Vazhdon bastardimi i shqipes nga funksionarët shqiptarë në Maqedoni

Sweetie

Anëtar i Respektuar
34oyn8w.jpg

Gabimet nisin që në emërtimin e Qendrës, ku “të rriturve” është shkruar “të riturve”. “Oda e zejtarëve” është shkruar “Oda e zanaetçive”. Albanologu Salajdin Saliu thotë se nevojitet një mbrojtje institucionale që do të parashihte edhe dënime për të gjithë ata që e shkatërrojnë "kështjellën e sintaksës" nëpër institucionet që i paguajmë me taksat tona.

Gjuha shqipe është katandisur si mos më keq në Maqedoni dhe nuk ka asnjë institucion që merret me mbrojtjen e saj.

Përdorimi i shqipes në ueb faqet e ministrive dhe institucioneve shtetërore është në dorë të ministrave dhe udhëheqësve të atyre institucioneve. Bashkë me largimin e ministrit shqiptar, largohet edhe shqipja nga faqja e asaj ministrie. Megjithatë gjuha shqipe edhe aty ku përdoret, ajo bastardohet.

Nëse i hedh një sy variantit shqip në faqen e Qendrës për arsimimin e të rriturve do të shohësh se aty ka dhjetëra gabime. Gabimet nisin që në emërtimin e Qendrës, ku “të rriturve” është shkruar “të riturve”. “Oda e zejtarëve” është shkruar “Oda e zanaetçive”. Pjesa më e madhe e informacioneve të publikuara në shqip janë përkthyer me ndihmën e google translate.

Albanologu Salajdin Saliu thotë se nevojitet një mbrojtje institucionale që do të parashihte edhe dënime për të gjithë ata që e shkatërrojnë "kështjellën e sintaksës" nëpër institucionet që i paguajmë me taksat tona. “Bastardimi i gjuhës shqipe po merr përmasa shqetësuese, prandaj nevojitet një mbrojtje institucionale që do te parashihte edhe dënime për të gjithë ata që e shkatërrojnë ‘kështjellën e sintaksës’ nëpër institucionet që i paguajmë me taksat tona. Gjithashtu duhet bërë përzgjedhjen e duhur të lektorëve. Mjaft u gjetëm punë njerëzve. Le te nisemi me parimin e Lasgush Poradecit: punës t'ia gjejmë njeriun. Asnjë komb i qytetëruar nuk lejon tallje me vlerat fondamentale të identitetit të tij”, thotë Saliu për “Lajm”.

Gabimet ne ueb faqen e Qendrës për arsimimin e të rriturve I pranon edhe drejtoria e kësaj Qendre, Lindita Qazimi, por siç thotë ajo, e gjithë kjo ndodh në mungesë të përkthyesve dhe lektorëve.

“Ne jemi një institucion i ri që vazhdojmë të kompletohemi me kuadër. Kur erdha në krye të këtij institucioni, variant shqip dhe anglisht i ueb faqes nuk figuronte. Edhe në variantin maqedonisht kishte shumë pak të dhëna”, thotë Qazimi për “Lajm”. Ajo sqaron se në institucionin e saj nuk ka të punësuar përkthyes, ndaj dhe ka gabime. “Momentalisht në këtë institucion punojnë 15 persona (8 shqiptarë dhe 7 maqedonas), gjashtë prej të cilëve u punësuan para pak kohësh. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk është përkthyes”, sqaron Qazimi, duke shtuar se në të ardhmen do të përpiqen që të punësojnë edhe përkthyes ose lektorë me qëllim që të mënjanohen këto gabime.

Rasti me bastardimin e shqipes në ueb faqen e Qendrës për arsimimin e të rriturve, është vetëm njëri ndër rastet e panumërta ku shqipja nuk shkruhet drejtë dhe pa gabime.

/lajmpress.com
 
Titulli: Vazhdon bastardimi i shqipes nga funksionarët shqiptarë në Maqedoni

Ndegjoni cfare ju thote plakushi.

Kjo eshte problematike shume e madhe dhe por dhe faj shume i madh i joni. Pse????

Ne, duke pasur armiq, kurre nuk ja kemi mesuar gjuhen si duhet edhe pse nese deshiron ta mundesh armikun duhet te ja dish gjuhen.

Pra ne kemi probleme me objektiven tone se ku duam te shkojme. Ne serbet dhe maqedonasit i kemi fqinje dhe do ti kemi tere jeten e deri sa edhe sot ne Beograd e Shkup ke Institutin Albanalogjik ne nuk kemi bere asgje ne kete drejtim. Pra ata nuk se i kan ngritur per neve ato nstitute por i kan ngrtur per nevojat e veta sepse na kane fqinje dhe duan te na kuptojne.

Ne kemi patur dhe kemi edhe sot dhe do te kemi keso probleme edhe ne te ardhmen per derisa Minsitria e Arsmit nuk ndermerr dicka ne kete drejtim. Perfundimisht nese duam ti njofim mire fqinjet tane duhet, duhet te zgjedhim njerez qe duhet ta mesojne dhe gjuhen e tyre per nevojat tona.

Ne Kosove ligjet publikohen ne kater gjuhe: Anglisht, shqip, serbisht dhe turqisht. Per njohesit e mire te gjuheve asnjeri ligj nuk ka te njejten domethenje edhe pse eshte i njejti. :ohh
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top