Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vatikani i jep fund misterit të profecisë së tretë të Fatimas

Sekreti u zbulua kur Papa John Paul II po bekonte fëmijët të cilët kishin patur vizione nga Shën Maria

Në një zbulim dramatik, Vatikani deklaron para pak ditësh se, i ashtuquajturi sekreti i tretë i Fatimas profetizon tentativën e vrasjes së Papës John Paul II në vitin 1981. Kisha Katolike Romane e zbuloi profecinë gjatë një ceremonie në Fatima, Portugali, në të cilën Papa John Paul II bekoi dy fëmijë, të cilët thanë se Shën Maria u kishte folur disa herë në Fatima në vitin 1917. Ceremonia koinçidoi me 19-vjetorin e tentativës së vrasjes së John Paul dhe me 83-vjetorin e ditës në të cilën mendohet se Shën Maria u është shfaqur për herë të parë fëmijëve. Pas disa vitesh spekullime, duke përfshirë edhe frikën se mos vizioni i tretë paralajmëronte apokalipsin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Angelo Sodano, ka thënë se "pjesa e tretë e sekretit të Fatimas" flet për një "peshkop të veshur me të bardha", i cili "bie në tokë, i vdekur, pas një goditjeje me armë zjarri".

Vatikani mendon se profecia i referohet tentativës së vrasjes së John Paul, i cili është qëlluar më 13 Maj 1981 në Sheshin e "Shën Piterit" në Romë. Papa mendon se, Shën Maria i ka shpëtuar jetën kur ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga Mehmet Ali Agca. Disa katolikë u besojnë dy profecive të tjera, mjaft të njohura në Kishën Katolike, vizionet e ferrit të interpretuara nga Lufta e Dytë Botërore dhe rënia e komunizmit sovjetik. Mbi gjysëm milion pelegrinë qenë prezent në bekimin masiv në Fatima, rreth 87 milje (140 km) në veri të Lisbonës. Ceremonia shënon hapin e fundit në proçesin e arritjes së shenjtërimit.

Barinj në arë

Jacinta dhe Francisco Marto bashkë me kushërirën e tyre, Lucia dos Santos, thonë se Shën Maria iu fshaq gjatë kohës që ata po kullosnin dhentë në Fatima. Sipas fëmijëve, ajo u dha 3 vizione. Për dekada me radhë, vizioni i tretë është mbajtur sekret, dihej vetëm nga Papa dhe nga disa njerëz të besuar.

Titullarët e Vatikanit


Spekullimet rreth vizionit kanë elektrizuar pjesëtarët e kishës, të cilët frikësoheshin se mos ai dëshmonte fundin e botës. Sekreti i Fatimas ka frymëzuar qindra libra dhe madje nxitën një rrëmbim avioni në vitin 1981 nga një burrë, i cili donte që Vatikani të zbulonte sekretin.

Që nga viti 1930, kur Kisha deklaroi se vizioni ishte mjaft i besueshëm, u përhap me shpejtësi të madhe fama e Fatimas. Vendi me rreth 8000 banorë, tërheq çdo vit gati 5 milion pelegrinë, duke e vënë atë në barazi me faltoren e Lourdes, në jug të Francës. Jacinto dhe Francisco vdiqën nga pneumonia, dy vjet pasi thanë se kishin parë Madonën. Kushërira e tyre, Lucia, u bë murgeshë. Tashmë është 93 vjeç dhe në gjendje të brishtë shëndetësore, është mbyllur në një manastir portugez Carmelite që në vitin 1929. Lucia mori pjesë në ceremoninë e së shtunës, e ulur afër varreve të kushërinjve të saj në bazilikanën neo-Baroke të Fatimas. Motra është e përjashtuar nga bekimi, pasi është një status i rezervuar vetëm për të vdekurit.

Horroret e shek. XX

Në një ceremoni, e cila zgjati dy orë e gjysëm, John Paul u tha pelegrinëve se shoqëria moderne duhet t'u rikthehet vlerave tradicionale, nëse dëshiron t'i shpëtojë vetshkatërrimit. "Mesazhi i Fatimas është një thirrje për shndërrim, duke apeluar njerëzimin në mënyrë që mos të bëhet pre e grackës së djallit" tha ai, duke shtuar se lufta midis së keqes dhe së mirës vazhdon ende sot e kësaj ditë. Horroret e shekullit të kaluar, duke përfshirë luftërat, spastrimin etnik, drogën dhe abortet, kanë prodhuar mjaft viktima të djallit, tha ai. "Njerëzit nuk do të mund të arrijnë kurrë lumturinë, duke e lënë Zotin mënjanë. Do të arrijnë vetëm të shkatërrojnë veten e tyre", tha Papa, i ndriçuar nga një veshje e bardhë dhe e artë. Papa, i cili mbushi 80 vjeç, dukej i lodhur kur mbërriti në Portugali. Turma në Fatima dukej sikur i jepte atij energji. Ky ishte udhëtimi i tretë i John Paulit në Fatima.


Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back