Vdes në spital pushuesi që u godit nga motori i ujit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Ndërron jetë në spitalin e Durrësit pushuesi kosovar i aksidentuar në plazh, ndërsa nuk është identifikuar ende autori i incidentit dhe motorët e ujit vazhdojnë të bëjnë spektakël mes pushuesve. Pushuesi 38-vjeçar nga Deçani i Kosovës, Sabit Kuçi, ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit bregdetar një ditë më parë. Ai ndodhej i shtruar për ndihmë mjekësore që më 15 korrik, menjëherë pas aksidentit që pësoi nga një motor uji, ndërsa lahej në ujërat e Adriatikut, në plazhin e Durrësit. Kuçi nuk ka mundur t‘i rezistojë goditjes së marrë në kokë, e cila ka qenë tejet e fortë dhe vdekjeprurëse për të. Incidenti i rëndë që e çoi drejt vdekjes 38-vjeçarin, i cili kishte ardhur bashkë me familjen për pushime në Shqipëri, ndodhi 10 ditë më parë, në sektorin Hekurudha të Plazhit, nga një motor uji. Si mjeti, ashtu dhe ai që e drejtonte, kanë mbetur të paidentifikuar. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë që cenoi sigurinë e pushuesve, u vunë në lëvizje drejtues të policisë kufitare në qendër dhe në bazë dhe përgatitën një plan-operacion për bllokimin e mjeteve motorike të ujit që ishin pa dokumentacion dhe që drejtoheshin pa dëshminë përkatëse të aftësisë. Tri ditë pas ngjarjes u deklarua nisja e aksionit për bllokimin e mjeteve që vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e pushuesve, por ende asnjë rezultat nuk është bërë zyrtar nga ky aksion i policisë kufitare dhe as nuk janë përcaktuar nga njësitë e pushtetit vendor zona të veçanta larg pushuesve për të ushtruar sportet e ujit për të pasionuarit pas tyre. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, pas marrjes së njoftimit për vdekjen e të plagosurit nga motori në plazh, bëri të ditur se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe autorit që padyshim ka qenë një pushues anonim, i cili ka marrë me qira motorin dhe më pas është larguar pa lënë gjurmë, ndërsa një jetë njeriu u shua nga papërgjegjshmëria e autoriteteve për të disiplinuar lëvizjet e motorëve në zonat ku lahen turistët.
*SHQIP*
 
Back
Top