Vatra, 100 vjet pas krijimit në Boston

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0313190602916_m.jpg


Një grup veprimtarësh nga Bostoni po përpiqen të vendosin një pllakë përkujtimore në vendin ku u themelua Vatra, organizata panshqiptare e Amerikës, e cila këtë vit mbush 100 vjet.
Në këtë vit jubilar, veprimtarët e Vatrës kujtojnë rrugën e saj të gjatë dhe reflektojnë për rolin që ata mendojnë se kjo organizatë mund të luajë në të ardhmen.

Në vitin 1912, në rrugën Tremont të Bostonit, në ndërtesën me numër 227, ka qenë një kishë, në sallën e së cilës disa shoqata emigrantësh shqiptarë u bashkuan në një federatë, duke themeluar Vatrën, organizatën më të madhe të shqiptarëve të Amerikës.

Van Kristo, aktivist i komunitetit, tregon se zonës i janë shtuar ndërtesa të reja dhe shumë pak ka mbetur nga pamja e dikurshme e rrugës. Kristo, i cili ka patur një biznes reklamash dhe tani shkruan për blogun me emrin Frosina, thotë se Fan Noli, Faik Konica dhe patriotët e tjerë meritojnë respektin e vazhdueshëm të të gjithë shqiptarëve në SHBA si dhe kudo tjetër në botë, për atë që bënë në Amerikë sidomos në Boston.

Sot, Bostoni nuk është më qendra e Vatrës. Disa dekada më parë, zyrat e organizatës u zhvendosën në New York, me arsyen se atje jeton një numër i madh i shqiptarëve të Amerikës. Por aktivistët e Bostonit duan ta përkujtojnë historinë e lindjes së Vatrës me një pllakë përkujtimore që duan të vendosin aty ku u krijua Federata Panshqiptare. /voa/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top