Veliaj: Hapim 62 palestrat për të rinjtë që duan të merren me sport

Veliaj: Hapim 62 palestrat për të rinjtë që duan të merren me sport

Veliaj-gjate-ndeshjes-se-Volejbollit-te-shkolla-1-Maji-1.jpg


Nisma e Bashkisë së Tiranës për të hapur 62 palestrat e shkollave, si hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport pasditeve dhe në fundjave, po rezulton e suksesshme. Shkolla “1 Maji” hapi dyert për komunitetin e njësive 1 dhe 2, në palestrën e së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje me volejbolli me të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana Voley.

“Më vjen mirë që po e realizojmë një projekt të tillë në 62 shkollat e qytetit, në të cilat kemi rikonstruktuar palestrat dhe hapësirat sportive, duke ua vënë në dispozicion të gjithë të rinjve që duan të merren me sport”, tha Veliaj.

Ai theksoi se sporti është një mënyrë e mirë për të nxitur të rinjtë që nesër të jenë qytetarë të mirë dhe profesionistë të suksesshëm. Hapja e 62 palestrave në kryeqytet do të nxisë edhe zhvillimin e miqësive mes nxënësve, që përfshihen në aktivitete sportive.

“Vetëm dikush që merret me sport mund ta kuptojë fuqinë e skuadrës, sidomos në një vend si Shqipëria. Përtej sportit, kemi nevojë t’i mësojmë të rinjve karakter, do të thotë që duhet të mësojmë si të humbasim, por edhe si të fitojmë. Një sportist i mirë di ta menaxhojë mirë humbjen, se ngrihet shpejt në këmbë”, nënvizoi Veliaj.

Sipas tij, një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë sot është edhe obeziteti, i cili vihet re në moshat e reja. “Obeziteti po kthehet në problemin kryesor për fëmijët, të cilët sot ushqehen keq. Kemi një gjeneratë të tërë që po ushqehet me patatina dhe pije me gaz”, tha ai.

“1 Maji” është shkolla e tretë në kryeqytet e cila ka hapur dyert që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë me qëllim edukimin dhe masivizimin e shumë sportit në Tiranë.


(gazeta-Shqip.com)
 
Palestrat neper shkolla jane me detyrim , perderisa ka edhe lende fiskulture ( dhe kane egzituar qe ne kohen e Dulles )..me I thene k’tij idiotit, kshuqe Nuk Po ben ndonje nder te madh .. pervecse detyres ku gjer tani ju kane vjedhur fondet ,jo qe po I hap ky.
 
Redaktimi i fundit:
Dicka shume motivuese dhe pozitive per te rinjet!
Bravo!!
 
Me mire 70 palestra... Me masterplanin çu be?
 
Ky djali po punon me zemer,,,sikur te gjith ne te mendonim si ky, begatija nuk do vonoj se ardhuri!!!

Sporti eshte jo vetem dobi fizike por edhe elisiri per nje jete te bukur!
 
Une nuk thashe qe nuk po punon me zemer, thashe qe jane me mire 8 palestra me shume dhe 4 burgje me pak. Por ndoshta nuk dalin me numrat e fushates elektorale. S'i ve faj faktikisht, se brezat rriten dhe ndjekin shqisen qe con drejt jetes.

62 palestra eshte numer fiktiv, qe le hapesire mendimi me OKE.
 
Fakti eshte se po punohet,,ky eshte fakti!
E duhet pranuar se jan ber shum gjera qe as nuk fantazoheshin ne kohen e kriminelve!
P.S futju punes aty se detyra e re qe ke marr persiper duhet kryer :)
 
Ose nuk e keni lexu lajmin ose e keni lexu por nuk e keni kuptu.
Ky nuk po thote se i ka ndertu 62 palestra te reja sepse ato ekzistojne tashme. Ky po thote se palestrat e shkollave pas perfundimit te orarit te mesimit i ka vene ne dispozicionin e te rinjeve, dmth gjate pasditave dhe ne fundjave te rinjte mund te merren me sport ne keto palestra.

Vendim shume i mire, me mire ne palestra se neper kafeteri.
 
Nuk eshte se gazetari e ka shprehur shume sakte mesazhin. Gjithesesi, gjithmone me mire sporti se sa dhuna parimisht e pertej numrave.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top