Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tre persona të armatosur kanë hyrë në ambjentet e redaksisë së "Charlie Hebdo" dhe kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur në vend 11 persona dhe të plagosur 6 të tjerë.

166953.jpg

166954.jpg

Në mesin e viktimave janë edhe 2 policë.

Gazeta në fjalë është e llojit satirik dhe bën shaka dhe humor me politikën franceze dhe jo vetëm, raporton BBC,

Në numrin e fundit të gazetës është ilustruar një lider i ISIS.

Dyshimet bien mbi një sulm të mundshëm terrorist. Policia po e heton rastin.

Ngjarja ka tronditur Parisin dhe mbarë opinionin botëror. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe presidenti Hollande dhe prokurori i shtetit francez./albeu.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Dëshmitarë flasin për dy agresorë të veshur me të zeza e të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë, të cilët kanë shënjestruar zyrat e medias së njohur për nota të larta ironie e sarkazme në publikimin e lajmeve mbi çështjet aktuale në Francë, por njihet edhe si media anti-islamike.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por agresorët janë arratisur me një automjet të paidentifikuar ende në drejtim të pjesës veriore të qytetit, ndërsa raportohet se disa prej punonjësve arritën të largoheshin nga zyrat duke hipur në tarracën e ndërtesës.

Njoftimet e para nga Bashkia e Parisit bëjnë të ditur për të paktën 6 të plagosur rëndë, përfshi edhe një polic. Në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe Kryeministri Manuel Valls, ndërsa ka shkuar atje shefi i kabinetit të Bernard Cazeneuve, ministër i Brendshëm dhe Presidenti Francois Hollande.
/ Top Channel
t.chanel
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Bota solidarizohet me francezët. Valls: Kurrë s'jemi kërcënuar kaq rëndë

Pas masakrës së ndodhur në Paris ndaj redaksisë së revistës satirike, Kryeministri Manuel Valls ka thënë se deri më sot Franca “nuk është përballur kurrë me një kërcënim kaq të lartë të lidhur me terrorizmin”.

Kanë reaguar gjithashtu edhe Kryeministri britanik, i cili e cilësoi masakrën e sotme si veprim prej të sëmurësh. “Vrasjet në Paris janë revoltuese. Jemi përkrah popullit francez në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të lirisë së shtypit”, tha David Cameron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar gjithashtu masakrën e terroristëve në selinë e revistës franceze në Paris, duke e quajtur atë si një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe të shtypit.

“Ky akt i neveritshëm nuk është thjesht një sulm ndaj jetëve të qytetarëve francezë dhe sigurisë së tyre - tha Merkel në një deklaratë. - Ai është gjithashtu një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe të shtypit, elementë kyç të kulturës sonë demokratike. Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet një veprim i tillë”. Në një deklaratë më vete, zëvendëskancelari Sigmar Gabriel e quajti sulmin një “krim të pabesueshëm brutal”.

Ndërsa kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë se “horrori dhe lemeria pushtoi rrugët e Parisit. Shprehim mbështetjen tonë për Francois Hollande dhe Anne Hidalgo në këtë moment të tmerrshëm. Dhuna do të humbasë gjithmonë, përkundrejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë lideri italian.

Edhe ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni ka shprehur indinjatën e tij: “ثshtë një akt terrorist i përmasave të çmendura. Qeveria italiane shpres solidaritetin me popullin dhe qeverinë franceze. Gjëja më e rëndë është pikërisht revolta ndaj një medieje me një zë të fuqishëm, ndaj dhe mund të konsiderohet si një akt terrorist për shkak të publikimeve të ditëve të fundit”.

Raportohet se agresorët, gjatë kryerjes së masakrës kanë thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), gjë që dëshmohet edhe nga imazhet e xhiruara nga gazetari Martin Boudot, të transmetuara në televizionet franceze.
/ Top Channel

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Historiku i revistës satirike “Charlie Hebdo”

Revista “Charlie Hebdo” u bë legjendë e deklaratave fyese e ironike në Francë, pasi ndërmori disa hapa tepër provokues e që godisnin Islamin.

