Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vdekjet në aksidente: Cilat shtete janë më të rrezikshmet?

128997-dc73-544a-8655-02f55b757f5f-4097588-696x392.jpg

Vendet e Evropës Lindore kanë numrin më të madh të viktimave të rrugëve për kokë brenda Bashkimit Evropian, thonë të dhënat nga Këshilli Evropian për Sigurinë në Transport, ETSC, megjithatë numri i përgjithshëm i vdekjeve në të gjithë bllokun del të jetë më shumë se i përgjysmuar gjatë dy dekadave të fundit – thuhet në një shkrim/hulumtim nga Euronews.

Sipas shifrave të agjencisë ETSC, pak më shumë se 25,000 njerëz humbën jetën në rrugët e BE vitin e kaluar. Krahasuar me 17 vite më parë, në vitin 2001, më shumë se 55,000 gjetën vdekjen në aksidente trafiku. Sipas Euronews, gjatë vitit 2001, vendet baltike, Lituania dhe Letonia, kishin një shkallë të lartë të rrezikshmërisë sa i përket kësaj dukurie, duke regjistruar 236, respektivisht, 202 vdekje për një milion banorë – shifra këto ndër më të lartat në bllokun evropian. Mirëpo, sot, 17 vjet më vonë, këto dy shtete kanë bërë përparimin më të mirë në bllokun e vendeve të BE në lidhje me uljen e vdekjeve si pasojë e aksidenteve në rrugë.

Përmirësimi i madh i Letonisë nuk mjaftoi që ta parandalojë këtë vend të jetë me rrugët më të rrezikshme në BE-së vitin e kaluar, me 77 vdekje për një milion banorë – statistikë e njëjtë kjo me atë në Hungari .Bullgaria me 87 vdekje për një milion banorë dhe Rumania me 96 vdekje për një milion banorë, si vendi me numrin më të madh të fataliteteve në rrugë në BE, janë ndër vendet më të rrezikshme brenda BE-së. Sidoqoftë, përkundër faktit që kanë rrugët më të rrezikshme, Rumania dhe Bullgaria e kanë ulur numrin e vdekjeve në rrugë me 23.8% dhe 39.6% respektivisht, përqindje kjo e mjaftueshme për tu renditur nën pragun e 100 vdekjeve për një milion banorë. Në fakt, gjatë dy viteve të kaluara, asnjë vend i BE nuk e ka arritur apo tejkaluar atë prag. Pesë prej vendeve anëtare të BE-së ishin përtej këtij pragu në 2010 përderisa 21 vende përtej këtij pragu ishin në vitin 2001.

Që nga viti 2001, Britania e Madhe ka arritur ta zvogëlojë përgjysmë numrin e viktimave me fatalitet duke e ndërruar vendin me Suedinë për t’u bërë vendi më i sigurt në BE. Vitin e kaluar, Britania e Madhe regjistroi 28 vdekje për milion banorë nëpër rrugët e saja (nga 61 vdekje sa kishte në vitin në 2011) ndërsa Suedia regjistroi 32 vdekje për një milion banorë (duke rezultuar me ulje nga numri 60).Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka, me 30 vdekje për një milion banorë, plotësojnë tre vendet e para. Malta, ishulli i vogël mesdhetar i BE-së, është i vetmi vend brenda bllokut me rritje prej 12.5% të fataliteteve gjatë periudhës 2001-2018. Vitin e kaluar, 18 njerëz kishin vdekur në rrugët e Maltës, mesatarisht me 38 vdekje për një milion banorë – vendi i pestë më i sigurt në bllokun e BE-së. Nga vendet evropiane që janë jashtë bllokut të BE-së, ku përfshihet edhe Kosova, numri i fataliteteve nëpër rrugë është dukshëm më i madh, madje duke e tejkaluar edhe pragun prej 100 vdekjeve për një milionë banorë, prag ky i cili përdoret si një matës i statistikave të këtij lloji brenda BE-së.

Në Kosovë, aksidentet në trafik janë shndërruar viteve të fundit në një problem serioz në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve, kurse qindra të tjerë kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda trupore. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) jep shifra shqetësuese lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet duke alarmuar dhe paralajmëruar njëkohësisht se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme, andaj apelon te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme. Ky Institut thekson mungesën e masave të ndërmarra në parandalimin e aksidenteve duke i renditur disa nga shkaqet e aksidenteve të shumta duke listuar faktorin njeri si një ndër shkaktarët kryesorë duke vazhduar më tej me shkaktarë tjerë të tillë si mosrespektimi rregullave në trafik, manipulimi në lidhje me sigurimin e teknik te mjeteve, tejkalimin e shpejtësisë, mospërshtatja e kushteve të rrugës, përdorimi i telefonave, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë dhe një varg faktorësh tjerë. Ky Institut ka dalë me një numër rekomandimesh të cilat do të duhej të aplikoheshin për të rralluar, në mos ndaluar tërësisht, rastet e aksidenteve më fatalitet.

Sipas IKSHP, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore nëpër rrugët e Kosovës kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 ndërsa në periudhën Janar-Korrik të vitit 2019, numri total i vdekjeve në rrugët e Kosovës ka arritur në 52. /kallxo.com/
 

Attachments

  • 128997-dc73-544a-8655-02f55b757f5f-4097588-696x392.jpg
    128997-dc73-544a-8655-02f55b757f5f-4097588-696x392.jpg
    82.7 KB · Shikime: 0
  • 128997-dc73-544a-8655-02f55b757f5f-4097588-696x392.jpg
    128997-dc73-544a-8655-02f55b757f5f-4097588-696x392.jpg
    82.7 KB · Shikime: 0
Mbaj mend nje greke qe me tregonte se ne Krete vozisin shume keq, ajo thoshte kur i shpetova Kretes nga aksidentet nuk i frikesohem Afrikes
 
per mendimimin tim rruget e austrise jan shume te rrezikshme per aksidente ne dimer
 
Po shikoja nje statistike per aksidentet ne Shqiperi.. e frikshme sa et vdekur, duhet te behet nga e para marrja e patentes nga njerezit se po marrin ne qafe jete njerezish.. Ketej makinat ketej shalqiret me hormone qe shet @Imp4cT do mbetet vetem ai me englleskat ne kete vend. :D :D
 
Shqiperia duhet te kryesoj!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back