Vêna e perëndive pellazge, “mrekullia antike e ilirëve” dhe kulti i Isidës në Iliri

Love

βeℓℓe â๓e
Aristoteli (384-322 p.e.r.), “De Mirabilibus Auscultationibus/Mbi mrekullitë e dëgjuara” e disa autorë të tjerë antikë dhe autorë bashkëkohës
Nga:
Agron Lluka


200px-Aristotelis_De_Moribus_ad_Nicomachum.jpg
“Historia e Shqipërisë”, në botimet e ribotimet e para dhe në ribotimin 1967, e kishte anashkaluar “verën e mjaltit” dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të saj, duke e ngatërruar bashkë me verëra të tjera të rrushit. Madje, nuk e kishte përmendur fare as te nënkapitulli “Mbretëria Taulante”! (f 82-85).
Ndërkaq, kishte përmendur importimin nga ilirët të “verës së njohur të Rodit” (f 62), ose kishte përmendur një plaçkitje njerëzore gra e burra nga piratët ilirë, përgjatë një tregtie me blerje vere, në portin Mothon të Peloponezit. Ky shembull plaçkitjeje i cituar nga Pausania, ishte sjellë sikur përbënte ndonjë rast ekzemplar, a thua se fqinjët rreth e rrotull nuk ishin gjithashtu plaçkitës me njerëz që i skllavëronin! (f 78)
“Historia e Shqipërisë” i kishte cituar rrëfi met e Theopompit shek VI-V p.e.r., për gostitë e dehjet e përditshme të kastës së pasur të fi seve ilire adriane, porse nuk e trajtonte aspak se nga buronte gjithë kjo verë. Po ashtu, citonte sasi të mëdha të skllevërve te adrianët dhe dardanët, por nuk shtyhej më tej se ku i shisnin ilirët këta skllevër të bardhë, sa kapnin me rrugë detare e sa me inkursione tokësore etj.
Prof. dr. N. Ceka, për aq sa i interesonte, kishte shkruar një sintezë për verërat ilire prej rrushi, për importet, llojet e amforave, kratereve, hidriheve, ojnoheve, kylikseve e kupave jonike e dorike, dhe për varietetet e rrushit etj, ku kishte cituar e trajtuar edhe Aristotelin. Por, për këtë “verën ilire të mjaltit”, të taulantëve, Ceka kishte cekur vetëm nja pesë rreshta! Për primatin e ekskluzivitetin e hershëm ilir të kësaj vêne, për mënyrën e prodhimit, procesvjetërsimin e fermentimin ndër voza druri, si specialitete ilire, për njohjen e prodhimin edhe në treva të tjera ilire, për transportimin dhe tregtimin e verës me enë druri me qerre, nëpër tregjet e brendshme gadishullore, sikurse edhe për mjaltin e dyllin, nuk kishte komente. (Shih, “Ilirët”, bot. 2001, Kap., “Hyrja në Histori”, §, “Aristoteli – Vera dhe gruri”, f 4850; Kap. ”Bijtë e Polifemit”, §, “Nikolla i Damaskut, karakteri i ilirëve”, f 221-225 etj.)

