ثshtë gjetur i vdekur në qelinë e tij i burgosuri shqiptar në Greqi, Ylli Karaeli, që pak ditë më parë vrau gardianin e qendrës së burgimit.
Mediat greke kanë raportuar se rojet e burgut e kanë gjetur të vdekur pas mesnate në burgun e Nigritës në Serres, 30 km larg Selanikut, në qelinë e izolimit ku e kishin çuar të enjten në mbrëmje pas vrasjes që ai kreu.
Sipas informacioneve nga burgu, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa çështjen e ka marrë në dorë hetuesia, e cila po shqyrton edhe kamerat e sigurisë së burgut për të parë çdo lëvizje që është kryer jashtë qelisë së tij.
Të martën paradite, në burgun e Malandrinos në Greqinë Qendrore, i burgosuri shqiptar në gjendje të tronditur vrau rojen e burgut.
Ngjarja ndodhi pas marrjes së drekës, kur i burgosuri shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm, kishte mësuar se i ishte anuluar kërkesa e lejes.
Pasi bëri fjalë me gardianin ai bërtiti: “Nuk më lejoni të shkoj të shoh nënën time? Do t’ia marr jetën njërit prej jush”, dhe ne vazhdim iu hodh sipër rojes së burgut dhe i preu fytin me një thikë artizanale.
E ëma e të dënuarit shqiptar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj ai kërkonte që ta shihte atë.
Gardiani i burgut u dërgua menjëherë në spitalin e Amfisës, por përpjekjet e mjekëve nuk mjaftuan për t’i shpëtuar jetën. Ai ishte 45-vjeç, baba i dy fëmijëve dhe kishte të paktën 14 vjet përvojë pune.
Ngjarja ndodhi në një moment kur në të gjitha burgjet e vendit janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie pasi ka pasur informacione se po përgatiten protesta për të kundërshtuar projektligjin e ri të qeverisë për ndërtimin e burgjeve të sigurisë së lartë.
gazetashqip