Revista e quajti para disa kohësh Profetin Muhamed si redaktor të ftuar të saj, duke publikuar edhe karikatura të figurës së shenjtë tërësisht të zhveshur, ndërsa një tjetër herë e ndryshoi emrin e saj në “Sharia Hebdo”, ku slogani kryesor ishte “100 goditje me kamzhik nëse nuk vdisni nga të qeshurat”.

Polemikat nisën në vitin 2006, kur ajo ripublikoi karikaturat e famshme të Profetit Muhamed, të cilat ishin publikuar fillimisht nga artisti danez, Kurt Westergaard. Kur ato imazhe u nxorrën për herë të parë në publik, nxitën disa ditë protestash anembanë Lindjes së Mesme, por edhe në disa qytete perëndimore. Vendimi për t’i ripublikuar ato bëri që ish-kryeredaktori i asaj kohe të shkonte në gjyq, bazuar mbi ligjet antiterroriste, e megjithatë më pas u lirua.

Zyrat e “Hebdo” u dogjën njëherë përgjatë vitit 2011, kur disa agresorë përdorën përzierje molotovi për të shkaktuar një zjarr, mëngjesin e 2 nëntorit. Në atë moment nuk kishte asnjë person në ndërtesë, ndërsa objektivi i sulmit u besua të ishte sistemi kompjuterit i revistës, që në fakt u shkatërrua tërësisht.

Policia u detyrua të qëndronte në ruajtje të objektit nga jashtë për ditë me radhë pas sulmit, kjo për shkak se kryeredaktorët mbajtën një qëndrim sfidues, duke zgjedhur të ripublikonin karikaturat disa herë me radhë.

Në vitin 2012 ata nxorrën sërish karikaturat e Profetit Muhamed, si një xhest me qëllim provokativ, ndërsa protesta të dhunshme u mbajtën anembanë Lindjes së Mesme.

Vitin pasardhës, selia e revistës u rrethua sërish nga oficerë policie, pasi publikuan një tjetër broshurë me karikatura, ku Profeti shfaqej nudo si një fëmijë, ndërsa shoqërohej me karrige me rrota.

Në faqen e fundit të broshurës ishte një shënim nga kryeredaktori, Stephane Charbonnier, në të cilën thuhej se imazhet ishin “Hallall” sepse muslimanët kishin punuar për to, dhe se ato ishin të bazuara mbi fakte të vërteta, siç rridhnin nga përshkrimet e Kuranit.

Revista satirike, e konsideruar gjerësisht si përgjigje e Francës ndaj syve të fshehtë, e lavdëron vetëveten për një sërë raportimesh dhe për gazetari investigative. Selia aktuale e “Hebdo” nuk kishte asnjë njoftim paralajmërues nëpër dyer mbi një përsëritje të mundshme të sulmeve si në të kaluarën.

Në një intervistë me “De Volkskrant” në janarin e 2013-s, Charbonnier zbuloi se ai ishte vënë në mbikëqyrje të rreptë të policisë për 4 muaj, pasi një prej karikaturave ishte publikuar.

Ai nuk i merrte parasysh kritikat, që flisnin se ai po publikonte këto imazhe vetëm për t’u bërë i famshëm dhe për ta bërë edhe revistën të famshme, si dhe këmbëngulte se me këto veprime ai po mbronte të drejtën dhe lirinë e shtypit.

