Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Guest2

Antarë i Respektuar
Ka ndërruar jetë në spital gruaja 28-vjeçare, e qëlluar me armë zjarri nga bashkëshori i saj. Ajo nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra nga arma e zjarrit, që zbrazi mbi të burri.

policia-e-tiranes1-e1447873927320Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:10, në rrugën e “Qelqit”, tek pallatet Derveni, Kombinat.

Gruaja u identifikua si I. Dervishi, 28 vjeçe, ndërkohë që autor i krimit është bashkëshorti i saj, Admir Dervishi, punonjës i Gardës.

Nga hetimet policore ka rezultuar se shkak i sherrit mes bashkeshorteve që degjeneroi në përdorimin e armës dhe la gruan viktimë ishte një konflik për shkaqe xhelozie.

Gazeta Panorama.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Ore me duket mua apo Shqipetaret po kthehen shumica ne te semure psiqik?
Cfare jane keto katastrofa me vrasje qe lexojme cdo dite...
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Jonio lajme qe frikesojne.. stress.. jet e jetuar ne korrniza por qe korrniza sshikohen.. dhe te mendosh nje qe duhet te mbroj shtetin smbron familjen perkundrazi e egzekuton.. mendoj qe mungesa e shtetit ben gjithmone te krijohet shtetpushtet individual..
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Duhet luftuar mos arsimi.Per nje shoqeri te shendoshe eshte arsimi ai qe tregon udhen drejt civilizimit.
Mentaliteti anadollak me nderthurje mosfunksinimin e shtetit ekzakt organi I drejtesise sjell keto fenomene te tilla dhune e vrasje.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

asgje nuk funksionon sic duket, tek disa njerez, e ne fund bejn marrezira qe demi eshte shume i madh...gjynah
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Passion,nuk ndaj te njejtin mendim me ju.nuk ka te beje arsimi ne psikologjin e njeriut.
Kemi pare edhe raste qe kane qene shume te arsimuar edhe kane bere te njejten gje.
Ai/ajo qe jane te prirur per te vrare,nuk ka arsim t'i ndryshoj.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

OK.
Eshte e drejta jote.
Kur bisedon me njerez qe gezojne formim te mire intelekti ,ata I perkasin kategorise SE arsimuar,e kur degjon e shiko biseda karagjozlleqesh,e pse mind TD jen te zgjuar arsimi s'ka arrit te depertoje NE te.
E dhimbshme Eshte kur krimet I bejne te rinjte.
Xhelozia,e deshtimi Jan Dy faktoret kryesore.

Gjitha keto I zbeh Elementi ARSIM.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Passion,nuk ndaj te njejtin mendim me ju.nuk ka te beje arsimi ne psikologjin e njeriut.
Kemi pare edhe raste qe kane qene shume te arsimuar edhe kane bere te njejten gje.
Ai/ajo qe jane te prirur per te vrare,nuk ka arsim t'i ndryshoj.

Arsimi hyn ne edukimin per te drejtat e njeriut.. ne arsim behet edhe pak psikologji te pakten ne kohen time behej...
Ketu nuk flitet per killer abis por per motiv xhelozie ...pra njeriu i pare si prone private dhe meqense ushtarak po supozoj edhe si nen urdherat e tij.. supozojme qe gruja ka faje e xhelozia ishte me vend a nuk eshte me e thjeshte per jeten e vrasesit te ishte i lire ...me pune ..ne shoqeri .. mendoj qe formimi i asaj qe jemi vjen nga femije nga vatra familjare..nga bankat e shkolles nga shoqeria.. nga ato qe quhen "te drejta nderi"me vetevendosje drejtesie.. pak prapanike.. dhe e pafalshme per dike qe mbron garden...per dike qe duhet te mbroj flamurin... e vendin..
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

A ka dite qe sbehet vrasje?
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Nese njeriu arrin deri aty sa te vrase per xhelozi,atehere ky njeri kategorizohet si nje i "semure"..qe do te thote kjo semundje nuk zgjedh se si eshte i arsimuar ose jo.te vrasesh nuk eshte injorance.arsimimi vetem injorancen lufton.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Ore me duket mua apo Shqipetaret po kthehen shumica ne te semure psiqik?
Cfare jane keto katastrofa me vrasje qe lexojme cdo dite...

