-Kompania e Tonin Uldedajt trafikon 4400 tonë karburante në Lezhë
-Drejtorja e re e Doganave urdhëron sekuestrimin
-Reagimi i “Ada Petrol”: “Ja e vërteta e naftës që ka dalë në treg”
Ornela Manjani
- Goditje 4400 tonëshe nga Doganat ndaj një kompanie që po bënte evazion. Ajo që u quajt nga ish kryetarja e Kuvendit Topalli si “Liza në botën e çudirave”, të nesërmen ka çuditur vërtetë duke qëlluar në shenjë.
Një ditë pasi ka marrë detyrën, drejtorja e Doganave, Elisa Spiropali, ka urdhëruar sekuestrimin e 4400 tonë karburante.
Kjo sasi do të hidhej në treg edhe pse ishte e plumbosur nga autoritet doganore. Vlera e ngarkesës së bllokuar arrin në 4 miliardë lekë dhe ishte në pronësi të ADA Petrol, pronë Tonin Uldedajt, vëllai i ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj. Uldedajt, miqtë e Topallit, janë gjendur nën kontrollin e befasishëm, pasi autoritetet lokale ndoshta i toleronin. Në përfundim të operacionit është pezulluar nga detyra kryetari i degës doganës Lezhë, Mikel Miloti.
Operacioni
Aksioni për bllokimin e ngarkesës është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e drejtuar nga Elisa Spiropali, duke zbuluar hedhjen e paligjshme në treg të 4400 tonë naftë. “Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, në datën 2 tetor 2013, në Degën e Doganës Lezhë, kanë zbuluar hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 tonë karburant gasoil”, bën të ditur burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se karburanti ndodhej në depozita në Shëngjin, të cilat janë në pronësi dhe përgjegjësi të Ada Petrol. Ngarkesa ishte e plumbosur nga autoritetet doganore. Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 lekë, vlerë e cila përbën një dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.
Reagon “ Ada Petrol”
Shoqëria tregtare shqiptaro –turke “ Ada Petrol”, sqaron opinionin publik lidhur me njoftimin e Doganave për sekuestrimin e karburantit. “Me datën 01.10.2013, nga shërbimet e rojës së kësaj Shoqërie është konstatuar shkatërrim i pronës në depozitat e kësaj shoqërie. Menjëherë janë njoftuar organet e policisë së Shtetit, të cilat kanë ardhur në vendngjarje, duke marrë në pyetje dhe administruar të gjitha provat, lidhur me shkatërrimin e pasurisë së subjektit, duke vënë në dijeni edhe Degën e Doganës, të cilat me proces – verbal kanë vërtetuar që nafta nuk ka dalë nga depot. Sqarojmë se nga ana e subjektit “Ada Petrol” është bërë kallëzim penal, për shkatërrim të pronës së saj me dashje. Hetimet janë në proces, për këtë rast flagrant të ”shkatërrimit të pronës me dashje”. Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për “Kontrabandë” siç pretendohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”-thuhet në reagimin e shoqërisë. Kompania ADA Petrol, operon në tregun shqiptar që prej vitit 2004 dhe ka selinë në Tiranë në rrugën Abdi Toptani, te Sarajet. Ajo është krijuar me një kapital themeltar prej 250 milionë lekësh dhe ka për objekt import dhe tregtimin me shumicë të naftës , gazit dhe nënproduketve të tjera, stacione të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve për automjete dhe agregate të ndryshme.
Pronësia
Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të vëllait të ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedajt, aktualisht këshilltar i PD-së në Bashkinë e Lezhës. Gjithashtu, ai ka qenë kreu i Dhomës së Tregtisë. "Për kompaninë ADA Petrol është përgatitur kallëzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë aksizë”, ndërkohe që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor"-thuhet në deklaratën Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave.//Shekulli

![timthumb.php](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shekulli.com.al%2Fweb%2Ftimthumb.php%3Fsrc%3Dhttp%3A%2F%2Fshekulli.com.al%2Fwebsite%2Fimages%2Fimages14%2F4%2Fgjok%2520uldedaj%2520i%2520pd%2520konference%2520per%2520shtyp.jpg%26w%3D350%26zc%3D1%26a%3Dt&hash=a87fd4436e91517da781c7c8c21c1f4f)

Redaktimi i fundit: