Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë mjekët.

Guest2

Antarë i Respektuar
Një nënë 35 – vjeçare, shtatzënë në muajin e nëntë, ka ndëruar jetë bashkë me fëmijën që priste të lindte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Aida Koçi, nënë e dy fëmijëve, ndërroi jetë si pasojë e hemoragjisë në shpretkë, teksa priste fëmijën e tretë.

Familjarët akuzojnë mjekët e maternitetit, se kanë neglizhuar rastin dhe nuk e kanë dhënë shërbimin në kohën e duhur.

Ata tregojnë se pas dyshimeve për probleme kardiake, mjekët e dërguan në QSUT, ndërsa këta të fundit dyshuan për ftohje dhe e dërguan në sanatorium. Ishin mjekët e këtij spitali, që përcaktuan hemoragjinë, por sipas familjarëve, ekipi i mjekëve të maternitetit sërish u vonuan në ndërhyrje.

Ministria e Shëndetësisë, me anë të një komunikate ka sqaruar se pacientja është paraqitur në gjendje të rënduar, ndërsa lëvizjet e saj në QSUT dhe më pas në Senatorium janë kryer nga autoambulanca, të shoqëruar nga mjek në bazë të protokolleve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orën 05:00, pacientja është futur në sallën operatore, ku u konstatua hemoragjia, ndërsa u nxorr bebja e vdekur, ndërsa në 05:45 minuta ka ndërruar jetë edhe nëna.

Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje, që rezultoi fatale për 35 – vjeçaren dhe foshnjen e saj.

Tv Klan
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i përket vdekjes së nënës 35-vjeçe dhe foshnjës së saj, të porsalindur, në maternitetin “Koço Glozheni”.

Sipas policisë rreth orës 06:00, mjekët e këtij spitali kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës.
Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit policët kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes policia ka marrë vëllain e viktimës në komisariat për një deklaratë.

Po ashtu, sipas policisë, rreth orës 07:00 mjekët e spitalit kanë njoftuar se ka vdekur edhe nëna 35-vjeçe Aida Koçi, banuese në Tiranë.

Dy prokurorë ka tërhequr regjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qenë në punë./tvklan.al
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Me vjen shume keq per kete ngjarje...te pakten ajo grua te mos ishte sorollatur neper spitale,por ti sherbehej sa me shpejt.Jo cdo rast ka zgjidhje, por te pakten te behej maksimumi
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Tmerr....te mos evidentohet problematika dhe te sorrollatet tjetra si top futbolli.....nuk di cte them po qe i duhet bo i shkundje ktyre dreq robve duhet!
Mu kujtu rasti i nuses se portierit te partizanit dhe kombetare alban hoxhes qe per shkak hemoragjie a zemre iku goca 28 vjece.....
Nuk di cdo kisha bo te isha e aferme e asaj zonje.....po pa i djeg si miu mrena si kisha lene!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

U preht ne paqe dhe durim familjarve.. edhe dy femije tjere paska, mekate edhe per ato..Allahu u ndihmoft
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

U preht ne paqe dhe durim familjarve.. edhe dy femije tjere paska, mekate edhe per ato..Allahu u ndihmoft

I erdhi nga neglizhenca e njerezve...jo nga allahu !
Cdo dite po i perngjasojme me shume kafshes ....
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Sdi Monique...sincerisht sdi cfare te mendoj...thjesht njerezve, familjarve Zoti u ndihmoft se eshte nje sprove e rend..
Me vjen shume keq per femijet... Allahu ua lehtesoft gjendjen..e nese vertet ka ndodh si shkak i asaj se nuk reaguar kur eshte dasht, ata mjafton te jetojn me ndergjegjen se jane bere shkak per vdekjen e dy jeteve...
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Drame!!!
Ke te zesh e ke te lesh...nga njera ane mjeket qe zoti i befte mjeke e nga ana tjeter mungesa e pajisjeve neper klinika....Urgjenca me dyer te mbyllura dhe pa oksigjen...e nje infermiere qe i vjen peshtire nga te vjellat (nga c'lexova ne portale te tjera)...Se dinim qe ke mbaru per estetike mi gru, madje te kerkojme ndjese per situaten jo te kendshme te se ndjeres...!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

... mjer ata qè kanê nevoj per mjeket né Alb.

Uné per vete kam pervoj te keqe me keta mjeket Shqiptar .

