Vatikani: Muslimanët e kanë rikthyer konceptin e Zotit në Europë

Kresha

A pretty face can never trick me
Tauran i ka falenderuar muslimanët për faktin që e kanë kthyer konceptin e Zotit në sferën publike në Europë...



Kardinali i Vatikanit Jean-Louis Tauran i ka falenderuar muslimanët për faktin që e kanë kthyer konceptin e Zotit në sferën publike në Europë, dhe shtoi se besimtarët e religjioneve të ndryshme nuk kanë zgjidhje tjetër pos në inicimin e dialogut ndërfetar.


Në Europë shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjëherë më parë


Tauran, kryesuesi i sekretariatit për marrëdhënie ndërfetare të kishës katolike, ka thënë se në kohët e fundit në Europë shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjëherë më parë në periudhën moderne.

- Kjo ndodhë duke iu falenderuar muslimanëve. Muslimanët, të cilët janë një minoritet i rëndësishëm në Europë, kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar vend për Zotin në shoqëri – ka thënë Tauran në fjalimin e tij, të cilin e ka transmetuar gazeta ditore zyrtare e Vatikanit L'Osservatore Romano të premtën.
Zyrtarët e Vatikanit për një kohë të gjatë janë duke e gjykuar sekularizmin në Europë, ku në dekadat e fundit vizitat e qytetarëve në kishë kanë rënë dukshëm, kështu që ata janë duke bërë përpjekje për kthim në rrënjët e krishtera.


Asnjë shoqëri nuk ka një religjion


Tauran pastaj tha se asnjë shoqëri nuk përbëhet vetëm prej një religjioni .
- Jemi duke jetuar në shoqëri multikulturale dhe multireligjioze, kjo është e dukshme. Nuk ka civilizim që përbëhet vetëm prej një religjioni – ka thënë Tauran në fjalimin e tij në tubimin e teologëve në Napoli.
Ai poashtu është angazhuar për dialog ndërfetar, të cilin e ka definuar si hulumtim për kuptueshmëri ndërmjet dy subjekteve, përmes ndihmës së arsyes, në aspektin e interpretimit të përbashkët të marrëveshjeve dhe të mosvarrëveshjve të dyanshme.

Si po duket, Tauran me këtë ka qartësuar deklaratën e papa Benediktit XVI i cili të dielën ka thënë se dialogu ndërfetar nuk është i mundshëm në kuptimin e ngushtë të fjalës. Zyrtarët kishtarë kanë thënë se kuptimi i fjalëpërfjalshëm i dialogut do të thoshte që njëra palë në fund të dialogut ta bindë palën tjetër se qëndrimet e saj janë të gabueshme.
Pjesëmarrësit në dialog nuk duhet të distancohen nga bindjet e tyre religjioze, ka thënë Tauran, por duhet të jenë të hapur për pranimin e aspekteve pozitive të fesë tjetër.
 
Titulli: Vatikani: Muslimanët e kanë rikthyer konceptin e Zotit në Europë

Keta i shikojne me zili xhamite qe mbushen plot.Ah sikur ..dhe kishat tona.
Gezohen qe myslymanet me bemat e tyre ka ritur dendurine e perdorimit te fjaleve fe,zot.
Keta jane idiotet moderne te veshur me rasen e teologeve me shkolle.
Kane nostalgji per njehere e nji kohe kur perhapnin injorancen,nenshtrimin dhe mbanin ne fuqi pakicat despotike qe hanin me luge te florinjta dhe fryheshin e shgryheshin mes njemije e nji teprimeve qe nga ushqimi e deri te imoraliteti.Kuptohet,ku te dyja palet nuk punonin as edhe nji dite pune gjate vitit.
Ajo e kohe e dark ejxh nuk vjen me.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top