Ndërkaq, “Historia e Popullit Shqiptar”, Vëll. I, “Toena”, 2002, me pretendime, “për të ndrequr të metat e historiografi së socialiste”, kishte vetëm 3 copë rreshta! Kjo “Histori e Popullit Shqiptar”, ose më drejtë e ish-popullit ilir, kishte vetëm këtë “shënim mjeran”: “Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pije të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë”. (f 47)
Pra, aty nga shek IV p. e.r., ilirët taulantë, na paskan mësuar të fundit në gadishull të shfrytëzonin edhe bletët, dhe të përdornin mjaltin për të bërë një lloj pije e ngjashme si verë e ëmbël, kaq! Nuk e kishin marrë së paku as mundimin ta citonin Aristotelin të plotë! A thua se kujtimi i verës ishte i ndaluar retrospektivisht edhe për mijëvjeçarët e kaluar?!
Po e citoj të plotë Aristotelin: ”Thonë se tek ilirët e quajtur taulantë, bëjnë verë nga mjalti; pasi i shtrydhin hojet e mjaltit i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan gjersa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin ndër enë prej balte dhe e lënë derisa të mbetet gjysma, pastaj lëngun e hedhin ndër enë prej druri. Këtu (ndër enët e drurit), thonë se e lënë të fermentohet për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë dhe bile një verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se kjo verë bëhet edhe në disa vende të Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër, aq sa ishte e pamundur për kërkuesit që ta dallonin…” (“Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, bot. shqip 1965, f 41; “De Mirabilibus Auscultationibus, IX, 3, 832, a,22)
Duhej një traditë e lashtë dhe një apikulturë e kultivuar, për të prodhuar sasi kaq të madhe mjalti hojesh, për prodhimin e kësaj vere; duhej kohë e mund i madh për procesin e zierjes në ujë, duhej mjeshtri, mund dhe kohë për fermentimin në amforat prej balte; duheshin vite për atë gjysmën e gjysmës në voza prej druri. Pra, një investim e mund i jashtëzakonshëm, ndoshta edhe një punë kolektive me breza. Dhe mbi të gjitha, sa e kushtueshme duhej të kishte qenë kjo venë esencë, kur autorë të ndryshëm antikë e quanin: “L’idromele, vino di miele bevande degli Dei e degli Deifi les”. Nga numizmatika shohim se kishte edhe monedha argjendi me bletë, ku përziheshin edhe mitologji të lashta etj.
Ka disa autorë të sotëm, sidomos italianë, që e kanë kritikuar Aristotelin se, ndoshta nuk e kishte njohur edhe aq mirë apikulturën, sepse diku ky kishte theksuar: ”nektari i këtij mjalti si ushqim e pije vene nga perenditë, binte nga qielli”. Unë, mendoj se kjo shprehje si metaforë e veshur me mitologji, duhej të shprehte “një lloj sekreti profesional të mjeshtërve apikultorë ilirë”, të cilët e kishin përhapur këtë afërsisht po ashtu si ai “sekreti i fl ijimit” te legjenda e Rozafatit, i cili lidhej me “qumështin gëlqeror” dhe prodhimin e gëlqeres së stazhionuar.
Këtë venë mjalti e pinin faraonët e lashtë, mbretërit asiro-babilonas të lashtë, gjithë paria mesdhetare e lartë, përfshirë edhe atë të gadishullit tonë. Unë kam mbledhur dhe lexuar shumë literatura dhe nga interneti kam seleksionuar rreth 100 shkrime, përfshirë edhe botime të ditëve të fundit, me të gjithë historinë, llojet e ilustrimeve etj. Dhe çuditërisht shoh se askush nuk i jep ndonjë meritë ilirëve! Ashtu si pa të keq, siç edhe në mitologji, linguistikë etj, ilirët i inkuadrojnë brenda asaj të ashtuquajture herë “bota helene”, herë “bota romane”, e herë “bota greko-romane”, ku ka edhe rivalitete midis grekëve e italianëve.
Epo, kot nuk kanë thënë: “I zoti (në kuptimin pronari) e nxjerr gomarin e vet nga balta”. Siç po e shoh, edhe helenët edhe romakët, madje edhe sllavët e vonë, shpesh herë na e kanë rrëmbyer prenë nga sqepi, fl uturimthi! Po shohim se në fushën e linguistikës mbi etimologjinë ka disa mendime, dhe kështu edhe me gjuhën tonë fjala “vênë” lidhet fare bukur me vëneshtë, me vendin - tokën ku mbillet e prodhohet rrushi.
Në këtë temën e prodhimit dhe import-eksportet me verën dhe produkte të tjera ilire me Helladën, pastaj me eksportin e qelibarit që mblidhej nga bregu ilir i fundit të Adriatikut në Helladë etj, Aristoteli më tutje shënonte: “Ndërmjet Mentorisë dhe Istrisë thuhet se gjendet një mal me një majë shumë të lartë, që e quajnë Delfi on. Kur mentorët, që banojnë pranë Adriatikut, i ngjiten këtij mali, shikojnë së andejmi anijet që lundrojnë në Detin e Zi. Përveç këtij është edhe një vend tjetër ndërmjet, në tregun e të cilit tregtarë të ardhur nga Deti i Zi shesin verëra nga ishujt Lesbos, Ko dhe Tasos; gjithashtu (sillet verë) prej atyre të Adriatikut me amfora të Korkyrës”. (IX, 3, 839 b, 104; Mentorët ishin një nënfi s ilir i Liburnëve). Dr. prof. N. Ceka, duke analizuar vetëm këtë pasazhin e dytë, e kishte interpretuar si një: “njoftim fantastik i Aristotelit”, duke pretenduar njëkohësisht edhe disa kontribute shqiptare të gërmimeve arkeologjike në Belsh (1969-1974), për shpjegimin e këtyre të dhënave të Aristotelit. N. Ceka kishte hedhur dhe rihedh me një aktualizim, tezën e tij si, një: “vërtetim i plotë i lajmeve të Aristotelit, por duke korrigjuar vetëm datimin dhe vendin e tregimit”. Ceka konkludonte se, në Belsh qeramika me amforat, hidriet, krateret etj., ishin nga Kiosi, Lesbosi, Thasosi, Samosi Korinti, Korkyra etj (Cit. f 48-49). Faktikisht, me “korrigjimin e kronologjisë dhe vendit të tregimit”, Ceka e kishte spostuar arbitrarisht vendin të cilit i referohej Aristoteli, nga atje lart midis Mentorisë dhe Istrisë, nga grykëderdhja e Naronës etj, - në Shqipërinë e mesme, në grykën e Shkumbinit, a thua se “ishin shpuar liqenet e Belshit”!
Fillimisht, duhet theksuar se kjo lloj teze-hipoteze, në kushtet e izolimit total nga shkenca gadishullore e europiane dhe aq më tepër kur analizohej vetëm territori brenda kufi jve politikë të Shqipërisë (në kohën e plangprishjes enverhoxhiste), ishte e vështirë të pretendohej: “vërtetimi i plotë i Aristotelit”! Kështu, prof. dr. N. Cekës dukej se i takonte vetëm merita e vërtetimi, i një pjesëze të Belshit. Prof. dr. N. Ceka, me sa dukej, nuk e kishte vënë re se Aristoteli, për vete ishte bazuar në disa citime nga autorë akoma më të hershëm, të cilët edhe ata vetë kishin informacione me “të dëgjuara”.

