Vdes në varr për të thyer rekordin Gines

Një 24-vjeçar ka vdekur në Sri lanka pasi tentoi të thyente rekordin Gines për kohën më të gjatë të kaluar i varrosur i gjallë.



Lajmi i bërë i ditur nga policia e Kantalës, rreth 220 metra në veri të Kolombos, se Janaka Basnayake u varros gjatë fundjavës në një gropë të rrethuar me dru, me ndihmën e miqve dhe familjes së tij, për të shënuar një rekord në librin Gines.

Sipas një gazete lokale, Basnake ishte varrosur në një varr të thellë tre metra, ditën e shtunë në orën 9:30 dhe kur është nxjerrë në sipërfaqe në orën 16:00 ai ka qenë i pavetëdijshëm.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por si ka mbërritur atje është shpallur i vdekur. Mjekët nuk janë ende në gjendje të përkufizojnë se cili është shkaku i vdekjes. Ekzaminimet post-mortem do të vazhdojnë deri në zbulimin e shkaktarit të vdekjes së tij. Nëna e Basnakut ka treguar se ai ishte varrosur edhe dy herë të tjera për së gjalli, njëherë për dy orë e gjysmë dhe në një rast tjetër për gjashtë orë.



Në vendin e ngjarjes nuk ka patur përfaqësues të Ginesit, të cilët që më parë kanë deklaruar se nuk duan t’i vlerësojnë ngjarje të tilla, me qëllim mosnxitjen e njerëzve për marrjen e iniciativave kaq ekstreme.

Megjithëse shënimi i një rekordi të tillë është ende i paqartë, rrëfimi për një ngjarje të tillë ka qenë nga një burrë anglez, i cili pretendon se në vitin 1998 është varrosur i gjallë për tre muaj.

/B/shqip/

var.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top