Duke pas parasysh qè e/i aferm e kemi mjek :((
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

اfarë e shkaktoi vdekjen e dyfishtë? Mjekët flasin për TCH, akuzojnë kolegët

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

اfarë u bë gabim? اfarë çoi në humbjen e jetës së foshnjës dhe të 35-vjeçares nga Paskuqani, Aida اajku? Përveç sorollatjes prej afro 5 orë e gjysmë nga njëri spital në tjetrin ende nuk ka një diagnozë të saktë se nga humbi jetën pacientja.

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje nuk e kanë kuptuar situatën e saj duke e orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake.

Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta. Por vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemoragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën.

Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas ece-jakeve të gruas shtatëzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Dy ekspertët obstetër gjinekologë, të konktaktuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, thone të njëjtën gjë: ekipi i mjekëve të maternitetit nuk duhej të bënte transferimin e 35-vjeçares për në urgjencën e QSUT-së, pasi në këto raste, kur ka dyshime për probleme kardiake, thirret mjeku kardiolog në maternitet.

Nga ana tjetër, funksionon qendra e koordinimit. ku mjekët e maternitetit mund të kërkojnë konsultë si në rastin e kardiologut, por edhe të mjekut kirurg, i cili duhej të ndërhynte. Vetëm pasi në senatorium është konstatuar shok hemoragjik dhe gruaja është rikthyer në maternitet dhe kur gjendja e gruas ishte rënduar, atëherë është thirrur konsultë e zgjeruar.

Por atëherë ishte shumë vonë. Shërbimi kirurgjik ka konstatuar hemoragji në regjionin e shpretkës, por pa ditur se nga se ishte shkaktuar. Por për këtë do të vendosë mjekësia ligjore.

/ Top Channel
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

A sa me erdhi keq per ket rast...Allahu ju letsoft dhembjen..
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Me vjen shume keq per kete ngjarje...te pakten ajo grua te mos ishte sorollatur neper spitale,por ti sherbehej sa me shpejt.Jo cdo rast ka zgjidhje, por te pakten te behej maksimumi

Me paske lexuar mendjen.
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Shendetesia, mireqenia sociale dhe arsimimi ne kete vend, ne cdo kend te trojeve shqipe, lengojne rende me decenie te tera. Dhe i teri ky tmerr tejkalohet me vetem ca shkrime ne facebook e ca me the e te thashe televizioneve dhe pas tre ditesh ndodhe po e njejta gje dhe kot.

Keto jane shenja se ky popull ka shkuar per lesh! Pra, ne nje vend ku nuk demonstrohet fuqishem per te drejten me elementare per mua eshte vend leshi. Ne jemi shoqeri leshi dhe nje shoqeri e tille leshi merr pjese neper ahengje dhe ditelindje deputetesh ne masen deri ne 12 mije dhe i gezohet nje lengu te ofruar ne gote plastike nderkohe qe nuk eshte ne gjendje te mblidhen as 100 per te protestuar per te drejten me elementare te tij: Shendetin, mireqenien dhe arsimin.

Ptu, ptu, ptu :vje::vje::vje:
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Vdekja e shtatzënës, lirohen dy mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’

mjkete-768x447.jpg

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për 2 mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’, duke caktuar masën “detyrim paraqitje”. Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi 45 ditë burg për dy mjekët, të cilët u ndaluan për vdekjen e gruas shtatzënë së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe.

Ndërkohë, mjekë e infermierë të maternitetit ishin mbledhur përpara gjykatës për t’u solidarizuar me kolegët e ndaluar, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka, mbi të cilët rëndon akuza e mjekimit të pakujdesshëm.
g.shqip
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe.c'sistem te korruptuar kemi.
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ku eshte ky popull te ngreje zerin ne padrejtesi te tilla...sot i ndodhi kesaj,neser do me ndodh mua,pasneser ty e keshtu me rradhe...Apo secili per veten kur te na godase deren e keqja..!
Do harrohet e kjo e sa te tjera do ndodhin e ne do i lexojme neper fb e portale e rrim ne vend numero...
Ps: Video e marr nga "Dritare Net"
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Vdekja e shtatzënës, lirohen dy mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’

mjkete-768x447.jpg

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për 2 mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’, duke caktuar masën “detyrim paraqitje”. Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi 45 ditë burg për dy mjekët, të cilët u ndaluan për vdekjen e gruas shtatzënë së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe.