Këtu hynte edhe njoftimi me një pjesë fantazie mbi atë malin Delfi on, nga ku shiheshin të dy detet! Kjo “mrekulli e dëgjuar”, ose “teprime të pabesueshme”, sipas formulimit, citimit dhe dijenisë së Strabonit, buronin qysh te Theopompi, te Hekateu etj, nga veprat e humbura më vonë. Straboni kishte cituar Theopompin, i cili thoshte: “Detet ishin shpuar dhe kishin një lidhje nëntokësore, sepse në derdhjen e lumit Narona gjendej qeramikë e ishujve Hios e Tasos dhe se të dy detet shihen nga një mal”.
206538_10150224280415255_306983555254_9001857_807741_a.jpg

Po kështu, Straboni kritikonte edhe disa, “thashetheme të Eratosthenit, ku Istri/Danubi në një degë të tij derdhej në detin Adria/Adriatik”. (Straboni, Geographica, Libri VII, 9; shih edhe mentoridet ishuj, Scylaksi 21; mentorët, Scymni, v. 393; Plini, NH, III, 21 etj)
Nëse dikush, si bashkëkohës i Theopompit, rreth VI p.e.r. ose edhe më thellë në kronologji, kishte naviguar deri te derdhja e lumit Narona dhe kishte konstatuar atje qeramika helene jonike etj., kjo nuk duhej shpjeguar me “shpimin e qarkullimin nëntokësor të deteve”, por me navigime, tregtari me qeramika etj., në kronologji më të hershme. Arkeologjia e këtyre territoreve ende nuk e ka ezauruar kërkimin arkeologjik në atë territor, për ato çka referonte Aristoteli. Kohët e fundit ky territor ka fi lluar të fl asë me gjetje qeramike, monedhash e deri edhe të një statuete alabastri të kultit të Isidës, kultit të nënës me fëmijë etj. Interes më të veçantë zgjon këtu Eratosteni i stërfamshëm, sepse fl itet se llogaritjen e perimetrit të tokës ai e kishte imituar nga dijetarët egjiptianë dhe kështu hartat e tij, me sa duket përdornin gradët, mbi bazën e idesë së tokës sferike, por u deformuan nga kopja dogmatike e K. Ptolemeut.
Kjo “fantazia e malit Delfion”, më të drejtë një pasaktësi e kuptueshme e eksplorimeve tepër të hershme (e krahasueshme si ato të gabimeve e thashethemeve të kohës së K. Kolombit), mendoj se, duhet marrë si një simbolikë e një realiteti gjeografi k, ku sidoqoftë funksiononin edhe lidhje e rrugë të ndryshme paralele, tokësore, baritore e tregtare midis dy deteve, në gjatësinë jug-veri të brigjeve të tyre. Edhe nga Herodoti, jo rastësisht kishim njoftimin mbi hetimet, penetrimet e inkursionet e Darit të Persisë me Megabazin nga Deti i Zi, mbrapa shpinës së helenëve. Me atë rast persianët u njohën me ilirët, madje i shpërngulën dhe i morën si skllevër disa fi se ilire edhe në Persi, ku Herodoti referon edhe një tregim jashtëzakonisht interesant mbi gruan ilire.
اështja e kronologjisë së penetrimit e të shkëmbimeve të Helladës (ose shtresëzimet prekoloniale korintiane, siç e thotë Ceka), duke shtuar madje këtu edhe prezenca e eksplorime të Fenikisë dhe Egjiptit, deri në fundin e Adriatikut, ndoshta edhe shumë më herët se sa kronologjizimet e arkeologjisë shqiptare, mbetet e hapur. Kohët e fundit arkeologjia italiane ka referuar disa zbulime surprizuese, sidomos me disa monedha argjendi të Durrësit, Apollonisë, me një kult të Isidës egjiptiane etj, porse mbetet si detyrë mbi detyrat, verifi kimi e siguria e autenticitetit dhe matjet kronologjike me metodat moderne! Unë e kam gjetur këtë kult të Isidës edhe në disa monedha më të hershme bronzi të gjetura në Shkodër, porse duhet një teknikë më e sofi stikuar për skanimin e tyre.
Duhet të vëmë re se vetë Aristoteli, ndonëse me modë mitologjike, kishte transmetuar edhe njoftime për lundrimet e hershme të argonautëve, jo vetëm deri te “Gjiri i Drinit/Adrias e Bunës”, por edhe nëpër ishujt adrianë e dalmatinë (te Mali Adria) e deri në fundin e Adriatikut, me Diomedin etj. (836 a,79; 836 b,81)
Autorë italianë të specializuar, duke e shfrytëzuar konkretisht këtë njoftim të Aristotelit etj, e kanë hedhur dhe e shkruajnë idenë se, “Diomedi, shoku i Odisesë, ishte ai që kishte përhapur në pjesën italiane, përballë ishujve adriatikë, verën idromelia”, madje duke pretenduar edhe një “monopolizim” italik etj. Atëherë, kur na qenka kështu, përse ne nga bregu i këndejmë i Adriatikut duhet t’ua falim këtyre italianëve, kur Aristoteli shprehet për ilirët e më konkretisht për ilirët taulantë?!
Simbologjia mitologjike e dy ishujve adriatikas që referon Aristoteli; “njeri në pamjen e Dedalit e tjetri si të Ikarit”, pak a shumë na kujton atë të barbarit Epidamn, me “Kokën e Demit”, për pamjen e relievit gjeografi k të Durrësit. (Kam shkruar për “Epër Demin”, qysh më 1967 e më vonë…) Këtu duhet kujtuar edhe ekzistenca e Korkyrës së Zezë, çka presupozon edhe një Korkyra e Bardhë, pak a shumë ashtu si Drini i Zi e Drini i Bardhë. Dimë sot se detarët e hartografët e lashtë i piketonin me nga këto emërtime pamjet e relievit bregdetar, nga ndonjë lartësi ose nga deti. Edhe një legjendë mitologjike e metamorfi zimeve të shokëve të Diomedit, si zogj gjigandë fl uturues me kthetra e sqepa, që hanë njerëz etj, që referonte Aristoteli, nuk na ngjan sot si një sajim absolutisht vetëm me bazë fantaziste, po të marrim parasysh se në territorin e ishujve dhe brigjeve kroate janë gjetur skelete fosile të dinozaurëve të lashtë. (Cit. 836, a, 79) Ishin këto skelete të shndërruar nga fantazia si reptilë gjigantë fl uturues.
ا’ishte e vërteta, Ceka kishte përmendur, nga zbulimet në Belsh, disa “amfora joniane, korintiane e korkyrase, dhe disa hidrie e kratere nga Samosi, që do të shërbenin për përzierjen e verës me ujë” (Cit. f 49) Por, cila verë do hollohej e përzihej me ujë më shumë, ajo e ëmbla si esencë prej mjalti, apo vera e rrushit?

