Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një familje shqiptare në Greqi, përveçse ka përballuar humbjen e njeriut të dashur, ka ndërmarrë edhe një veprim tejet humanitar duke dhuruar organet e tij. 41-vjeçari shqiptar Ardian Arapaj, baba i dy vajzave 19 dhe 11 vjeç, me origjinë nga Përmeti, që punonte dhe jetonte në këtë qytet prej më se 20 vitesh, ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Pesë vëllezërit dhe motrat e tij kanë kapërcyer dhimbjen dhe kanë marrë vendimin që organet e tij t’u jepeshin tre pacientëve që ishin prej vitesh në listën e pritjeve për transplant. Falë Ardian Arapajt, një pacient në Athinë dhe dy të tjerë në Selanik e kanë fituar betetjën me vdekjen.

Trupi i 41-vjeçarit është kthyer në atdhe, i shoqëruar nga dhimbja dhe krenaria e të gjithë komunitetit shqiptar në Greqi. Greqia njihet për numrin më të vogël të dhuruesve të organeve në Europë, ku vetëm 100 persona në vit, ose 10 në 1 milion bëhen dhurues pas vdekjes.
shekulli
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

U preht ne paqe shqiptari, dhe urime familjes per xhestin e bere...
Ne kete menyre i "vazhduan" jeten njeriut tyre te dashur.
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

shume gjynah per viktimen,ngushellime te perzemerta familjes ...
gjithashtu pergezime per Xhestin vertet human :)
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Te prehet i qete ne paqe ,ne fakt kur e shohim tek te tjeret si gjest nuk na ben shume pershtypje ,por kur e kthen nga vetja tingellon jo mire .Psh une nuk e di por tani qe po e mendoj nuk do me pelqente qe organet e babait tim (mbasi vdiq ) ti dhuroheshin dikujt ,jo se ka ndonje gje te keqe ,por thjesht ideja qe nje pjese e tij funksionon eshte gjalle ,nje pjese jo ...me duket sikur do ndahej ne disa copa ....bo se di por sdo ndihesha mire .
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Nje veprim shume fisnik humanitar.Ti japesh shprese e jete dikujt nga jeta jote eshte nje gjest sublim, gati gati hyjnor
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Te prehet i qete ne paqe ,ne fakt kur e shohim tek te tjeret si gjest nuk na ben shume pershtypje ,por kur e kthen nga vetja tingellon jo mire .Psh une nuk e di por tani qe po e mendoj nuk do me pelqente qe organet e babait tim (mbasi vdiq ) ti dhuroheshin dikujt ,jo se ka ndonje gje te keqe ,por thjesht ideja qe nje pjese e tij funksionon eshte gjalle ,nje pjese jo ...me duket sikur do ndahej ne disa copa ....bo se di por sdo ndihesha mire .
Ida vertet eshte veshtire te besh kete hap, aq me shume kur njeriu i dashur shuhet ne jete parakohe ( dmthn shume i ri), biles ka njerez qe zhvillojne nje mani per te pergjuar ata qe marin organet sepse i duket qe keshtu qe mund te vazhdojne te jene afer njeriut qe humben.
Gjithsesi, ne momentet e dhimbjes eshte edhe me e rende te vesh ti kerkosh familjes organet. Besoj qe per kete gje duhet te diskutohen keto gjera ( me delikates dhe dipllomaci) gjate jetes, te dihet si e ka mendjen secili, do apo sdo te behet dhurues nqs ka mundesi kur vdes, qe mos vihesh ne pozite ti te zgjedhesh. Dhe nqs njeriu ka pasur deshire te behet dhurues, familja ska rruge tjeter pervec se t'ja plotcoj deshiren e fundit.
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Ai u prehte ne paqe!

Pesë vëllezërit dhe motrat e tij kanë kapërcyer dhimbjen dhe kanë marrë vendimin që organet e tij t’u jepeshin tre pacientëve

Perse eshte mare nga motrat dhe vellezerit e tij ky mendim? Ne nje kohe qe duhet te ishte pyetur bashkeshortja si dhe vajzat e tij, dakort vajza e vogel eshte vetem 11 vjeç ama tjetra eshte ne nje moshe madhore dhe e afte per te gjykuar.
 
Titulli: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

booo cfar forc qe paskan ata si familje ju lumt.
 
Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Dakort me Elushen. Ketej psh kur merr patenten te pyesin "do te jesh dhurues organesh"? Kete e vendos kur je ne moshe dhe nese nuk je dhurues organesh, nuk e ka njeri ne dore pas vdekjes te te japi organet pa lejen e personit te vdekur, edhe pse eshte i vdekur duhet ruajtur respekti i tij.

Nejse, me behet qejfi qe 3 persona jetojne tani nga dhurimi i tij. Personalisht nuk do e beja dot, jo vetem per veten time, por as per personat e familjes sime... E kam te veshtire ta mendoj.
 
