Po e filloj pergjigjen time me nje ajet Kur'anor qe thote:
“Ne do t’ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fryteve. Dhe përgëzoji durimtarët. Të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi ata thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne te Ai kthehemi!” (Bekare: 155-156)
Jeta dhe vdekja per besimtarin musliman eshte vetem sprove nga ana e Zotit, per te pare me ne fund se kush eshte me vepermire. Dikush sprovohet me pak, e dikush me shume. Thene ndryshe, robi sprovohet ne baze te grades te imanit (besimit) qe ka ne Allahun Fuqiplote. Pa u zgjatur shume ne kete teme, po e them se me t'vertet, eshte e dhimbshme vdekja e femiut, por njeriu qe beson se ka bote tjeter, ne te cilen do t'jetoje pergjithmone dhe do t'shperblehet per besimin, durimin dhe punet e mira qe ka bere ne kete dunja, ai me ndihmen e Zotit, jo vetem që e ka me te lehte, por ai me miresinë e Allahut ka garantuar xhenetin. Ne lidhje me kete ceshtje, i Derguari yne, Muhammedi a.s. (Paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te), thote:
“Allahu i Madhëruar u thotë melekëve: A ja morët shpirtin e djalit të robit Tim besimtar? Ata thonë: Po. Thotë: A ja morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Thotë: Dhe, çfarë tha robi Im? Ata thonë: O Zot, ai të falënderoi dhe tha: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Allahu thotë: Ndërtoni robit Tim një shtëpi në xhenet dhe quajeni: Shtëpia e falënderimit.” (Tirmidhiu)
Apo 2 thenjet tjera:
“Nuk ka mysliman, të cilit i vdesin tre fëmijë që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, përveç se Allahu e ka shtirë në xhenet.”
“Kush varros (pra kujt i vdesin) tre fëmijë dhe duron e beson në shpërblim, ai e ka merituar xhenetin”. Ummu Ejmen i tha: Po, dy fëmijë? Ai (a.s) tha: “Edhe dy fëmijë”. Ajo, përsëri i tha: Po një? Ai (a.s) heshti, pastaj tha: “Edhe një”.
Ne te kaluaren, ka pasur njerez te tille, t'cilet duke degjuar keto hadithe (thenje) te Muhammedit a.s. qe tregojne miresine dhe shperblimin e durimtarit, kane deshiruar dhe jane lutur Allahut qe Ai t’i jape femije dhe pastaj t’i vdesin te vegjel dhe te hyje ne xhenet per hater te femijeve. Mgjth, ne jemi te ndaluar t’i lutemi Zotit qe Ai te na sprovoje, por nqfs Ai na sprovon, atehere duhet ta lusim Ate qe te na dhuroje durim dhe shperblim.
Do e permbylli me nje thenje tjeter qe thote:
“Nuk ka shpërblim tjetër robi Im besimtar, kur Unë ia marr frytin e tij të dynjasë (fëmijën), duke shpresuar në shpërblimi Tim, përveç xhenetin.” (Buhariu)
Per fund:
Kuptohet, kjo ka t'beje me durimin dhe pajtimin qe robi e tregon ne momentin qe ai/ajo vihet ne kete sprove nga ana e Allahut. Nqfs ben durim, sic ceket edhe ne thenje te Muhammedit a.s., dhe shpreson ne shperblimin e Allahut, do shperblehet me xhennet. Kjo, ngase besimi Islam i ka 6 kushte. Nder to eshte edhe te besojme se cdo e mire dhe cdo e keqe (sprove), qe vjen nga ana e Allahut, eshte e mireseardhur.
Besimtari musliman, eshte largpames, e kupton sproven dhe urtesine e sproves, ndaj edhe mundohet te behet durimtar, te pajtohet me caktimin e Zotit, t'veproje vepra te mira, te largohet nga veprat e ndaluara, dhe ne fund te shpresoje ne shperblimin e Allahut qe e cek ne hadithe, e ai eshte Xhenneti i perhershem.
Padyshim, as qe diskutohet se nuk jane te barabarta ato nena qe u vdesin femijet atyre, bejne durim por...ne anen tjeter veprojne vepra te ndaluara, mekate te medhaja. Te atillat, nuk bejne pjese ne kete grup. Ndersa ato t'cilat jane cmendur dhe pastaj kane devijuar totalisht nga rruga e drejte Islame, do japin pergjegjesi para Zotit ne Diten e Gjykimit, vetem per ato mekate te cilat i kane kryer deri ne ate moment sa kane pasur
Logjike. Ne momentin qe njeriu cmendet, nuk eshte mentalisht i shendoshe, per personat e tille lapsi nuk shkruan. Per kete, kemi argument thenjen e Muhammedit a.s. qe thote:
"Lapsi eshte ngritur per tre persona.
1. Per ate qe eshte ne gjume deri sa te zgjohet
2. Femija i vogel deri sa te mbush moshen e pjekurise.
3. Dhe njeriu i cmendur derisa te vi ne gjendje normale."
Pra, per keta 3 lloje te personave, nuk ka gjykim (s'ka denim).
Mendoj se tani eshte paksa me e kjarte kjo teme. Per cdo paqartesi, pyetni lirisht.
Ju pershendes