Kishin qenë të cituara nga Theopompi i shek VI p.e.r., edhe riprodhimet e Atheneut se, ilirët, sidomos fi si i Adrianëve, ishin pijanecë vere me famë mesdhetare, merrnin në këto gosti edhe gratë etj; dhe po ashtu kishte qenë informata e Theopompit se, ilirët adrianë/te mali Adria, kishin rreth 300 000 (treqind mijë) skllevër; po ashtu cituar nga Agartharhidi nga Knidosi për sasinë e jashtëzakonshme të skllevërve te dardanët. Këto janë padyshim dëshmi për një shfrytëzim dhe tregti të lartë skllevërish të bardhë, “jo të fi tuar si skllavëri nga barbaria e lindur, por si skllavopronari e fi tuar me anën e luftës”, siç e ripohon edhe vetë Atheneu. (DEIPNOSOPHISTIAE, Lib. VI; Lib. X.; “Ilirët dhe Iliria..”, f 285)
Unë kisha formuluar vërejtjen dhe mendimin se, ndër eksportet e hershme ilire, krahas grurit duhej rreshtuar edhe specialiteti ekskluziv ilir i verës së mjaltit, sidomos vetë mjalti e dylli, qelibari, pastaj edhe mineralet me preferencë hekurin, tregtia e skllevërve etj. (Tendenca e arkeologjisë shqiptare ka qenë t’i vendoste kronologjitë sa më të vona, për të qenë brenda për brenda!) Përveç tregtisë së verës me amfora të posaçme, si importe e eksporte me anije, që e kanë përmendur shumë autorë antikë, qysh nga Homeri e me rrallë, te Straboni lexojmë edhe për një tregti ilire me transport tokësor me qerre dhe me enë druri, siç po e citoj: “… Aquilea… është qendra e tregtisë së romakëve me ata popuj ilirë, që janë pranë Istrit. Këta ilirë eksportojnë verë, që e mbajnë në enë druri, të cilat i transportojnë me qerre…” (Straboni, Geographica, Libri V, 8, 1; f 151 cit.)
Ky lloj transporti tokësor me qerre mund të mendohet se bëhej me enë druri për shkakun e tronditjeve nga rrugët antike, dhe ky duhet të ketë qenë përdorur edhe në lidhjen midis dy brigjeve, detit Adriatik e Detit të Zi. Mund të shtojmë se S. Bizantini, bazuar mbi autorë të vjetër antikë, jo rastësisht kishte përmendur se: “Qerrja e Kadmit nga liqenet Liknidë, duke përshkruar rrugën nëpër Iliri, kishte arritur te enkelejtë/liqenasit e veriut, deri në qytetin Buthue/ Budva dhe në Rizon të Ilirisë”. (S. Bizantini, “De Urbibus et Populis”, “Ilirët dhe Iliria…”, f 417; shih edhe një shkrim të M. Zeqo, “Figura e gjarprit kadmik në bashet e anijeve ilire”, Rev. MAPO, 2010. Edhe në internet) Pra, duhet menduar se, eksportet helene dhe ato të Persisë e Anatolisë duket se hynin edhe nga krahu i Detit të Zi.
Plini Secundi, duke shkruar për esencat e parfumerisë, për bimët shëruese, për varietetet e rrushit dhe verërat e Ilirisë, që konkurronin me shumë sukses në tregun mesdhetar, e theksonte se në përzierjet e recetat e tyre përdorej edhe mjalti. Po ashtu e përmend edhe ruajtjen në qypa/amfora balte etj. (Naturalis Historiae, Libri XII-XXXI)
Ilirët kanë qenë apikultorë, bletërritës të famshëm dhe këtë e favorizonte edhe klima e bimësia e përshtatshme, pyje masive natyrore me gështenja, me bimësi sherbele etj. Detarët e famshëm fenikas e egjiptianë, detarët argonautë, sipas disa indikacioneve ishin ngjitur, jo vetëm deri në Apolloni, Epidamn-Dyrrah e në Ulqin, Tivar, Budva, Kotorr e Isa, por edhe deri në fund të Adriatikut, “në mjegull të veriut”, po të përdorim një shprehje të Homerit. Redaktorët grekë të poemave homerike “Iliada” e “Odiseja”, në kohën e Pisistratit, sipas ndonjë supozimi, e kishin censuruar rrugën adriatike të bregdetit e atë gadishullore të brendësisë ilirike, duke marrë “pjesën e luanit” për vete dhe duke e devijuar pjesën e mbetur andej nga Italia. Dihet se në Egjipt, mjalti dhe dylli, parfumet, përdoreshin gjerësisht për mumifi kimin, për në “botën e përtejme të përjetshme”, e cila fi llimisht ishte një monopol për popullin egjiptian. Ne e mbështesim hipotezën e hershme, qysh nga shek XIX se, fenikasit dhe egjiptianët kishin importuar edhe mjaltë e dyllë, skllevër dhe hekur nga gadishulli ynë.

