Vendi ku albinot vriten për t’i mbajtur hajmali

Arfenilla

Themelues i Forumit
tanzaniaaaaaa1802.jpg
Një vend i Afrikës juglindore, Tanzania, nuk është shteti i duhur ku mund të jetojnë albinot, siç njihen ndryshe njerëzit e prekur nga një sëmundje që i privon nga pigmenti i lëkurës, duke i dhënë asaj një bardhësi të pazakontë.

Një 7-vjeçar i prekuar nga kjo sëmundje, me lëkurë veçanërisht të bardhë ndonëse i lindur nga dy prindër me ngjyrë, u rrëmbye dhe u gjymtua, nga pjestarë të shoqërive tradicionale, që përdorin pjesët e trupit të albinove për rituale të dyshimta magjie.

Ky është vetëm rasti i fundit i sulmeve ndaj albinove, ndërsa disa raste të tjera kanë pasur pasoja fatale në javët e fundit.

Djaloshi i quajtur Mvigulu Magesa është duke u rikuperuar në një spital të kryeqytetit Dodoma, në të njëjtin vend ku katër ditë më parë u shtrua një grua albine, nënë e katër fëmijëve, të cilës i prenë një krah me hanxhar.

Në Tanzani, një vend me 45 milionë banorë dhe të ardhura për frymë tetë 8-10 herë më të ulta se të Shqipërisë, besohet se gjymtyrët e bardha apo një pjesë trupi nga një albino sjell fat dhe pasuri.

Albinizmi është një sëmundje e shkaktuar nga një kombinim i tillë gjenetik, që bën që në trup të mos prodhohet melanina, pigmenti që i jep ngjyrën lëkurës dhe që mbron organizmin nga rrezet ultravjollcë të Diellit.lajmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top