Erblinaa
Anëtar i ri
Vendim që shkatërron ekonominë
Ibrahim Berjashi, BOTA SOT
Derisa koalicioni “Për Ulqinin evropian” i cili ushtron pushtetin vendor edhe ka shumicën në parlamentin lokal, e quan sukses dhe vlerëson se do të hapë perspektivë të rëndësishme për investuesit e vendit dhe të jashtëm, Forca e Re Demokratike- Forca, partia kryesore opozitare në Ulqin, e cila anëtarësinë bazë e ka tek komuniteti i biznesit, miratimin e vendimit mbi kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore e sheh si një “grusht” të rëndë ndaj ekonomisë, edhe ashtu, të varfër të Ulqinit. Nënkryetari i Forcës, Genci Nimanbegu, shef i klubit të këshilltarëve të kësaj partie thotë për “Bota-sot” se ky vendim për rregullimin e tokës ndërtimore të Komunës së Ulqinit ose edhe më mirë të themi, vendimi për komunaljet të cilën Koalicioni “Për Ulqinin evropian” e ka miratuar ditë më parë në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit vendor nuk ka asgjë që bazohet në deklarimet principeve evropiane. Para së gjithash, shton Nimanbegu,vendimin nuk e përcjell, nuk i kyç dispozitat e domosdoshme nga Ligji për rregullimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve, e po ashtu as terminologjinë e cila flet për rregullimin e hapësirës komunale, nuk i përfill principet dhe qëllimet themelore të Ligjit për rregullimin hapësinor dhe ndërtimit të objekteve të pajisjes me leje ndërtimi,sidomos shkarkimi nga obligimet fiskale për investitorët në periudhën e ndërtimit të objektit.
Nimanbegu, vazhdon me qëndrimin e Forcës lidhur me këtë vendim kaq “të dëmshëm për biznesin e Ulqinit”, duke theksuar se as shqyrtimi publik nuk ka pasur rrjedhë normale dhe në favor të qytetarëve të Ulqinit, pikërisht një vit më parë, para hyrjes në fuqi të Ligjit të ri,”duke mos pasur të shënuara tribuna të hapura,të cilat janë të domosdoshme për një vendim të tillë. Sipas nënkryetarit të Forcës,vendimi në preambulë mbështetet pikërisht në dispozitat e Ligjit nga gushti i vitit 2008. Ai mendon se vendimi nuk ka për qëllim rregullimin komunal, por vendosjen e vështirësive shtesë për qytetarët dhe ekonominë, me qëllim të shtimit të mjeteve buxhetore,të cilat sigurisht “do të shpenzohen atje ku nuk janë paraparë,gjegjësisht për qëllime operative”.
Si pengesë kyçe e implementimit të infrastrukturës së rregullimit të tokës ndërtimore, Forca sheh mungesën e planeve të hollësishme urbanistike. Duke u nisur nga fakti se shumica e investuesve (qytetarët dhe ndërmarrjet) mbi 90% të infrastrukturës,primare apo sekondare i kane ndërtuar nga mjetet e tyre. Pikërisht kësaj çështjeje i është dashur kushtuar një kujdes më i merituar edhe të hiqen shpenzimet, përkatësisht obligimet e quajtura komunalie. Dihet mirëfilli se “rreth kompensimit të mjeteve të investuara (për ujë, rrymë elektrike, kanalizim, rrugë, etj.), për të cilat vendosin nëpunësit dhe kryetari i Komunës, hapin mundësi të reja për keqpërdorim dhe korrupsion ndaj qytetarëve. Ligji i ri parasheh shumë lehtësime, qoftë për pagesat e kompensimeve apo marrjen e lejes së ndërtimit. Më nuk është kusht parapagesa e komunaleve. Por, me vendimin e Komunës së Ulqinit parashihet edhe paradhënie e kompensimit, madje edhe për disa vendbanime për të cilat akoma nuk ka Program të rregullimit, gjë e cila është krejtësisht në kundërshtim me ligjin. ”Rritja e kompensimeve për infrastrukturën komunale, në vend se të inkurajojë zhvillimin e biznesit të mesëm dhe të madh,ky vendim do të ndikojë në thellimin e trendit të recesionit,i cili edhe kështu tashmë është i pranishëm që reflektohet në stagnimin dhe rënien e aktiviteteve ekonomike në territorin e Komunës së Ulqinit.
“Forca e Re Demokratike do të iniciojë vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendimi dhe njëkohësisht do të kërkojë nga Ministrja për Zhvillim Ekonomik dhe Ministria për Turizëm që të kyçen në këtë çështje,të ndihmojnë dhe ndalojnë zbatimin e këtij vendimi , i cili do t’ u sjellë pasoja investuesve, të cilët, eventualisht në të ardhmen do të zgjidhnin Ulqinin për të investuar”,- shprehet nënkryetari i Forcës së re Demokratike, Genci Nimanbegu.
Për kryetarin e Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe personin kryesor të koalicionit “Për Ulqinin evropian”, Luigj Shkreli, kritikat që arrijnë nga opozita, përkatësisht nga Forca i shoh të pabazë.
Ditë më parë, policia e Ulqinit me urdhër të prokurores së lartë të shtetit ka arrestuar tre inspektorë të ndërtimtarisë së Komunës së Ulqinit, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë marrë ryshfet nga investuesit dhe kryesit e punimeve të objekteve të mëdha, të ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme në territorin e Ulqinit.bota sot