207222_10150224283885255_306983555254_9001886_1671524_a.jpg

Duke folur për pijet ilire si një lloj birre prej elbi dhe gruri e quajtur ilirisht “sabaja/sabara” dhe një lloj boze prej meli e elbi “bryton”, bazuar në autorët antikë, prof. K. Ashta shkruante edhe për “verën e mjaltit”, duke cituar konkretisht Aristotelin. (Bul. Shkenc. i Inst. Ped. Shkodër, Nr. 5, 1966, K. Ashta, “Ndër burime të fjalës së shkrueme të ilirishtes”, f 204)
Duhet të kujtojmë se kjo traditë e lashtë e mjaltit na del edhe në mitologjinë pellazgo-ilire, ku Melisa/Amelisa/Ambelsia (gr. Μέλισσα = bleta; etimologjia shqip mbledhësja e ambëlsisë e nektarit), e bija e barbarit Epidamn, ishte një nimfë që ngelet shtatzënë nga Poseidoni dhe lind Dyrrahionin, Hyun e dy rraheve-porteve). Unë supozoj se helenët ishin munduar t’ia vidhnin e përvetësonin edhe vetë nimfën e bletëve, nëpërmes disa modifi kimeve linguistike e disa varianteve mitologjike. Ilirët taulantë, për nderimin e kësaj stërgjysheje të bletëve, përveç përdorimit si emërtim mitologjik e si antroponim, ia kishin ngjitur emrin edhe një kepi detar, Kepi Melissa/Melisonios, Caput Meliarum-Kepi Melie, në jug të Durrësit. Perandori bizantin, K. Porfi rogjeneti e nënvizonte se ishte ky Kepi Melissonios, ai vendi ku Hyu i Detit, Poseidon e mbarsi dhe e la shtatzënë Melisën/Ambelisën, bijën e barbarit Epidamni.
(Shih, P. Grimal, “Enciclopedia dei miti”, bot. 1990, f 407; T. Dhama, “Fjalor i Mitologjisë”, bot. 1987, f 161, zëri Melisa; K. Porfi rogjeneti, “Bur. Treg. Bizantine”, bot. 1975, f 20; “Bur. të Zgj. Për Hist. Shqip.”, bot 1962, f 180-181 K. Topia kishte aty një fortifi katë dhe skelë detare; Kjo skelë del edhe në hartat detare mesjetare të Ankonës etj)
Siç shihet, helenët gllabërues të shumë mitologjive e zbulimeve të popujve mesdhetarë, për këtë verë mjalti nuk kishin mundur të vendosin monopolin dhe supremacinë, si një zbulim i hershëm ekskluzivisht i tyre, por vetëm si një kopje, sepse me sa duket jo vetëm mjalti, por edhe kjo verë mjalti ishin gjerësisht të njohura me kohë në botën mesdhetare. Siç e pohon qartë edhe vetë Aristoteli, ishin helenët ata që ia kishin kopjuar-imituar ilirëve atë sekretin e prodhimit. Sa për verërat e tjera të zakonshme ilire dhe varietetet e rrushit, besoj se ato i ka paraqitur shkëlqyeshëm N. Ceka, megjithëse “verën e mjaltit” e kishte nënvleftësuar! (“Ilirët”, bot. 2002, f 48-49, f 223 etj)
Këndvështrimi që unë pretendoj të sjell këtu, sigurisht për diskutim, është vënia në dukje e procesit të fermentimit dhe vjetërsimit me teknologjinë ndër vozat e drurit, të zgavruara direkt në trung druri ose me fl etë druri të lidhura. Pastaj mund të formuloj disa vërejtje, ku disa nga ish-interpretimet e vjetra të specialistëve tanë, sidomos ndër disa monedha etj., duhen diskutuar dhe rivlerësuar ndryshe.
Do të kishte qenë në nderin dhe interesin e eksperimentuesve shqiptarë me kohë që ta kishin ripërtërirë atë ish-verë të lashtë, por e nënvizoj, prapë nuk jemi vonë. Siç ia kishim ngjitur emrin Malaga, një vere të ëmbël me pak përzierje sheqeri ose mjalti, që edhe e eksportonim dikur, në një rast ripërtëritje tradite e patente me “Verë mjalti”, do të kishte qenë plotësisht e justifi kuar t’ia ngjisnim emrin Melisa/Ambëlisa, Taulantia etj.
