Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
vrasje_pisolet%C3%AB1-300x212.jpg


‘Vrasje për nder’ në Mat. Nuk është lajm që vjen as nga Afganistani dhe as nga Pakistani. Mësohet se krimi i djeshëm në familje në Mat ka ardhur për shkak se vëllai nuk ka duruar fjalët që fliteshin për të motrën. Në gjendje të dehur, Mirash Miza, 40 vjeç, ka qëlluar të motrën, Shqipe Miza, e cila po bënte punët e shtëpisë në atë moment. Nëna e tyre ka mbetur e shtangur kur ka parë skenën e frikshme.

Ndërkohë në Tiranë, Shpëtim Bukaçi gjeti vdekjen për shkak se delet e tij kishin hyrë në tokën që pretendohet nga familja Islamaj. Sherri verbal ka degjeneruar në përplasje me armë në Bathore dhe si pasojë ka gjetur vdekjen Bukaçi dhe është plagosur rëndë Nazmi e Selvi Islamaj.

TemA
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Injoranca nuk ka brire eshte nje shprehje........Por ne fakt shum po justifkohemi akoma ne kete shekull. Kjo eshte nje injorance cmenduri. Mentaliteti i vdekur vazhdon te jet nje plage ne shoqerin e sotme shqiptare. Eshte nje fatkeqesi.
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Oo po cfar bejn keta njerz mo!! po pse nuk ka rrug zgjedhje TJETER apo vetem arma i rregullon gjerat.
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

VRITEN PER DELET ! kjo fatkeqsisht por eshte shum qesharake edhe besoje qe ndegjohet vetem tek shqiptaret !
Ai budalla qe vrau motren per fjal te njerezve tash do kalbet ne burg , aq i pa aft na qenka ai plus 40 vjeqare sa qe nuk mundi te flas vet me motren e vet !
 
Re: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Ncncnc :( , per ca kan ngel pa u vra tani per nje fije floku ? :(
 
Pe: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Sa te dobet po me duken gjithnje e me shume shqiptaret??:(...
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

jane te merzitur nga dita e gjate dhe e merzitshme qe bjene keshtu qe duan ta ndezin pak dhe kalojne ne situata tilla e cila eshte ulje per ta per tu kthyer mbrapsht ..........:(
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Eh sa i rendesishem eshte trungu familjar dhe edukata familjare. Uroj te prehen ne paqe viktimat.
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Po ky spaska qene as i vogel, per fjalet e te tj te vrasesh motren tende?????????
Oh Perendi!
Po ai budalleku per delet?
Behet jeta e nje njeriu = me kafshe?:(
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Sa poshte bin njerzit me keto gjona,ehh medet njerz pa mend!!
 
Titulli: Vëllai vret për nder motrën në Mat, në Tiranë vriten për delet

Une se pari nuk pajtohem me keto vepra te njerzeve ' se ka menyra te tjera per me ardhe deri te zgjidhja . Por te ne shqiparet nderi u kan aq i fort qe pushka ka kris me njehere ' dhe thuajse ka egziztur kjo metod meshekuj te tere.Kur ta shikojsh ne njeren ane ' rinin e sotit se qfare po bejne me jeten e tyre' nuk duhet ti fajesojm edhe aq shiptaret ne kete aspekt. Nderi eshte nder 'pastaj keni kujdes motra hehhhehe hale shqipare kaa gjalle!Per mendimin tim sesht prind ' vella ai njeri qe nuk i intereson qfare ben qika motraa e tyre me jeten e saj .
 
Back
Top