Charbonnier kishte theksuar se revista kishte përdorur ironi e sarkazma edhe ndaj feminizmit, energjisë bërthamore dhe sigurisë së brendshme në Francë, por çështjet e Islamit tërhiqnin gjithnjë më shumë vëmendje dhe ishin një publicitet i mirë për revistën.
/ Top Channel
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

gjynah, njerez te pafajshem
ngushellime familjeve
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

rob te semure!
pse meritojne kto te jetojne te lir?
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Dashuria ndaj profetit është pjesë përbërëse e besimit të një besimtari të fesë islame. Të mbrohet po ashtu është shenjë e besimit. Kjo gjë është e mundur duke ndjekur mësimet e tij dhe praktiken, jo duke vrarë në emrin e tij.
Pejgamberi ynë ishte fyer disa herë në Mekë, ai madje asnjë herë të vetme nuk mori ndonjë veprim për të vrarë ata që u sollën keq me të. Ata që vrasin në emër të profetit tonë, vërtet mendoni se mund të fitoni dashurinë e tij me veprime të tilla?
Myslimanet anë e mbarë botës duhet të i thirrin mendjes, veprime të tilla të cilat ndjellin frikë dhe teror, duke vrarë persona, janë veprime të cilat vetëm do të na dëmtojnë dhe ndaj të cilave nuk ka asnjë dobi, dhe mbi të gjitha pasojat e këtyre veprimeve do të i vuajmë që të gjithë.
 
Nuk mund ti vesh as emrin 'dashuri' sepse dashuria nuk sjell vrasje, nuk sjell terror, nuk derdh gjak... kto jan te semure, jan kafsha te prapambetura qe sdin cfare eshte civilizimi...
 
Të lutem lexo të gjithë postimin tim, ve theksin te "Kjo gjë është e mundur duke ndjekur mësimet e tij dhe praktiken, jo duke vrarë në emrin e tij.", po ashtu te pjesa tjetër më pas.

Shumë faleminderit :)
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Une vertet u ndjeva keq per ate cfare ndodhi sot ne France. Gaku i njerezve te pafajshem eshte i ndaluar te derdhet, ashtu sic na njofton edhe Zoti ne Kur'an (Kur'an; 5:32).

Ngjarja e dites se sotme sherben per te ushqyer valen e protestave anti-islame qe kane perfshire disa shtete europiane prej disa javesh.
Sulmi i pare ishte ndeshkim per Francen e cila deklaroi se do te njihte Palestinen si shtet, ndersa sulmi i dyte ishte per te bere rolin e viktimes ne syte e botes, per te thene qe ''terroristet islamike'', pasi vrane francezet e pafajshem, na sulmuan edhe ne.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Me te thatin digjet dhe i njomi. Kjo lufte do vazhdoje gjate dge do kete shume te vdekur. Zoti paste meshire per te pafajshmit!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Bashkndjeje dhembjen me popullin franceze dhe bashkndjeje dhembjen me gazetaret te cilet ne te njejten menyre paten satirizuar edhe Milloshevicin dhe shtetin serb dikur.

Por, ne duhet te behemi te fort dhe te pergaditemi sepse nuk eshte e larget dita kur dhe ne do te perballemi me nje gje te tille. Dhe atehere nuk do te befasohem aspak me klithjet dhe ferkimet e duarve qe po i shof dhe sot. Dhe klithja do te jete e njejte: Te pafete e bene!!!! Perkunder se nje nder Suret e fundit te zbritura bene thirrje per ti vrare te gjithe pabesimtaret posa te ike muaji i agjerimit, madje edhe te afermit tuaj, perfshi eter, vellezer e motra.
 
Kitrra mundet te ma sqarosh pak kete, qe the....
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Akt makaber, i kryer nga njerez me mentalitet makaber.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Kitrra mundet te ma sqarosh pak kete, qe the....

Nuk e kam thene une! E thot Sureja qe fillon pa Bismilah!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

#not_in_my_name& #not_in_Islam_name!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

si ka mundesi qe sdijne te ndalojne....
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Nuk e kam thene une! E thot Sureja qe fillon pa Bismilah!

Suret s'mund te kuptohen nga njerezit e thejsht dhe laik o Kitrrush . Per ti kuptuar Suret e Kur'anit duhet ti pervetesosh shkencat e Kur'anit . Nese nuk i ke te pervetesuara, pyeti ata qe i kane pervetesuar ato . Se perndryshe tregon vetem ''dijen '' tende !

Sa per temen Zoti paste meshire mbi familjet e te viktimave . Ruana Zot prej njerezve qe i ka pushtuar djalli !
 