Kam parë një emision televiziv se si në Gjermani, në krahinën e Mozelës, kishin ripërtërirë e rindërtuar komplet një ish-punishte të kohës romake me verën që prodhohej atje, me atë teknologji, edhe me atë ambalazhim. Aty kishin ngritur edhe lokale për ata turistë që dëshironin të pinin verën antike të Mozelës.
Ka shumë kohë që unë e kisha çuar dhe e sillja nëpër mendje Aristotelin dhe Homerin e Lukianin për “vênën e mjaltit”, që quhej edhe si “nektari e ambrozina që e pinin perënditë”. Më 1986-1991, kur shkoja si anëtar vullnetar i “Bërthamës Arkeologjike të Muzeut Shkodër” në gërmimet arkeologjike, arkeologët B. Lahi dhe G. Hoxha, aty te bregu i Drinasës, në një thellësi ku buronte edhe uji, zbuluan një sasi të konsiderueshme amforash të mëdha konike, që vendoseshin në një bazament. Ishte shumë e qartë; aty kishte qenë një ish-skelë lumore dhe një ish-magazinë amforash e pitosash për transport detar, liqenor e lumor (ku kanë përfunduar ato amfora?!). Dhe, kjo shtresë nuk ishte fundi ose sterile, siç e quajnë arkeologët, sepse aty kishte edhe shtresa të tjera më poshtë, por burimi i ujit, nga Drinasa, nuk lejonte. Këto tipa amforash e pitosash transportonin, vaj ulliri, mjaltë, dyllë, grurë etj. Duke rrezikuar pak, me majën e gjuhës unë provova një lloj mbeturine llumi të ngjitur në fundin e një amfore. Ishte mjaltë i ëmbël! Më vinte nëpër mendje se, vera më e lashtë homerike, ajo që hollohej me ujë, që pihej nëpër fërliqet e fl ijimet e përshkruara nga Homeri, mbase kishte qenë vera ilire e lashtë e ëmbël. Dhe ky mendim ka vegjetuar kaq gjatë në pasionin e në mendjen time.
Së fundi, më 2008 ia shpreha këtë tezë-hipotezë mikut tim të vjetër, specialistit të amforave, arkeologut Bashkim Lahi, të cilit i erdhi shumë i ëmbël edhe si mendim. ”Vera e mjaltit” është e faktuar dhe e argumentuar se ka ekzistuar tek ilirët. Por sigurisht, trajtimi im do hidhet si diskutim e hipotezë, sepse siç e shprehte edhe Aristoteli, vera e vjetër prej rrushi e gadishullit dhe vêna/vera e lashtë unike dhe ekskluzivitet ilir prej mjalti, nuk dalloheshin as nga njohësit më të mirë, direkt me shije! Por, sipas arsyetimit tim, vera e mjaltit, ajo homerikja, ka më shumë arsye të hollohej me ujë, sepse ishte një esencë shumë e ambël. Dhe hyjnitë e lashta të formacionit Olimpik, jo më kot pinin verëra speciale të mbiquajtura si “nektar e ambrozinë”! Dhe kush e mbledh nektarin dhe ambëlcinën, veçse m/bleta ambëlethta/ambëlmbletha! Me kohë herët, më 1939, medievisti i shquar dhe i shqiptarizuar, G. Valentini, i cili kishte edhe një pasion numizmati e kishte hedhur çështje-pyetjen: “Për ç’arësye në nji koleksion shkodran gjenden kaq shumë pare të Durrësit e t’Apolonis e deri edhe kukuvaca t’Athinës…?” (“Numizmatika Saveriane”, Rev. LEKA, Nr.4, 1939, f 108-111). Disa monedha të tilla “me kukuvacë-kukumjaçkë”, të gjetur pak më vonë në atë ish-zonën e gërmimeve, unë i kam publikuar. Një nga këto monedha, sipas katalogëve, është prerje e Athinës e shek VII-VI p.e.r., ku paraqet një Qyqe/Athe-Athinaja e hipur mbi një amforë vere. Tipi i amforës ngjason me tipat korintiane të amforave të vogla. Këndej ne mundemi të ngremë hipotezën se, ndoshta athinasit kishin depërtuar edhe me rrugë tokësore në krahinat e brendshme ilire, edhe deri në Shkodër.

“Vaj medet” se, në Shkodër gërmimet arkeologjike prej 18 vjetësh kanë përfunduar, dhe si u katandis demokracia, u shkatërrua dhe as nuk ekziston fare “zona arkeologjike” e pjesës së qytetit në fushë!

“Nuse e treta nuse, tre vllaznit muratorë duan bukën e drekës, duan kungullin me vênë”...

