Vëllai vret vëllain, i shiti celularin për të blerë drogë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, 2 kilometra larg qytetit. Në orën 02:15, vëllai ka qëlluar me thikë vëllain, duke e lënë atë të vdekur në vend. Burime policore thanë se viktima është 34-vjeçari Laze Myrto, i cili është qëlluar në gjaknxehtësi e sipër nga vëllai i tij, Emin Myrto. Viktima është transportuar me të shpejtë në spitalin "Petro Nako" të qytetit të Sarandës, por mjekët e urgjencës thanë se nuk ka qenë e mundur të mbijetonte pas marrjes së dy goditjeve me thikë, njëra nga të cilat ka qenë në zemër.


Konflikti për një celular

Sherri mes vëllezërve ka nisur për një aparat celular. Me sa është mësuar mbi rrethanat që ka mundur të zbardhë policia në nisje të procesit hetimor, viktima Laze Myrto i kishte vjedhur vëllait, Ermirit, telefonin celular dhe e kishte shitur, për të grumbulluar të holla që i duheshin për të siguruar një sasi droge për përdorim vetjak. Ky ishte shkaku i acarimit dhe përfshirjes në konflikt të vëllezërve Myrto, i cili, siç sqarojnë burimet policore, ka nisur rreth orës 01:30 të së enjtes, në banesën e familjes Myrto, në fshatin Gjashtë, ku dy vëllezërit mësohet se jetojnë me të ëmën. Ngritja e toneve nuk ka mjaftuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes vëllezërve dhe ajo është kthyer në përballje fizike. Në nxehje e sipër, Laze Myrtaj e ka shtyrë të vëllanë, Ermirin, duke e hedhur nga muri i oborrit të shtëpisë. Gjatë rrëzimit ai ka marrë goditje të lehta në trup. Zhurma e përleshjes është dëgjuar edhe nga fqinjët dhe mes vëllezërve ka hyrë edhe një person i tretë. Pas pak minutash ka shkuar edhe 19-vjeçari Jorgo Beruka, shok me Ermir Myrtaj. Nuk ka kaluar shumë nga ky çast dhe 25-vjeçari Ermir Myrtaj ka nxjerrë një thikë dhe i ka dhënë vëllait dy goditje, njërën prej të cilave në zemër.



Operacioni për kapjen e vrasësve

Ekspertët e seksionit të krimeve të rënda në policinë kriminale të Sarandës kanë nisur menjëherë hetimet dhe operacionin për kapjen e autorëve të krimit. Mësohet se nëna e vëllezërve Myrtaj ka akuzuar të birin, Ermirin, dhe shokun e tij, Jorgo Beruka, si autorë të vrasjes së djalit, Lazes. Policia e ka shtrirë operacionin në disa zona, duke marrë masa edhe për mbylljen e mundësive për kalimin e tyre në shtetin grek. I pari është kapur 19-vjeçari Jorgo Beruka, i cili është prangosur në afërsi të varrezave të fshatit Gjashtë.

Pas disa orësh Ermiri, në pendesë të thellë, ka shkuar në urgjencën e spitalit të qytetit të Sarandës për të parë gjendjen shëndetësore të vëllait, ndërkohë që ai kishte shkuar pothuaj pa jetë aty. Shkuarja e tij në spital është vrojtuar nga agjentët e policisë kriminale, të cilët e kanë vënë menjëherë në pranga.

"Vrasje me dashje në bashkëpunim" është formulimi i veprës penale që rëndon mbi Ermir Myrton dhe Jorgo Berukën, të dy të dënuar më parë për vjedhje. Mësohet se viktima Laze Myrto figuron i dënuar më parë për vjedhje, ndërkohë që është identifikuar nga policia si përdorues i drogave të forta.

Familja Myrto ishte vendosur në fshatin Gjashtë pranë Sarandës përpara disa vitesh, pasi ishte shpërngulur nga fshati Shalës i Komunës së Markatit.



*SHQIP*
 
Gjithe te keqia sjelle kjo droge :(.Gjynah ,ne Shqipoeri shume ndodhin kesi lloj ngjarjesh.Ne Kosove keto rasste jane te rralla:).
 
Back
Top