Kane qene tjeter se atehere nuk degjoheshin,mua me tmerron fakti qe ska ndryshuar asgje perkundrazi shohim nje rritje te ketij fenomeni (dhune kunder femres) edhe pse ne 2016 tashme..!
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Ngushellime familjes..:(
Keqardhje per keto komente qe secili nga ju thoni shqiptaret shqiptaret..jane te smure psiqik? etj etj..Pse ne vendet ku jetoni nuk degjoni te tilla gjera??
ا'shoqeri hipokrite qe jemii,ne teresi!Te vetmen gje qe dime te bejme eshte te shfajsohemi dhe te mesojme te te tjeret dhe pse vete jemi yhyyy sa larg..:D
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Vetem 28 vjece! :(
E vret ai qe ndan perditshemrin,shtratin,emocionet dhe fymarrjet e lodhsme te kesaj jete, qe jo shpesh ,po mos t"jesh dyshe te behen azmatike.
Injoranca po leshon rrenje,patriarkalizmi stallor ,vathore dhe shtazore ,qe femra eshte prone e imja,ja ku triumfon perseri.
Te tradhtoj?
ndaje o vella i dashur..
Ajt diten e mire .
Se breket kemi lidh kur vjen puna ne nje shkalle te tille degradimi,se jo mushkerit .
Kafsheri!
Po nuk u fut koncepti civilizues me ne thellsi ne shoqerin tone te piset sociale.
Te tilla perfundime do jene pa fund dhe patefter.
Duhet ndergjegjsim .
Femrat duhet te ndergjegjsohen te denoncoijn dhunen.
Instatet shtetrore te jene te pergjegjshem,te rrepte ndaj ketyre rasteve.
Qe minimalisht te ndalen te pakten pa degraduar ne vrasje dhe humbje jetesh!
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

eh kur do ta kuptoje njeriu qe nuk kemi prone as femijet tane e jo me partnerin.
Qe su shkon mendja te vrasin vete ketyre " trimave " se mar vesh !!
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Mendoj qe faj ka shteti qe nuk i ben nje test cdo kujt qe i jep armen,se deri ne cfare pike arrin ky njeri i armatosur?
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Vetem 28 vjece! :(
E vret ai qe ndan perditshemrin,shtratin,emocionet dhe fymarrjet e lodhsme te kesaj jete, qe jo shpesh ,po mos t"jesh dyshe te behen azmatike.
Injoranca po leshon rrenje,patriarkalizmi stallor ,vathore dhe shtazore ,qe femra eshte prone e imja,ja ku triumfon perseri.
Te tradhtoj?
ndaje o vella i dashur..
Ajt diten e mire .
Se breket kemi lidh kur vjen puna ne nje shkalle te tille degradimi,se jo mushkerit .
Kafsheri!
Po nuk u fut koncepti civilizues me ne thellsi ne shoqerin tone te piset sociale.
Te tilla perfundime do jene pa fund dhe patefter.
Duhet ndergjegjsim .
Femrat duhet te ndergjegjsohen te denoncoijn dhunen.
Instatet shtetrore te jene te pergjegjshem,te rrepte ndaj ketyre rasteve.
Qe minimalisht te ndalen te pakten pa degraduar ne vrasje dhe humbje jetesh!

,,,,,,,,,,,,,,,,,
:) :) :)
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Zbardhet dëshmia e gardistit, e vrau gruan për karikuesin e telefonit

bashkim-1.jpg

Zbardhet dëshmia e gardistit që vrau gruan ditën e djeshme në zonën e Kombinatit. Dje në fakt ka qenë një ditë e zezë për Shqipërinë, rrëzimi i helikopterit dhe vrasja e gruas nga bashkëshorti ishin dy ngjarjet që tronditën dje opinionin publik.

Admir Dervishi, gardisti që vrau gruan, pranoi para hetuesve autorësinë e krimit. Në gjendje të rënduar psikologjike është shprehur i penduar, duke përsëritur frazën, “Nuk doja ta vrisja…”.

Ai ka treguar se ka qenë një debat për arsye shumë banale mes tij dhe së shoqes, që as vetë nuk e ka parashikuar se mund të mbyllej në atë mënyrë. Sipas dëshmisë së tij, duke qenë se po nxitonte për të shkuar në punë, pasi ishte me vonesë, është zënë me gruan për karikuesin e telefonit që ajo nuk po ia gjente. Më pas, në debat e sipër, i ka përmendur emrin e një personi mashkull, duke i thënë se mos ia kishte dhënë atij dhe pas këtij momenti, situata i ka dalë jashtë kontrollit. 29-vjeçari ka nxjerrë nga brezi armën dhe ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur. Megjithatë, ai ka pretenduar para hetuesve se ka menduar që e shoqja ishte e plagosur dhe herë pas here i ka pyetur për shëndetin e saj, deri sa i kanë konfirmuar se ajo ka vdekur.