206336_10150224287795255_306983555254_9001907_3960887_a.jpg

Të gjithë e dimë legjendën e kështjellës së Shkodrës, se si ajo është e lidhur lashtazi me trungun e formacionin gëlqeror aty te Mal/Shkamb-Kodra-e Drinit, është e lidhur me Mbi-Shkodrën e Nën-Shkodrën, me liqenin dhe lidhjen me detin, siç e shënonte M. Barleti. Edhe e dimë se, akoma edhe në shtresën e fundit mesjetare me tre punëtorë-muratorë të thjeshtë, ekzistonte edhe vera e prodhimit të vogël privat, të cilën nusja e sjell me një kungull në forme teteje.
Por, në qoftë se ndodhte kështu në shtresën e fundit, në kohën e ndërtimit nga themelet, verën e pinin të holluar me kylis e ojnohe. Dhe, për pak regresivizëm injorant, pak njerëz në vetë Shkodrën e dinë se në muzeun e Luvrit ndodhet një statuetë e shek. VI p.e.r., e zbuluar në fshatin Guri i Zi, ku dama/nusja antike ilire, një lloj Iside apo Demetre skodrinane, e cila po i hedh vênë nga një ojnohe në kylix dikujt! Por, kujt po ia hedh dhe çfarë vêne pinin perenditë?! Si mund të emërtohej kjo damë-nuse?! Blerësi, konsulli italian, L. Perrod, në vitin 1881 ia shiti Muzeut të Luvrit, ku studiuesit francezë e pagëzuan si “Dama antike shqiptare”. A nuk është një pakujdesi e pafalshme që përveç vizatimeve dhe një fotografi e të kohës së Leon Reit e të Ugolinit, asnjë institucion shtetëror shqiptar e asnjë privat nuk e ka fotografuar e filmuar!
Me të gjithë të drejtën e arsyes e krenarisë së lashtësisë e vazhdimësisë qytetare shkodrane, kjo statuetë duhej quajtur “Dama antike shkodrane”. Po t’i jepnim pak liri fantazisë, mundeshim ta quanim Skodrina dhe ndoshta, po ia çonte vênën Kodrit pellazg? Edhe nuk do ishin si shumë larg, sepse Kodri pellazg, që njihet si themeluesi, ndërtuesi i Athinës, del në një monedhë me qeleshen/ plisin e bardhë mbi krye; edhe emrat antroponime, oronime, hidronime si Kodro, Kydra Dryma, Skydrenopolis etj, dalloheshin me karaktere barbare. (Straboni, Geographica, Lib. VII, 7; “Ilirët..” f 157) Arkeologu V. Toçi, në nekropolin e Durrësit, kishte zbuluar edhe një emërtim vajze si Skodrina.
Kështu shohim, siç edhe në plot raste, po ashtu sikurse edhe te legjenda e Epidamn-Dyrryhut se, emërtimi toponim i qytetit përdorej edhe si antroponim njerëzor. Por, si mund të hetojmë e të vërtetojmë ne tezat e hipotezat, kur nuk kemi gërmuar?! Mjeshtri i madh i mitologjisë evropiane P. Grimal, krahas dy Jonëve mitologjikë ilirë, ka përmendur edhe një bazileus mitologjik si Adria dhe ne kemi shkruar se deti Adriatik ka prejardhje ilire, sepse në Iliri e lokalizonte Aristoteli atë qytezën, lumin, krahinën Adria, fi sin e adriatëve etj., që e përmendin Hekateu dhe Theopompi etj., atje “ku dhitë pjellin nga tre-katër keca binjakë dhe pulat nga dy herë në ditë”… (po aty cit. IX, 3, 842, b,128)
Organet që merren me kulturën në Shkodër duhet ta konsultojnë seriozisht, mundësisht si minimum ta kopjojnë, ta zmadhojnë dhe ta vendosin Damën Skodrina në një qendër, sepse është në bazamentin e identitetit të qytetit tonë.

Kultivimi i rrushit, kujdesi për mbrojtjen nga insektet dhe pija e tepruar e verës nga ilirët
Bazuar në disa autorë antikë më të hershëm, Straboni nënvizonte: “I ngrohtë dhe frytdhënës është ky vend, bregdeti i Ilirisë, është plot me ullishta dhe vreshta të mira… dheun asfaltoz e përziejnë me një vaj dhe ky është një përzierës kundra insekteve të vreshtave…” (VII, 8, 9,10) Dhe është normale që kultivues të tillë të rrushit të zbulonin dhe praktikonin edhe insekticide antike për mbrojtjen e vreshtave.
Atheneu, shek II, duke cituar një autor më të vjetër antik, shkruante se, në Dalmaci të Ilirisë rritej edhe një lloj rrushi i egër (mendohet tipi larushk). (DEIPNOSOPHISTAE, Lib. IX)
Aurel Viktori, në librin “Liber de Caesaribus”, shkruante për leje të posaçme që u jepeshin popullsive dhe fiseve të ndryshme për të mbjellë hardhi, siç ishin më veçanërisht lejet e perandorëve me prejardhje ilire. Ai kishte dalluar sidomos perandorin Probi nga Dalmacia, i cili, sikurse Hanibali, kishte mbjellë ullishta dhe vreshta me hardhi në malin Alma në Sirm dhe Aureun në Myzinë e Sipërme. (2. Liber de Caesaribus, 37, 3; 3. Epitomae de Caesaribus, 35 e 37)
216867_10150224286125255_306983555254_9001893_3712558_a.jpg

