Republic Of Kosovo
Ado !
Nën masa të rrepta sigurie të martën kanë duke vazhduar punimet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.
Prani më e madhe e pjesëtarëve të KFOR-it dhe policëve vërehet në vendin ku të hënën kanë protestuar qytetarët serbë të veriut. Ndërkohë, EULEX-i ka dënuar ashpër veprimet e djeshme të dhunshme të serbëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.
“EULEX-i ishte aktiv në mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe në bashkërendim me KFOR-in për të ruajtur rendin publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës”, thuhet në një reagim publik të këtij misioni.
EULEX-i ka kërkuar nëpërmjet kësaj komunikate vetëpërmbajtje të të dyja komuniteteve. /ktv/