Ndërkohë, mjekë e infermierë të maternitetit ishin mbledhur përpara gjykatës për t’u solidarizuar me kolegët e ndaluar, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka, mbi të cilët rëndon akuza e mjekimit të pakujdesshëm.
g.shqip

Faji kryesor eshte sistemi , mos harrojme se spitalet obsetrik -gjinekologjik nuk mund te jene te specializuar per cdo lloj operacioni.

Megjithate cfare do qe te bej kushdo askush nuk e kthen ne jete ate qe iku....drejtesia le te vendoset me drejtesi!
Nese ka ardhur si pasoje e neglizhences , fajtoret te denohen!
Nese ka ardhur si pasoje e institucioneve ai MInister surrat qeni te japi doreheqjen
Por kushdo qofte pergjegjes, kushdo u denofte, kushdo te japi doreheqjen , atyre femijeve jetim asnjeri ga keta nuk ia kthen me te emen ne shtepi!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Sistemi e ka fajin qe nuk funksionon fare .
Ka aq shume ambulanca sa i plotesojne nevojat e njerzve por qe cdo ambulance nuk ka pajisjet e duhura per cdo rast urgjent.
Shpresoj shume ti vdesi gruaja ose ndonje i afert ketyre doktorave qe nuk ben as minimumin per nje nene shtatzene !
Se ne burg si fut njeri jo .
Legenat :mad:
 
PO c'faj ka gruaja te vdesi per hater te ketij??? ore i gjalli e gjen derman po gjynah ai qe iken.
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

PO c'faj ka gruaja te vdesi per hater te ketij??? ore i gjalli e gjen derman po gjynah ai qe iken.

Po pra qe ta ndjeje dhimbjen sikur familjaret e asaj te shkretes qe iku !
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Po pra qe ta ndjeje dhimbjen sikur familjaret e asaj te shkretes qe iku !

delirium dhimbja dhimbjes nuk i ngjan...personalisht sdo "uroja" asgje te tille pasi ne fund askujt si kthehet askujt....por do i lija zotin te gjykonte ai dhe mundesisht le tia jepte atij nese do kish gjykim hyjnor, jo femijve ,jo gruas , jo prinderve!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

delirium dhimbja dhimbjes nuk i ngjan...personalisht sdo "uroja" asgje te tille pasi ne fund askujt si kthehet askujt....por do i lija zotin te gjykonte ai dhe mundesisht le tia jepte atij nese do kish gjykim hyjnor, jo femijve ,jo gruas , jo prinderve!

Ok ............!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Po mendoj:nqs ky rast do ishte ne kohen e xhaxhit,ku do perfundonin doktorrat?
Duhet naj here xhaxhi duhet.
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Po mendoj:nqs ky rast do ishte ne kohen e xhaxhit,ku do perfundonin doktorrat?
Duhet naj here xhaxhi duhet.

shtttt se po te lexuan ATA , te vune epitafin "Komunist" hahahahaha
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Nese ka ardhur si pasoje e institucioneve ai MInister surrat qeni te japi doreheqjen
i!

Te ish ne vend tjeter do e kish dhene me siguri, po ku kane fytyre politikanet tane?!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

Po normal mi se ne llapim pas ekraneve...
Shoqeria civile del e gjakoset per parqet e kalamajve , nuk ngrihet per kete amulli shendetsore, per problematika qe na prekin te gjithve.
Aman se ngelem duke zgjedhur te keqet me te vogla ...e deri sa te na bjere kusuri vete jemi ok.
Personalisht kam nje rast te njeriut tim me orion glozhenim, por qe as nuk dua te merrem me....
C'vlere ka per mua tani per aq kohe sa personi nuk eshte me!
 
Titulli: Vdes në maternitet 35 – vjeçarja dhe foshnja që priste, familjarët akuzojnë

I ftuar në Top Show, Fation Omuri, vëllai i Aida اajkut që ndërroi jetë në spital bashkë me foshnjën e saj pak ditë më parë.

Ai ka rrëfyer se motra e tij kishte shkuar në këmbë në spital dhe ishte e pakuptimtë se si pa pasur një diagnozë të saktë Aida dërgohej nga një spital në tjetrin dhe i jepeshin edhe medikamente për atë që dyshonin, por që pas analizave rezultonte se nuk ishte ai problem.

