Vëllezërit Grabovci policisë: A e dini kush jena na!?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0820093107912_m.jpg


Bijtë e Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Guximi e Ngadhnjimi, në mesnatën e 15 shkurtit, kanë dëshmuar se “nuk e njohin ligjin”.

Guximi duke vozitur veturën e tipit “BMW” në drejtim të Fushë Kosovës, nuk po pyeste për ngjyrat e semaforëve.

Në rrugën me shpejtësi të lejuar prej 60 deri 80 km/h, ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 170km/h. Ky ishte shkasi pse dy policët në detyrë e ndoqën atë me veturë zyrtare dhe me shenja sinjalizuese derisa e ndaluan. Si rrjedhojë e tërë kësaj, dhe pas një konfrontimi verbal, aktakuza thotë se Guximi e grushtoi policin Avni Selaci, në prani të kolegut të tij, Latif Veseli.

Gazeta “Tribuna” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj vëllezërve Grabovci ku për herë të parë mund të mësohen versionet e bijve të politikanit të njohur kosovar, emri i të cilit është përmendur në raste të ndryshme, por jo për vepra penale . /Tribuna/
 
Titulli: Vëllezërit Grabovci policisë: A e dini kush jena na!?

Po ja kan onen keta djemte e Adem Grabovcit valla jepjav doren gjysa e kosoves e tyna edhe qe rrehin naj polic tek tuk mos te behet e madhe
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top