Dmth. ti e ke fjalen per ato 77450 shkencat e Kuranit??!! Jo, jo te gjitha keto si di une. Lumi ti qe i di. :p
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Abubakr Jamaal :

The Cartoons were published years ago. but the attack happened after France
voted for Palestinian statehood. If you knew what I mean !

p.s. Yeah, i do. Po kujt t'i themi, "shkencetareve" t'forumit :topi:
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

"Me thuaj se kush perfiton prej nje akti terrorist te te them se kush qendron pas tij"

Sikur te isha Mari le Pen do shpresoja me gjithe zemer qe te ndodhte nje atentat si ky qe ndodhi sot ne Paris: Dy burra me maska te cilet masakruan 11 persona duke bertitur "do te marrim hakun e Profetit" do me sherbenin jashte mase per te bere te mundur qe fushata ime elektorale te eci para , e cila bazohet ne ksenofobine dhe vecanerisht ne Islamofobine.

Sikur te isha nje zionist do te uroja me gjith zemer nje atentat si ky i sotshmi ne Paris . Dy njerez me maska te cilet masakruan 11 persona duke bertitur " do te hakmeremi per Profetin " , padyshim qe do te me hynin shume ne pune per te riforcuar konceptin se Islami eshte fe e dhunes dhe e terrorit dhe se per kete motiv te gjithe muslimanet jane armiq te paqes dhe te demokracise.

Sikur te isha Fransua Holande do ta uroja me gjithe zemer ....... .....nje atentat si ky i sotshmi ne Paris .Ku dy burra me maska te cilet masakruan 11 persona duke bertitur "kjo eshte hakmarje per Profetin" do te me sherbenin jashte mase per ti hequr vemendjen popullit nga problemet aktuale dhe per te hedhur nje thirrje per "bashkim kombetar" kunder cdo lloj terrorizmi ndaj lirise se shprehjes.

Sikur te isha nje musliman i devotshem - po ashtu edhe nje fondamentalist - do te ruhesha per te realizuar nje atentat ne te cilin do te masakroja 11 persona duke bertitur " kjo eshte hakmarje per Profetin" para se gjithash sepse profeti nuk ka asgje te vecante per te cilen duhet të hakmeret , e se dyti sepse nese e beja kete nuk do beja asgje tjeter vecse do ti kontribuoja luftes kunder Islamit e cila tashme ka perfshire gjithe boten Perendimore.

Por me sa duket principi se kujt I sjell dobi kjo per mediat qe po transmetojne lajmin ne mbare boten nuk ka me asnje vlere . Kane rendesi vetem "faktet" e dukshme , ana siperfaqesore e gjerave , ka vetem vlere fakti se dy vrasesit thirren "po hakmeremi per Profetin" e gjithe kjo per te arritur perballe faktit te parevokueshem , se perseri jemi perballe kercenimit te rradhes te " terrorizmit Islamik "

Massimo Mazzucco - regjizor dhe gazetar italian
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Fakt eshte qe vrasesit thane allahu ekber para se te merrnin jeten e 12 personave te pafajshem. A ishin vrasesit terroriste islamike apo jo do shofim ne vazhdim si do shkojne ngjarjet.

E verteta tjeter e hidhur eshte qe perendimi do jete me i ashper me vendet islamike apo personat e atyre vendeve qe duan te emigrojne dhe integrohen ne perendim.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Sulmi apo akti kriminal po tregon nje mesazh . Cili eshte ky mesazh na mbetet ta shofim ne ditet ne vijim...!

Si admirues koheve te fundit te filmave aksion , ky akt kriminal sot ne France ka qene i organizuar profesionalisht .Thosha me vete sikur ne filma te jene keto gjirime dhe keto akte te bera !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Lajm i ores 21-41

La police recherche deux frères d'une trentaine d'années et un homme plus jeune

La police rechercherait deux frères d'une trentaine d'années et un homme plus jeune après l'attentat contre Charlie Hebdo, selon l'agence Reuters qui cite une source policière.

