Vendet më të famshme për turizëm mjekësor

elbruna

Anëtar i Respektuar
Amerikanët mund të kursejnë deri në 75 përqind nëse i kryejnë shërbimet dentare në fqinjin e yre jugor. Sigurisht, jo kushdo mendon se të udhëtosh në vende të largëta për të marrë shërbim mjekësor është një ide e mirë. Sipas doktorit amerikan Allen Lechtman “asnjë prej këtyre procedurave nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë njerëzit. Në çdo kohë, kushdo që bën operacion, apo qoftë edhe procedura më e thjeshtë dentare, mund të pësojë komplikacione. Dhe çfarë ndodh nëse dikush kthehet në vendin e tij dhe përballet me komplikacione, pasi ka kryer një ndërhyrje në një vend çfarëdo të globit?” Natyrisht që turizmi mjekësor ka rreziqet e tij. ثshtë shumë e rëndësishme që turistët mjekësorë të dinë se në çfarë disiplinash mjekësore janë të specializuar vendet drejt të cilave nisen. Brazili, për shembull, është i specializuar për ndërhyrje kozmetika, Meksika është e njohur për shërbimet dentare dhe sidomos për zbardhjen e dhëmbëve. Dhe ndërkohë që disa vende si India, kanë një histori të gjatë të trajnimit mjekësor të vendasve të tyre jashtë shtetit, vende të tjera si Tajlanda, Singaporit, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanë vënë në krye të prioriteteve prej vitesh, sistemin e tyre shëndetësor.

Singapor

Singapori ka shumë spitale impresionuese dhe shumë doktorë të trajnuar më së miri, shoqëruar me staf mjekësor që është në gjendje t’i ofrojë shërbime mjekësore popullatës prej 4.5 milionë banorësh. Pikërisht për këto arsye, ky ishull i vogël mirëpret më shumë se 200 mijë njerëz të sëmurë nga çdo vit, të cilët mbërrijnë nga e gjithë bota. اmimet janë në mënyrë të veçantë të arsyeshme. Mbajtësit e ritmit apo stimuluesit kardiakë instalohen vetëm për 550 dollarë.

Meksikë

Shumë doktorë në Meksikë janë specializuar në procedura që s’mbulohen nga shërbimet shëndetësore në SHBA, siç janë disa lloj operacionesh kozmetike, për humbje peshe, shërbime dentare etj. Amerikanët sidoqoftë mund të kursejnë 50-70 përqind në shërbimet dentare në Meksikë. Specialistët shprehen se sistemi shëndetësor në Meksikë nuk ka ndonjë cilësi të admirueshme por për shkak të çmimeve në kufijtë me SHBA-në janë vendosur shumë qendra shëndetësore dhe ekonomia mjekësore është rritur nga vizitat ndërkombëtare.

Kosta Rika

Specialistët vlerësojnë se 14 përqind e turizmit ndërkombëtar të Kosta Rikës ka natyrë mjekësore. Pjea më e madhe e këtyre shërbimeve ofrohet në klinika private në San Joze dhe në periferinë e “amerikanizuar”, Eskazu. Edhe pse shumë turistë vijnë për shërbimet kozmetike dhe dentare, Kosta Rika dallon për qendrat mjekësore të pajisura me të gjitha aparaturat më të mira dhe luksoze. Me stafe të mëdha dhe atmosferë festival, këto qendra mjekësore të tipit të hoteleve shërbejnë për të tërhequr pacientë.

اeki

Më parë, sistemi shëndetësor në atë që dikur quhej اekosllovaki mund të cilësohej pa frikë si i parregullt. Por sot, kryeqyteti i اekisë është gjithnjë e më shumë në rritje si destinacion për turistët mjekësorë. Prej shumë vitesh turistët anglishtfolës udhëtojnë nga Britania e Madhe dhe SHBA drejt klinikave ceke. Ato janë më të interesuar për ndërhyrjet kirurgjikale plastike dhe injeksionet kozmetike, siç është Botox. اekia gjithashtu po formon reputacion të admirueshëm për heqjen e tatuazheve.

