka vendosur të bëjë një ndryshim. “Në të vërtetë, ende nuk e njoh mjedisin që më pret, por do jem më pak bebe se në gjimnaz. Unë aty po shkoj si studente, por përderisa bursën e kam fituar si Miss, do ruaj aq sa është e hijshme për në një universitet imazhin e një Miss-i. Nuk do ta mbaj atë shallin tim në dimër dhe në vend të atleteve do vesh këpucë më serioze me taka të ulëta”. Dhe pse tani një vajzë tjetër mban titullin Miss Shqipëria, Irsa, atë detyrimin e pashkruar për një imazh të kuruar brenda normës së të bukurës dhe elegantes, e ka çdo çast para syve. Sepse dhe po ta harronte për pak kohë kurorën e bukurisë që ka mbajtur, ajo edhe si një vajzë e thjeshtë është fanse e një “imazhi përherë të kuruar, por jo të rënduar; ku veshja duhet të jetë e bukur, por mbi të gjitha e përshtatshme”.

Prandaj ka ca Miss-e që, si senatorët, mbeten të përjetshme. Irsa Demneri është në rrugë të mbarë.


Revista Jeta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top