Kresha
A pretty face can never trick me
Emri i Ramush Haradinajt po vazhdon të qarkullojë edhe më tej në kontinentin afrikan.
Kërkesa e kryengritësve myslimanë që ish kryeministri i Kosovës të përfshihet si ndërmjetës në konfliktin e tyre me qeverinë ugandeze, është shoqëruar edhe me një rekomandim.
Kryengritësit kanë kërkuar që përfaqësues të Qeverisë në Kampala të realizojnë një takim me Ramush Haradinajn.
Sipas tyre, takimi do duhej të zhvillohej në Londër, ku edhe mund të merren më shumë informacione për Haradinajn.
Këtë lajm e ka konfirmuar të premten për Express John Nagenda, Këshilltar Senior për media i presidentit të Ugandës.
"Mund të konfirmoj se rebelët e ADF'së (Forcat Aleate Demokratike) ose sido që e quajnë vetën, kanë propozuar ish kryeministrin e Kosovës për të ndihmuar në dialog ose paqe me qeverinë", ka thënë Nagenda.
"Rebelët kanë propozuar që ne të shkojmë ta takojmë e të informohemi për z. Haradinaj në Londër", ka thënë ai.
Nagenda ka thënë se aktualisht ky sugjerim është i papranueshëm. "Në këtë fazë, për ne kjo është e papranueshme. Siç thash, duhet të shikojmë këtë propozim dhe seriozitetin e rebelëve".
Tre ditë më parë, agjencia e lajmeve AFP kishte cituar zëdhënësin e ADF'së, Assad Mukasa, duke përmendur Haradinajn si të preferuarin e tyre për ndërmjetësim në këtë konflikt.
Lajmi ishte konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm i Ugandës, i cili ka folur për mundësinë që një delegacion ugandez të vijë në Kosovë për të takuar Haradinajn.
Sido që të jetë, Këshilltari Senior për media i presidentit të Ugandës ka thënë të premten për gazeten Express se gjithçka është në një fazë preliminare. Por, ka theksuar se Uganda do ta konsiderojë propozimin që kanë bërë kryengritësit. Ai thotë se personalisht është skeptik për propozimin. (EXPRESS/INA)