Brazil

“Femrat braziliane kanë trupat më të bukur të botës”, shprehet Michael Boeckle, pronar i kompanisë kozmetike të udhëtimit “CosmeticVacations. com”. “Shumica e këtyre femrave i kanë nga natyrat trupat e tillë, por nëse ndonjë prej tyre ka nevojë për ndihmë hyn në lojë kirurgjia plastike”. Brazili i merr shumë seriozisht procedurat mjekësore kozmetike. Një kirurg plastike duhet të kryejë pesë vite praktikë përpara se të marrë certifikatën, ndërsa në SHBA një kirurg mjafton të bëjë 36 muaj kirurgji të përgjithshme.

Hungari

Prej kohësh destinacion i preferuar i gjermanëve dhe austriakëve për shërbimet dentare, Hungaria po fiton terren dhe ndër vendet e tjera. Nëse për një ndërhyrje kirurgjikale në rastin e kancerit të gojës, në një prej këtyre vendeve duhen 30 mijë dollarë, në Hungari mund të mbarosh pune me gjashtë mijë dollarë. Një qytet që është në kufi me Austrinë po kthehet në një destinacion të lakmuar për turistët mjekësor dhe ka filluar të njihet si “qyteti dentist” për shkak të gjithë këtyre vizitave. Për klientët që kanë komplikacione pas trajtimeve, dentistët ofrojnë shërbim falas për rregullimin e problemit.

Malajzi

Si një koloni angleze deri në vitin 1957, infrastruktura e Malajzisë është e shkëlqyer dhe gjuha angleze është mjaft e përhapur. اmimet janë 30-50 përqind më të lira se në Singapor. Ndërhyrjet e kockave të legenit mund të arrijnë deri në 6800 dollarë. Për operacione serioze këshillohet që turistët mjekësore të interesohen më shumë dhe të marrin opinione në masë të gjerë. Gjithashtu, të këshillueshme janë konsultat e përsëritura dhe testet e kryera më shumë se një herë.

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut mund të duket shumë larg, për të marrë rrugën deri atje për një doktor, por për shumë pacientë kjo është dhe arsyeja pse zgjedhin këtë destinacion. Për ata që duan trajtime kozmetike ose për varësinë nga alkoli ose droga dhe nuk duan që ta dijë njeri, ky vend është më se i përshtatshëm. اmimet nuk janë më të ulëtat në botë, por ky vend tërheq më shumë njerëzit e famshëm që duan të kurohen në kushte private ndaj çmimi përfshin dhe këto lehtësi. Dhe ajo çfarë është shumë e rëndësishme, është se shumë prej këtyre shërbimeve përfshijnë dhe ekspedita gjuetie.

Tailandë

Për shumë vite, Tajlanda ka qenë e njohur si destinacioni, ku mbërrije si “ai” dhe largoheshe si “ajo”. Kur ekonomitë aziatike u dobësuan përpara dhjetë vitesh, komuniteti mjekësor tajlandez përfitoi nga valuta e tyre e lirë dhe përmirësoi infrastrukturën mjekësoe për të tërhequr vizitorët ndërkombëtarë, më së shumti në fushën neurlogjisë, sëmundjeve kardiovaskulare, ortopedi dhe okulistikë. Qershia mbi tortë është spitali “Bumrungrad”, i cili përbëhet nga 900 mjekë dhe dentistë.

Indi

Turizmi mjekësor është shpikur në Indi, thonë ekspertët. Ka filluar para dhjetë vitesh kur radha e njerëzve në Britani për ndërhyrje kardiovaskulare dhe osteografi ishte aq e gjatë, saqë njerëzit vdisnin përpara se të arrinin në tavolinën e operacionit. Sot, India tërheq më shumë se 150 mijë pacientë ndërkombëtare në vit. Ky volum i lartë pacientësh ka avantazhet e tij. Ndërkohë që një kirurg amerikan s’ka pasur mundësinë për të kryer shumë operacione një kirurg indian ka kryer 550 të tillë dhe shkalla e suksesit është 95 përqind.
ikubINFO
 
Back
Top