Ashtu siç parandiente nëna e re, Dashuria, foshnja e saj e lënduar rëndë gjatë lindjes nuk mbijetoi, njofton KTV. Djali i tyre që arriti të jetojë rreth katër muaj, vdiq në mëngjes në repartin e Neonatologjisë, ndërsa vetëm pas autopsisë në Mjekësinë Ligjore do të dihet për shkaqet e vdekjes.
Familjarët e foshnjës vazhdojnë të akuzojnë stafin e Gjinekologjisë se ua dëmtoi djalin gjatë lindjes, derisa përdori me pakujdesi vakumin.
Tashmë mjaft të mërzitur, nuk kanë lënë derë pa trokitur për të kërkuar ndihmë, ndërsa stacioni i sotëm pas vdekjes së foshnjës ishte paraqitja e rastit në polici.
Familjarët i janë drejtuar edhe avokatit, i cili këtë rast e ka konsideruar si vrasje në tentativë, ndërsa nuk e di se a i janë bërë analizat foshnjës para vdekjes. Për të marrë mendimin e Drejtorisë së Gjinekologjisë lidhur me këtë çështje ishte e pamundur. /Telegrafi/