Ju sigurisht keni dëgjuar për Agronin (250-231) mbretin/bazileusin e fi seve ilire adriane, pranë malit Adria, në bregun e detit Adriatik, atje te gjiri i Kotorrit. Atë e përmendin disa autorë antikë si Polibi, Apiani, Dion Cassi, Aeliani, Zonara etj. Polibi, pasi shënon se Iliria ndodhej në Europë, siç quhej aso kohe gadishulli ynë, shënon se Agroni, mbreti i ilirëve, i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë të madhe, të aftë të ndërmerrte fushata pushtuese deri në Korfuz e në thellësi të tokave helene. Agroni i theu etolianët dhe aq shumë u gëzua nga kjo fi tore, sa u shty shumë pas pijes. Nga kjo mori një të ftohur të rëndë dhe në pak kohë vdiq. (Historiae, Lib. II, 2; 4 etj) Nga burimet e tjera informohemi se Agroni pretendonte edhe trashëgiminë e Pirros etj.
Edhe një nga trashëgimtarët e dinastisë ilire, Bazileusi Genthios, thuhet se ishte qejfl i pijesh. Polibi shkruante: “…Genti, mbret i ilirëve, për shkak se pinte shumë – natë e ditë ishte i dehur… (Polibi, Historiae, Libri XXIX, 13”) Por ndërkaq, studiues, autoritete kanë shkruar me admirim si një shkencëtar dhe zbulues të bimëve mjekësore e bimëve me efekte anestezike për zbutjen e dhimbjeve. Genthi ishte edhe një ekonomist i madh, që ideoi e zbatoi një reformë monetare etj
Claudi Aeliani shkruante për të dy bazileusat e shquar ilirë: “… edhe Agronin, mbretin e ilirëve e mori në qafë dëshira e pafrenuar për verën dhe kjo i shkaktoi atij një të ftohur pleurit. Edhe një mbret tjetër i ilirëve, Genti kishte zakon të pinte pa u përmbajtur… kësaj të keqeje (për pije të tepruar) nuk i kanë shpëtuar as ilirët, përkundrazi për ta thuhet edhe kjo; se u lejohej të huajve, të pranishëm në tryezë, të pinin bashkë me gratë, secili me atë grua që dëshironte edhe pse gruaja nuk i përket atij”. ( 2. Varia Historia”, Lib. II e III)

Mesjeta shkodrane me verën e rrushit
Do të mjaftonte edhe një lexim i shpejtë i “Regjistrit të Kadastrës dhe Koncesioneve për Komunën e Shkodrës, 1416- 1417”, për të parë dhe për t’u bindur se, ndër sa e sa miradina të rralla që natyra ia ka rezervuar Shkodrës, një vend mjaft të rëndësishëm e të veçantë zë edhe vêna. Këtë verë e mblidhte si taksë edhe Republika e Venedikut dhe e eksportonte në vendet e Europës Qendrore.
Edhe M. Barleti kishte shënuar se vreshtat dhe ullishtat nga Shkodra në Drisht e në Mbi-Shkodër, i prishi, i dogji dhe i shkatërroi Hamza Kastrioti.
Rrushin e kuq të mbyllur, ruazagi që rritej në Mbishkodër edhe deri vonë, sikur nuk ma ka zënë syri. Mbase emri i këtij varieteti rrushi, aq i ëmbël, vinte nga forma e tij si ruazë. Do të ishte një mëkat i madh po qe se edhe atij ia kemi “tretë farën”, siç shumë e shumë të tjerëve, e në “krye të herës” peshkut blin, emrin e të cilit po ashtu sikurse edhe të vetë liqenit, e kemi qysh nga koha e gjuhës gadishullore e të greqishtes së vjetër homerike.
Rrushi i varietetit kallmet (etimologjia e fshatit nga kallam, krhs. me Kallm në Fier), mbase kishte edhe ndonjë përzierje me amë me shije. Xhaxhai im, albanologu i njohur Kol Luka, diku ka shkruar edhe për fjalën “amë” si një prejardhje nga amësia (krha Amazonjat), por edhe si një kuptim tjetër, amë-shije që merrte vera e vjetërsuar dhe e fermentuar nëpër amforat dhe enët e drurit, ku ndoshta përdoreshin edhe disa përzierje me erëza të ndryshme.
Besoj se traditën e prodhimit të verës në vendin tonë e ka prishur dhe dëmtuar gradualisht pushtimi turko-osman. Në vitet e para të demokracisë ndodhi edhe asgjësimi dhe zënia mbarë e mbrapshtë e fermave me vreshta, prishja e fabrikave funksionale të verërave dhe vinotekave.
Por, në qoftë se Gjeorgjia e Transkaukazia na mbahen si “atdheu i verës së rrushit”, kush mundet ta mohojë se Iliria ishte atdheu i verës së mjaltit, i verës nektar të perëndive, së paku në gadishullin Helladik-Ilirik!
 
Pe: Vêna e perëndive pellazge, “mrekullia antike e ilirëve” dhe kulti i Isidës në Ili

Interesante
 
Titulli: Vêna e perëndive pellazge, “mrekullia antike e ilirëve” dhe kulti i Isidës n

kohet kur stergjyshrit e thirrisnin vendlindjen nen,,dhe jo vetem por e konsideronin si te till,,dhe e trajtonin si te till,
 
Back
Top