Por ne momentin qe nuk ka qen e diskutuar kjo pune gjate jetes, familja mund te vendosi ( nuk ma ha mendja qe nuk e kane pyetur dhe gruane e femijen...).

Po qe se njeriu gjate jetes e shpreh deshiren ose kundershtimin per te dhuruar organet duhet respektuar vendimi....
 
Titulli: Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Por ne momentin qe nuk ka qen e diskutuar kjo pune gjate jetes, familja mund te vendosi ( nuk ma ha mendja qe nuk e kane pyetur dhe gruane e femijen...).

Po qe se njeriu gjate jetes e shpreh deshiren ose kundershtimin per te dhuruar organet duhet respektuar vendimi....

mund te ket njerz te ndryshm se kan forc kur jan gjalla ta len nje amanet till , ama duhet forc e madhe .Nuk esht ne pytej deshira.
 
Pe: Titulli: Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Mund te ket njerz te ndryshm se kan forc kur jan gjalla ta len nje amanet till , ama duhet forc e madhe .Nuk esht ne pytej deshira.
Une psh do e beja kete hap nqs do ekzistonte mundesia, edhe e njejta gje do me pelqente te benin dhe me mua, nqs do isha e "mire" per gje...
E di qe eshte vendim shume veshtire per tu mare, ama nuk kam konceptin e "copetimit" dhe faktin qe njeriu duhet te varoset me te gjitha organet brenda...
Aq kohe sa kam mundesi te shpetoj nje jete, ose te permisoj nje jete , pse jo?! Aq kohe sa per njeriun tim te dashur ose mua ska me shance, duhet te pranosh te hecesh me perpara dhe te ofrosh nje shprese ne jeten e njerezeve qe akoma kane shance mbi toke...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Une psh do e beja kete hap nqs do ekzistonte mundesia, edhe e njejta gje do me pelqente te benin dhe me mua, nqs do isha e "mire" per gje...
E di qe eshte vendim shume veshtire per tu mare, ama nuk kam konceptin e "copetimit" dhe faktin qe njeriu duhet te varoset me te gjitha organet brenda...
Aq kohe sa kam mundesi te shpetoj nje jete, ose te permisoj nje jete , pse jo?! Aq kohe sa per njeriun tim te dashur ose mua ska me shance, duhet te pranosh te hecesh me perpara dhe te ofrosh nje shprese ne jeten e njerezeve qe akoma kane shance mbi toke...

do ishte nje gjest shembullore sikur te mendonim te gjith keshtu po qe do se frika eshte ajo? mbase edhe jo deshira ku i dihet ca mendojn tjert?
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

do ishte nje gjest shembullore sikur te mendonim te gjith keshtu po qe do se frika eshte ajo? mbase edhe jo deshira ku i dihet ca mendojn tjert?
Cila frike? Aq kohe sa ska me shpresa ske me zgjidhje tjeter, do sdo, duhet ti thuash lamtumire....

Edhe pse ne rastin qe do dija qe njerzit e dashur skane deshire te behen dhurues, nuk do ja shkelja deshiren....

Por po te ndodhte papritur dicka e keqe, dhe mos kisha aritur ti pyesja doni apo sdoni, une do pranoja te beheshin dhurues...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Cila frike? Aq kohe sa ska me shpresa ske me zgjidhje tjeter, do sdo, duhet ti thuash lamtumire....

Edhe pse ne rastin qe do dija qe njerzit e dashur skane deshire te behen dhurues, nuk do ja shkelja deshiren....

Por po te ndodhte papritur dicka e keqe, dhe mos kisha aritur ti pyesja doni apo sdoni, une do pranoja te beheshin dhurues...

Pikrisht ketu eshte arsyja e frikes,kur jemi shendosh nuk jam dim rendesin shendeti kur smuremi asgje nuk ka ben dobi asgje vetem tjemi mir .Eshte moment i veshtri kur ke parasysh se je i denuar te vdesesh Shpreson shpreson se mos ndonje mrekulli ???.Shpresa vdes e fundit swet.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Vdes Shqiptari,u jep jete 3 te tjereve

Pikreisht ketu eshte arsyja e frikes,kur jemi shendosh nuk jam dim rendesin shendeti kur smuremi asgje nuk ka ben dobi asgje vetem tjemi mir .Eshte moment i veshtri kur ke parasysh se je i denuar te vdesesh Shpreson shpreson se mos ndonje mrekulli ???.Shpresa vdes e fundit swet.
Po kur vdes dhe shpresa behet fjala, nqs te thuhet qe ska me asnje shance rikthimi ne jete....Nuk thot njeri ta "sakrifikosh" sa ka akoma shance:)
Cdo shance duhet shfryzuar....
Ama nqs ke mundesi te besh nje veper te mire, pse jo?
 
Back
Top