Vazhdojnë të përleshen studentët dhe policia

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 12:30 / 6.02.2014

student-euml-t-vazhdojn-euml-protest-euml-n-para-rektoratit_2_2_2_hd.jpg


Qindra studentë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur para rektoratit për të kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi.


2:40 pm

Gazetari i Telegrafit raporton se disa protestues kanë nxjerrë jashtë oborrit të Rektoratit disa policë.

2:37 pm

Policia sërish ka filluar përdorimin e sprejit për t’i shpërndarë studentët, ndërkohë që nga përdorimi i mëhershëm i sprejit janë raportuar edhe të lënduar.

1:26 pm

Studentët janë kthyer në oborrin e Rektoratit, ndërkohë që Policisë po i drejtohen me fjalinë “Do ta merrni përgjegjësinë historike për këtë ditë”.

1:23 pm

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po largon studentët nga oborri i Rektoratit, ndërkohë që studentët kanë filluar të gjuajnë me gjësende në drejtim të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

1:20 pm

Ka filluar edhe ndërhyrja e Njësisë Speciale, ndërkohë që deri tani është arrestuar një studentë.

1:13 pm

Mësohet se Policia ka filluar përdorimin e ‘sprejit’ dhe gaz lotsjellësit , ndërkohë që studentë kanë filluar të brohorisin “marre, marre”. Ndihma e shpejtë ka arritur dhe po merret me pjesëtarin e sigurimit të UP-së.

1:03 pm

Studentët dhe Policia kanë filluar të përleshen, derisa studentët po tentojnë të futen në ambientet e Rektoratit. Studentët po kërkojnë nga Policia që të largohen nga dyert e Rektoratit. Telegrafi mëson se një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit është lënduar.

12:48 pm

Popovci tha se nëse formohet komisione për verifikimin e thirrjeve akademike atëherë do të dalin shumë profesorë të cilët kanë marrë thirrje akademike të dyshimta.

12:46 pm

Hatixhe Latifi-Popovci, profesoreshë në UP ka thënë se UP që nga paslufta ka qenë e udhëhequr nga njerëz që kanë prodhuar skandale.

Ajo tha se ndodhet në protestë për ta ndaluar diskreditimin e UP-së.



Gazetari i Telegrafit njofton se në mesin e protestuesve është edhe Veton Surroi, Flaka Surroi, Halil Matoshi, Igballe Rugova, Imer Mushkolaj, Ilir Deda, Lumir Abdixhiku, Blerta Syla.

Ndër brohoritje e studentëve janë “Autonomi, jo Këshill Drejtues”.

Kërkesë e studentëve është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues.

Ndryshe, edhe Kuvendi i Kosovës po diskuton lidhur me gjendjen e UP-së.

Fotografia: Telegrafi/Arkiv
 
Titulli: Vazhdojnë të përleshen studentët dhe policia

Per nje shoqeri te shendoshe e demokratike protestat jane te ligjshme. Kosoves nuk i nevojiten keto skena dhe gjithashtu jam kunder politizimit te institucioneve.
 
Titulli: Vazhdojnë të përleshen studentët dhe policia

Protestat e studentëve të UP-së dhe fotografia që përshkoi botën
Publikuar: 0:52 / 7.02.2014

protestat-e-student-euml-ve-t-euml-up-s-euml-dhe-fotoja-q-euml-p-euml-rshkoi-bot-euml-n_hd.jpg


Protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për largimin e rektorit Ibrahim Gashi, ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Versioni online i gazetës El Pais në Spanjë, ka pasqyruar protestën, në fotografitë e ditës ku shfaqen ngjarje të ndryshme në mbarë botën.

“Disa studentë hedhin qumësht në sytë e një mikeje të tyre, pas përleshjeve me policinë e cila hodhi gaz lotsjellës gjatë një demonstrate në Prishtinë, Kosovë”, thuhet poshtë fotografisë së Visar Kryeziut të AP.

Kjo foto është publikuar po ashtu edhe në versionet tjera online të mediave kryesore të botës, si New York Times.

Studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të përkrahur edhe nga shoqëria civile, prej një jave po vazhdojnë protestat, pas dyshimeve për publikime shkencore të stafit akademik të UP-së në revista të rreme shkencore.

Në mesin e tyre është edhe rektori Ibrahim Gashi, i cili dyshohet se ka publikuar tri punime në revista fiktive në Indi. /Telegrafi/
 
Titulli: Vazhdojnë të përleshen studentët dhe policia

KJo eshte kulmi i injorences,protesta prap do vazhdojn heret e von do hiqen keta mashtrus
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vazhdojnë të përleshen studentët dhe policia

Rektor heq dorë , se na bane horë

Studentet e bashkuar , kanë për të fituar .
 
Titulli: Vazhdojnë të përleshen studentët dhe policia

Nuk kuptoj se cdo policia aty. Nese studentet duan te protestojne ndaj rektorit, le te protestojne, eshte nje ceshtje e brendeshme e nje shkolle, c'pune ka policia aty. Policia nderhyn kur merr njoftim se po thyhen e shkatrohen ambjentet e shkolles.

...e cuditshme si nuk ka asnje mbeshtetje nga studentet dhe shoqeria civile e Shqiperise!


hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top