“Të supozosh që në të majtë është vetëm zemra është si të thuash t’ia lësh topin tjetrit. Nëse ka hemoragji të brendshme nga ekografia dallohet. Duket sikur në fillim japin medikamentet pastaj nëse rezulton se nuk ka atë problem ia çojnë mjekut tjetër”, shprehet ai.

Gjithashtu Omuri vë theksin tek mungesa e empatisë tek mjekët me të cilët motra e tij shtatzënë kishte të bënte.Ai tregon se në një moment i është thënë se “I vogli iku, të mendojmë për të madhin”.

“Një foshnjë në muajin e 9 është një njeri. Ne i kishim menduar edhe emrin, Aurora”, shtoi Omuri.

Omuri ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë , Ilir Beqaj.

“Del edhe thotë se ka funksionuar sistemi. اfarë ka sistemi ka funksionuar sipas këtij ministri. Në çdo spital transportin me barrelë e kemi bërë vetë. Si ka ndikuar ky transport në hemoragji?”, shton Fation Omuri.

Pjesë nga rrëfimi i Fation Omurit
Motra shkon në mënyrë vertikale në spital, pastaj ka bërë një kalvari të gjatë nga një spital në tjetrin.

Fillimisht motra ankohet se kishte një dhimbje në kraharorin e majtë. Kunati i saj e dërgon në spital, i është dashur që të pres se urgjenca ishte e mbyllur. Më është bërë* një ekografi ku i konfirmohej se fëmija ishte gjallë. Ishte apo jo për të lindur kjo është e diskutueshme.

Për shkak se kishte dhimbje në kraharorin e majtë, mjeku ka menduar se mund të ishte një problem kardiak, një diagnozë e gabuar. Të supozosh që në të majtë është vetëm zemra është si të thuash t’ia lësh topin tjetrit. Nëse ka hemoragji të brendshme nga ekografia dallohet.

E kam kërkuar ekografinë, por nuk e kam gjetur.

Kam vënë re tek të tre spitalet një mungesë empatie tek mjekët shqiptarë. Një mjek të thotë i vogli të ka vdekur të mendojmë për të madhin.
Pasi kemi shkuar në QSUT i është injektuar dopaminë. Pyetja ime është përse i është injektuar. Ende pa pasur një diagnozë i jepet dopaminë, pak më vonë konfirmuan se nuk ka probleme kardiake, mjekët u shprehën se mos ndoshta ka problem në mushkëri.

Duket sikur në fillim japin medikamentet pastaj nëse rezulton se nuk ka atë problem ia çojnë mjekut tjetër.

Kemi bërë një sërë analizash, dhe ato jo në spitalin publik, por në një privat. Pas një ore erdhën përgjigjet dhe e dërguam në Sanatorium.

Në Sanatorium pasi e panë që ishte shtatzanë, prija ishte “اfarë do kjo këtu”. Atje jemi detyruar të bëjmë radiografi, pasi nuk na ishte stampuar.
Pasi u krahasuan analizat e gjakut lindi dyshimi për një hemoragji të brendshme. Në sanaturium më thanë se duhet ta çonim menjëherë në materinitet sërish në maternitet sepse duhej kohë për të organizuar një ndërhyrje kirurgjikale urgjence.

Pasi kthehemi te “Koço Gliozheni” rreth orës 04:00, dikush thotë se nuk kishte oksigjen për të bërë transportin nga ambulanca në reanimacion. Oksigjeni ishte në katin e 4, kalvari për të marrë oksigjenin dhe për ta çuar në sallën e reanimacionit u deshën 25 minuta.

Pasi hymë në sallën e reamiacionit i kërkoj të njëjtit mjek që e vizitoi në fillim ta shikonte,* më thotë se po telefononte një ekograf,* i them bëji një ekografi për të parë nëse ka hemoragji, ai më thotë se nuk di ta lexojë në detaje ekografinë. Ishte injëjti që na konfirmoi përmes ekografisë së parë se foshnja ishte gjallë.

Pas 1 ore u vendos që të futej në sallën e operacionit. U konstatua se fëmija është i vdekur dhe u forcua edhe dyshimi për hemoragjinë.
Pas disa momentesh në sallën e operacionit flas me mjekun dhe më thotë se ka një hemoragji shumë të madhe. E pyeta se çfarë po ndodhte më thotë se është çarë shpretka dhe më thonë se po presin një ekspert të shpretkës.
Top-Channel
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top