Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

cent

...Lontano
Aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur e gjashtë të plagosur ndodhi mbrëmë në autostradën Levan- Tepelenë.
jsdclu.jpg
Nëna dhe fëmija i saj 2 vjeç gjetën vdekjen ndërsa mbetën të plagosur edhe vajza 13 vjeçe e viktimës, si dhe bashkëshorti i saj që drejtonte automjetin fuoristradë. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë që udhëtonin me një zetor. Sipas Policisë, kjo e fundit dyshohet të jetë bërë shkak i këtij aksidenti tragjik, pasi ka dalë në mënyrë të menjëhershme nga një rrugë dytësore. Policia e Fierit mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas sinjalizimit të dhënë nga drejtues të tjerë mjetesh, të cilët janë ndalur për t’u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve. Siç mësohet, gruaja 38-vjeçare Adelina Muçaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa fëmija i saj, D. Muçaj, disa minuta më pas. Të plagosur rëndë mbetën edhe bashkëshorti i viktimës, Jetnor Muçaj dhe vajza 13- vjeçare. Sipas Policisë, ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Fierit. Policia konfirmoi mbrëmë edhe katër emra të tjerë të të plagosurve, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një zetor që e kishin mbushur me shalqinj. Ata janë shtetasit Enver Troka, Krenar Troka, Aleksandër Banaj dhe Erlind Zyka. Ekspertët e Policisë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se mjeti fuoristradë, me targë shqiptare AA 089 CG, ka qenë duke udhëtuar rreth orës 20:30 në autostradë, në vendin e quajtur Kafaraj. Dyshohet se mjeti ka qenë edhe me shpejtësi, kur papritur i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme zetorit. Ky i fundit sipas policisë ka dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Kafaraj. Drejtuesi i fuoristradës nuk e ka vënë re daljen e mjetit pasi zetori nuk kishte as drita, ndërsa në momentet e fundit ai e ka pasur të pamundur të frenojë në kohë për të evituar tragjedinë familjare. Zetori ka përfunduar më pas jashtë rruge duke lënë të plagosur katër personat që gjendeshin në të, të cilët janë banorë të zonës. Jashtë rruge doli edhe mjeti fuoristradë. Policia e Fierit bëri të ditur mbrëmë se ata kanë marrë plagë të rënda, por pa rrezik për jetën. Të gjashtë të plagosurit ndodhen në spitalin e Fierit, por më rëndë paraqitet gjendja e 13- vjeçares dhe babait të saj.
/Panorama
 
Titulli: Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

me vjen keq
 
Titulli: Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

U prefshin ne paqe ....
Sa gjynah ...
sherim te shpejte te plagosurve ...
 
Titulli: Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

shpirti ne paqe ju koftee
 
Titulli: Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

O sa gjynah :(
Ishalla sherohen sa me shpejte te plagosurit.
RIP!
 
Titulli: Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

Eshte nje kaos i vertet. Aksidente rrugore me perfundim tragjedi cdo dite..... tmerr. :(
 
Titulli: Vdes në aksident nëna e djali dy vjeç, plagosen 6 të tjerë

Gjynah :( Allahu ju dhente saber
 
Back
Top