De même source, on précise que les deux frères sont originaires de Paris et que l'un d'eux a déjà été condamné dans le cadre d'une affaire de terrorisme. Le troisième suspect serait originaire de la région de Reims où, selon le quotidien régional l'Union, des perquisitions ont été menées. Une autre source a précisé que les trois individus étaient âgés de 34, 32 et 18 ans.

Le parquet de Paris s'est refusé à tout commentaire sur ces informations.

Le Figaro

Me pak fjale kerkohen dy vellezer nga Parisi dhe nje person i trete ne moshe te re, jane identifikuar nga policia dhe njeri prej tyre madje ka qene i denuar per pjesmarrje ne akte dhe organizata terroriste.Me sa po duket te pakten deri tani nuk ka gisht Mosadi (ky eshte justifikimi qe zakonisht i jepet nga muslimanet akteve terroriste)

PS-Te vdekurit fatkeqesisht jane 12!!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

LeVoyageur:

Me trego, deri me sot a u zbulua dikush nga keta qe kryejne akte te tilla, se ishin nga mosadi ?

p.s. Te jesh i sigurt se asnje prej ketyre vrasesve nuk do te arrestohet, sepse ata jane pjese e sherbimeve sekrete. Nese do te behet ndonje arrestim apo vrasje, do ta haje ndonje arab i shkrete qe eshte vene ne shenjester qe me pare.
 
Po po e kam pa edhe kete filmin qe thua ti, eshte i njejti gjithmone , vetem se une te pakten flas gjithmone mbeshtetur mbi fakte ose shpreh opinionin tim kur mungojne faktet.

Na edhe nje lajm tjeter ku nje lider i ISIS nga Siria pergezon luanet e tij dhe ku thote qe ky eshte vetem fillimi-Po po e di edhe kete qe ky lideri i ISIS eshte edhe ai Mosad, edhe luanet e tij jane te gjithe Mosad, e kam pa edhe kete filmin!

Le Parisien
21h50. Daech se féliciterait de l'attaque. Dans une entrevue accordée à Reuters, un homme se disant représentant de Daech a déclaré depuis la Syrie : «Les lions de l'islam ont vengé notre prophète (...) Ce sont nos lions. Il s'agit des premières gouttes. D'autres suivront».
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Meqe i paske pare t'gjithe filmat, s'paske mesuar asgje, eshte SHIQIM, jo studim dhe lexim, t'pershendes !::kafe::
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

keqe per viktimat.Por duhet te di bota mbar:: se feja nuk mesohet nga njerzit .:::pamvarsisht se thot Allahu ekber , se ket mund ta thot edhe nje jahudi e kushdo coft..feja mesohet nga kurani famlart ku ndalon dhunen. por duhet disa provokime nuk po kan te ndaluar si rasti ne fjal...

Vitin pasardhës, selia e revistës u rrethua sërish nga oficerë policie, pasi publikuan një tjetër broshurë me karikatura, ku Profeti shfaqej nudo si një fëmijë, ndërsa shoqërohej me karrige me rrota.

Un nuk di si spjegohet ky gjest aqe i ulet, kur e din sh, mir se per muslimanet eshte i shejt i derguari i tyre.. nese nese na ka ndodhe te flasim kunder terezes apo skenderbeut . ..shumica ja nga ketu kan ngrit zerin ,,se nuk lejojm te mbrohet turku ,, e te fyhet nje hero i kombit si skenderbeu apo tereza si barmirse e botes se ishte .... apo edhe gjeste me te ulta se jan tregu se nese ju eshte duke tjerve si provokim ne biseda te ndryshme . e nese ti ke kerku spejgim , menjher kan reagu ; cfar pret nese povokon askush mos prit e gjuj me lule!!pra ti marrin gjerat me shtruar e te denohet fajtori kryesor .e jo ata se provokohen ne menyrat me te ulta pa asnje argument baz.. vetem per gusto te ndonje hipokriti apo pederri .
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top