Dëshmia Në njoftimin zyrtar që Policia e Tiranës shpërndau dje për mediat, thuhet se krimi i djeshëm në familje ka ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve për arsye xhelozie. Ky motiv ka dalë edhe nga dëshmia që autori i arrestuar, Admir Dervishi, ka dhënë para hetuesve gjatë procesit të marrjes në pyetje. Në një gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë gjatë gjithë kohës, ai ka pranuar autorësinë e krimit, duke shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes. “Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, ka nisur rrëfimin e tij në polici gardisti Dervishi. Më pas ai është shprehur se në debat e sipër, i ka thënë të shoqes edhe disa fjalë të pamenduara mirë. I ka përmendur emrin e një mashkulli, për të cilin kishin pasur debate edhe më parë, pasi ai ishte xheloz dhe nuk donte që e shoqja t’i fliste, shkruan ‘Panorama’. “I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në polici. Panorama.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Mjere ajo qe u fut ne dhe', e mjere femijet.

Ky 'i forti' le t'ia thote b*** nja 15 vjet ne burg.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Njeriu duhet te dije te kontrolloje veten dreqi ta haje! Larg meshkujve depresiv si ky!
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

zbardh shkakun e konfliktit, mes efektivit të Gardës së Republikës, Admir dhe bashkëshortes së tijm Ilda Dervishi që përfundoi me vrajsen e kësaj të fundit. Sipas dëshmisë së dhënë nga efektivi i gardës para oficerëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, shkak për konfliktim ishte një kredi e marrë nga nëna e bashkëshortes dhe Ilda Dervishi ishte dorzanës.

I akuzuari shprehet se nuk ishte dijeni për këtë veprim të bashkëshortes deri në moment që ata janë paraqitur në bankë ku do të kërkonin një kredi, të cilën do ta përdorinin për dyqanin e rrobave, që kishin hapur sëfundmi. Për të vijuar punën në dyqan, Dervishi kishte kërkuar një kredi në një prej bankave të nivelit të dytë në vend, Por pë bankë pas verifikimit të regjistrit tregtar, punonjësit iu kanë konfirmuar se bashëkshortja, nuk mund të ishte bashkëkredimarrëse, pasi ishte dorëzanë në një kredi të marrë nga nëna e saj vite më parë, kur ata ende nuk ishin të lidhur.

Nga kjo kredi nuk ishin shlyer disa këste, vlera e të cilave kishte arritur në vlerën e 100 mijë lekëve të reja. Sipas Dervishit, kjo kishte shkaktuar edhe acarimin e konfliktit mes tyre, ndërsa pak ditë para vrasjes ai kishte vënë re se atyre iu mungonin në shtëpi edhe një shumë prej 20 mijë lekësh të reja. Këtë shumë parash, bashkëshortja e Dervishit, nuk kishte mundur t’ia argmentonte.

Gardisti dyshonte se kjo shumë parash mund të ishte përdorur nga gruaja e tij, për të paguar këstet e kredisë së nënës së saj. Më tej Dervishi iu ka pohuar hetuesve të policisë se, gjatë ditëve të fundit debatet mes tyre ishin acaruar edhe për mbajtjen e fëmijëve. Ai ka shprehur shenjë pendese për krimin e kryer, ndërkohë që ka pohuar se nuk kishte për qëllim vrasjen e bashkëshortes dhe veprimin e kishte ndërmarrë në gjakënxehtësi e sipër. Ndërkohë që konfliktet mes ccciftit kanë nisur që vite më parë për problem të ndryshme, kryesisht ekonomike.
Shqiptarja.com
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Kur jeta e nje personi vlen 1 milion lek te vjetra ...... :( ... :(
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

lexova ket lajm edhe diku tjeter, mu dhimb ajo femra... gjynah si e ka pas kete fat t`i ndodhe.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Ne cfare bote te ndyr jetojme!
Te marri jeten tjetri per nje karikus
I uroj te kalbet vetem si qen sepse as burgun nuk e meriton.
 
Titulli: Vdes ne spital gruaja e qelluar nga burri gardist...

Nuk eshte mire te "vjedhesh familjen tende" per familjen tende..(kesaj i bie te mos besosh ne familjen qe ke ndertuar..sdo ishte me thjesht tja kerkonte burrit ate shume??). por kjo nuk arsyton vrasjen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top