Vdes Leka Zogu I

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
671356293lajmetari671356293.jpg

Ndërroi jetë në spital në moshën 72-vjeçare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I.

Pretendenti ndodhej prej ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës.

Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqësimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bërë i biri, Princi Leka.

Dy ditë më parë mjeku i njohur Mentor Petrela njoftoi se gjendja e pacientit ishte tepër e rëndë, sidomos pas arrestit kardiak që pësoi fundjavën e shkuar. /tch/

Sipas neurokirurgut Mentor Petrela, trashëgimtari i fronit vuante nga problemet multisistemike. Pas disa përmirësimeve të vogla të herëpashershme, në reanimacionin e Neurokirurgjisë, Zogu ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare, pas përkeqësimeve në mushkëri dhe fibrilacionit arterial në zemër.

Për shkak të shëndetit të përkeqësuar, të favorizuar edhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryheshin nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë.

Vitet e fundit, 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë edhe e dëmtimit në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore.

Leka Zogu u lind më 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. ثshtë djali i Ahmet Zogut, mbretit të Shqipërisë në ato vite. Menjëherë pas lindjes, familja e tij nis një jetë të re në mërgim.

Leka Zogu i I shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor 1993. Në ato vite bëri përpjekje për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë.

Përfundimisht , me familjen e tij kthehet për të jetuar në Shqipëri në qershor 2002. /Telegrafi/
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vdes Leka Zogu I

U prehte ne paqe, e me vjen mire qe vitet e fundit te jetes se tij i kaloi ne Atdhe.
Ju paste lene jete e shtendet femijeve e gjithe pasardhesve te tij.
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

Rrahmet paste..
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

Piplla ktheni postimin tim

Kujt si perlqen mendimi im te pije uthull
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vdes Leka Zogu I

Ngushellime dhe u prehte ne paqe.
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

Paska vdek mreti.

U preft ne paqe.
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

Ngushellime familjes...dhe u preft ne paqe.
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

Ngushellimet e mia...
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

Nje ndryresire me pak ne traullin shqiptar
 
Titulli: Vdes Leka Zogu I

Sa mire qe vdiq aty ku lindi ! Fundi i nje mbreti qe nuk mbreteroi kurr ,
i nje historie te çuditshme , te veçant , te nje mbreti pa mbreteri , te nje mbreti te urryer , te perfolur ,
ndoshta pa te drejte . Shpresojme qe historia ti japi hakun , vendin qe i takon .
Pushoft ne paqe shpirti i tij ! Ngushellime familjes dhe admirusve te tij !
Personalisht ndjej paksa dhimbje se vdiq nje shqiptar .
 
Pe: Titulli: Vdes Leka Zogu I

Mbret ???
Cfare e ben mbret kete .
I ati i tij u vetshpall mbret nuk kishte lidhje gjaku me familjen mbreterore shqipetare ate te Kastrioteve keshtuqe per mua eshte nje lolo ky i ati dhe i biri qe kerkojne te behen mbreter ne nje vend qe si takon aspak.
 
Jam plotesishte dakort,.e vetmja gje qe e ben mbret kete ,,eshte ndoshta fakti qe na shiti tek Serbia me ane te nje marrveshje te fshehte per te marre karrigen,.,.ndaj dhe u arratis dhe braktisi Shqiperin..kur Serbia pretendoj kontraten e fshehte..
Dhe ne Shqiptaret vuajm nga keto simtoma tradhtie dhe cuditrishte i dekurojme persona te tille..cfare injorance zote i madhe..
 
Titulli: Vdes Leka Zogu I

Hostel , te rrim shtrember por te fasim drejt tani .
Eshte gje tjeter nese e njeh ti apo e njoh une familjen mbetrore shqiptare ,
por fakt eshte qe ajo eshte e njohur dhe ka vendin e vete tek elita aristokrate evropiane ,
dhe si rrjedhoje Leka ishte mbret i shqiptareve , pavarsisht se imagjinar .
Pse Kastriotet kush i pati zgjedhur mbret !!!
Gjergji nuk ka qene ndonjehere mbret , por thjesht princ lol.
 
Gjergji nuk ka qene mbret ?
Gjergji ate titull e ka te merituar dukeqene se vdiq dhe luftoj per Shqiperine ndrushe nga ky ndyresira qe ja mbathi.Ky ne listen e aristokrateve????
Ne enderra dhe po ne fakte jo Aristokratet europian kishin pasuri ne xhep ky ishte nje funderrime qe levizte vetem me 2 % te pasurise se vendit.Nuk ishte njeri i beses se per interesa personale la te fejuaren e tij shqipetare per te marre nje tjeter cdo me nga nje tradhetar i lindur qe ne fillim u rrit nga turqit dhe i kthehu krahet per tu futur tek Mbreteria Austro-Hungereze
 
Po dilni jashte temes me duket, nqs doni hapni nje teme mbi Leka apo Ahmet Zogun edhe flisni atje..
Kjo eshte per te thene nje: u prefte ne paqe vetem kaq :)
 
Pe: Titulli: Vdes Leka Zogu I

Po dilni jashte temes me duket, nqs doni hapni nje teme mbi Leka apo Ahmet Zogun edhe flisni atje..
Kjo eshte per te thene nje: u prefte ne paqe vetem kaq :)

Po flasim per mbretin dhe te atin e tij nuk jemi jashte teme pastaj.
Per nese nuk gjen rehat me mire do jet ;)
 
Pe: Vdes Leka Zogu I

-2 ...........
 
Back
Top