Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vatikani, Omani, Mozambiku... shqyrtojnë njohjen e Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në New York, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka zhvilluar një varg takimesh me ministra të jashtëm dhe ambasadorët të disa vendeve, nga të cilët ka kërkuar njohje për Kosovën - ndërsa ka marrë garanci nga bashkëbiseduesit e tij se vendet e tyre po e shqyrtojnë me seriozitet njohjen e Kosovës.

Vatikani vijon të ndjekë nga afër zhvillimet në Kosovë

Ministri Hyseni është takuar me Ipeshkvin, Celestino Migllore, nunc apostolik, përfaqësues i përhershëm i Vatikanit në OKB, me të cilin ka biseduar gjatë për të gjitha zhvillimet në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Shefi i diplomacisë kosovare ka kërkuar nga nunci apostiolik që Selia e Shenjtë të shqyrtojë në kohë sa më të shkurtër njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, "ky do të ishte një veprim tepër i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, meqë Vatikani është selia që bashkon njerëzit".

Nga ana tjetër, nunci apostolik - siç bën të ditur Zyra për informim e MPJ-së - e ka siguruar ministrin Hyseni se Vatikani do ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh këtë çështje.

Mirëkuptim nga Mozambiku, Mikronezia, Timori Lindor...

Edhe gjatë takimeve të veçanta që ka zhvilluar me ambasadorët e Mozambikut, Mikronezisë, Timorit Lindor, Omanit dhe Jemenit në OKB, shefi i diplomacisë kosovare ka kërkuar njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Ambasadori Mozambikut në OKB, Filipe Chidumo.Chidumo ka theksuar se qeveria Mozambikut ka ndjekur çështjen e Kosovës me shumë kujdes dhe se “qeveria dhe populli i tij mirëkupton vullnetin e përhershëm të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”. Chidumo ka njohur ministrin Hyseni se qeveria e Mozambikut po e shqyrton çështjen e njohjes së Kosovës dhe se në kohë optimale do të japë “lajmin e mirë për Kosovën”.

Edhe ambasadori i Mikronezisë në OKB, Jeem Lippwe ka theksuar se vendi i tij ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë, dhe se qeveria e këtij vendi e ka të njohur pozicionin e Kosovës dhe se shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës.

Një përkrahje të ngjashme ministri Hyseni ka marrë edhe nga ambasadori i Timorit Lindor, Nelson Santos, i cili ka thënë se populli dhe qeveria e vendit të tij e kuptojnë thellë pozicionin e Kosovës dhe se “shumë shpejt do të shqyrtohet mundësia e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”.

Ndërkaq, gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Yusuf bin Alawi din Abdullah, minstri Hyseni ka marrë garanci se qeveria e Sulltanatit të Omanit përkrah vullnetin e Kosovës për pavarësi. “Qeveria e Sulltanatit të Omanit nuk praktikon të bëjë deklarata njohjeje, por bën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ne shumë shumë shpejt do të vendosim marrëdhëniet diplomatike me Kosovën”, ka thënë me ketë rast Yusuf bin Alawi bin Abdullah.

Gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ministri Hyseni është takuar edhe me Abdul-Kareem Al-Eryani, ish-kryeministër i Jemenit, aktualisht këshilltar i presidentit, si dhe përfaqësuesin e përhershëm të këtij vendi në OKB, ambasadorin Abdul Alsaidi.

Edhe në këtë takim ministri Hyseni ka marrë garanci se Jemeni së shpejti do të shqyrtojë njohjen e Kosovës, meqë për Jemenin, siç është shprehur ambasadori Alsaidi, “njohja e një vendi si Kosova nuk paraqet asnjë problem politik”. Ai ka siguruar ministrin Hyseni se do t’i sugjerojë presidentit të vendit të vet që këtë ta bëjë sa më parë që të jetë e mundur.

Hyseni është takuar edhe me sekretarin e Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanoglu, si dhe me përfaqësuesin e përhershëm të kësaj organizate në OKB, Abdul Wahab. Ihsanoglu ka premtuar se do të vijojë aktivitetin në ndihmë Kosovës dhe se shpejt do të ketë edhe njohje të tjera nga vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Hyseni kërkon njohje edhe nga vendet e CARICOM-it

Ministri Hyseni po ashtu është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Bashkësisë së Shteteve të Karaibeve, Noel Sinclair, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, me theks të veçantë për procesin e njohjes.

Ai ka kërkuar nga ambasadori Siclair që të përcjellë te vendet e CARICOM-it dëshirën e madhe të qeverisë dhe të popullit që Kosova të njihet nga vendet e kësaj organizate.

Ambasadori Sinclair ndërkaq, ka premtuar se do ta paraqesë para organizatës që përfaqëson kërkesën e ministrit Hyseni dhe se do të angazhohet për sensibilizimin e mëtejmë të kësaj organizate në raport me Kosovën.

Ndërkaq, gjatë takimeve që ka zhvilluar me ministrin e punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, dhe ambasadoren e Republikës së Naurusë, Marlene Moses, ministri Hyseni iu ka shprehur falënderime për njohjen e Kosovës nga vendet e tyre. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back